Shtesë » Lajme
Unioni i Gazetarëve: Masat penalizuese ndaj Ora News janë akte të pastra lufte ndaj medias
E premte, 15.05.2020, 04:43 PM
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Masat penalizuese ndaj
televizionit Ora News janë akte të pastra lufte ndaj medias dhe gazetarëve
kritikë
Tiran? më 15.05.2020
Një
inspektoriat shtetëror ISHSH dhe enti rregullues Autoriteti i Mediave
Audiovizive ( AMA ) kanë penalizuar sot Ora News dhe tre gazetarë - moderatorë
të emisioneve të tyre respektive - me masa ndëshkuese financiare dhe me akt
ndërprerjeje veprimtarie. Kjo është masa më e rëndë e dhënë ndaj një subjekti
mediatik në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë, nën pretendimin e shkeljeve
të konstatuara të kerkesave ligjore të subjektit të inspektimit, në mbështetje
të Aktit Normativ nr.3, neni 3, pika 13. Të konstatuara si kundërvajtje
administrative këto shkelje janë bashkëshoqëruar me masat e mbylljes së
aktivitetit dhe gjobave administrative 1,000,000 lekë (bashkëngjitur me
deklaratën tonë paraqesim faksimilet e dokumentave të penaliteteve të dhëna).
Ky
është nje akt i paprecedentë dhe i pandashëm nga konteksti i masave dhe
vullnetit që qeveria e kryeministrit Rama dëshmon prej kohësh me nismat ligjore
dhe paketën e ashtu-quajtur Antishpifje për të kufizuar dhe vendosur në
shpërgënj shprehjen e lirë dhe raportimin e pavarur në mediat e vendit. Një
masë e tillë ndaj një televizioni me profil informues dhe opinion-bërës mbart
vlerën e një akti lufte jo vetëm ndaj një subjekti meditik, por edhe ndaj
gazetarëve kritikë. Në të njëjtën kohë, krijon premisën e plotë për një
antagonizëm për qëllime politike mes gazetarëve, funksionit të medias dhe
pushtetit qeverisës në vend. Ky akt është investimi negativ i qeverisë dhe
institucioneve të komanduara të saj me emërtim publik për ta zbritur Shqipërinë,
në të ardhmen e afërt, edhe më poshtë në indeksin e pritshëm të lirisë së
medias.
Kosto
të tilla janë të refuzueshme për imazhin e një vendi që synon të bëhet vendi
anëtar i Bashkimit Europan. Ato janë arsye pse gazetarët në këtë vend duhet të
shumëfishojnë përgjegjësitë dhe solidaritetin e tyre profesional dhe të
vazhdojnë me pasqyrimin e drejtë dhe kërkesat për transparencë kundrejt palëve
demagoge politike të këtij vendi.
Zyra
e Shtypit
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë