Shtesë » Lajme
Xhemal Ahmeti: Fuqia e Erdoganit
E premte, 08.05.2020, 09:18 AM
FUQIA
E ERDOGANIT
Nga
Xhemal Ahmeti
Në
vitin 2018 gazetat perëndimore ia zbuluan një letër Erdoganit [iu botuan
faksimilet], me të cilën iu drejtohej agjenturave të tij në perëndim, ku tregon
se ka për synimin islamizimin-neosmanik të botës perëndimore, gjithandej ku
jetojnë myslimanë. E njejta letër dhe i njejti projekt qëndron qëmoti në
Kosovë, Shqipëri dhe viset tjera ku jetojnë shqiptarët myslimanë. Vendet
perëndimore filluan masat kundër politikës së tij agresive fashiste, duke ia
shkatrruar strukturat politike që manipulonin me fetare për t'i vënë kundër
Europës dhe identiteteve të veçanta kulturore [kryesisht të vendosura nëpër
xhami], ndërkaq në kulturosferën shqiptare ndodhi e kundërta: iua dorëzuan
shkollat, kultet, ekonomia dhe gjithçka tjetër. Dje u shpërnda një artikull i
balkaninsight një me të cilin distributorët ankohen se agjentët teopatë
neoosmanë infiltruakan edhe gratë në këtë propagandë. Kjo është qesharake, por
edhe dramatike, në rrethana kur Erdogan i ka në dorë edhe qeveritë dhe çdo institucion
"shqiptar" në rajon. Ndryshe nuk do kishin frikë kryeministrat ta
urojnë ditëlindjen e Skënderbeut.
Linku: Balkaninsight: