E shtune, 02.11.2024, 02:14 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Jahja Drançolli: Dita në mbështetje të punëtorëve

E premte, 01.05.2020, 12:35 PM


Jahja Drançolli:

Si sot, në vitin 1889 një federatë ndërkombëtare e grupeve socialiste dhe sindikatave ka përcaktuar 1 Majin si një ditë në mbështetje të punëtorëve, në përkujtim të ngjarjes Haymarket Riot në Chicago (1886). Në SHBA dhe Kanada është e njohur se Dita e Punës dhe shënohet të hënën e parë të shtatorit!

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, një ditë solidariteti për punëtorët dhe përgjithësisht njerëzit që punojnë në të gjithë botën. Festimi i 1 majit është i lidhur historikisht me lëvizjen e grevës që u zhvillua në SHBA në vitet 1890-ta dhe grevën e madhe në Chicago më 3-4 maj 1886, duke përfshirë 35,000- 40,000 njerëz. Në mitingun, në të cilin drejtuesit e punëtorëve theksuan kërkesat e simbolizuara në tre tetëshe (tetë orë punë, tetë pushim dhe tetë ngritje kulturore), pati një sulm të armatosur ndaj grevistëve, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagos rreth pesëdhjetë, ndërsa një numër i madh i protestuesve u arrestuan. Është me rëndësi të madhe pasi protestuesit luftuan për mirëqenien e tërë komunitetit të tyre të klasës punëtore dhe për paqen universale. Punëtorët kanë festuar punën e tyre të vështirë ndër vite. Ishte shumë e nevojshme sepse një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve ishin të punësuar për 10 deri në 14 orë në ditë dhe gjithashtu, në kushte të pasigurta të punës. Për nder të sakrificave në Chicago, që nga viti 1889, kjo ditë festohet si Dita Ndërkombëtare e Punës e njohur edhe si MayDay (Dita e Majit).

Në Europë 1 Maji është shoqërua historikisht me festat pagane rurale, por kuptimi origjinal i ditës u zëvendësua gradualisht nga shoqata moderne me lëvizjen e punës. Në Bashkimin Sovjetik, sidomos në kohën e Stalinit, përqafuan festën e re, duke besuar se do të inkurajonte punëtorët në Europë dhe SHBA të bashkohen kundër kapitalizmit. Dita u bë një festë e rëndësishme në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e bllokut Lindor, me parada të profilit të lartë, duke përfshirë edhe një në Sheshin e Kuq të Moskës të kryesuar nga qeveritarë të lartë dhe funksionarë të Partisë Komuniste, duke festuar punëtorin dhe duke treguar fuqinë ushtarake Sovjetike. Në Gjermani, ndërkaq Dita e Punës u bë një festë zyrtare në vitin 1933 pas ngritjes së Partisë Naziste në krye me Hitlerin, i cili për ironi, hoqi sindikatat e lira një ditë pasi që kishte vendosur festën!

Ilustrimi: May Day march in New York City (May 1, 1909). Library of Congress, Washington, D.C. (digital. id. ggbain 03321).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora