Shtesë » Lajme
Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit
E diele, 14.06.2020, 02:38 PM
Dita e sotme, 14 qershori është një ditë e veçantë për SHBA. Në këtë ditë të vitit 1775 është formuar Ushtria Amerikane, ndërsa në vitin 1777 shënohet Dita e Flamurit Amerikan!
Nga
Jahja Drançolli
Gjatë
Revolucionit Amerikan, Kongresi Kontinental më 14 qershor miratoi rezolutën
sipas të cilës “Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të jetë trembëdhjetë vija
alternative kuq e bardhë” dhe se “Bashkimi të jetë trembëdhjetë yje të bardha
në një fushë të kaltërt, duke përfaqësuar një Konstelacion të ri.” Flamuri
kombëtar, i cili u bë i njohur si “Stars and Stripes” (“Yjet dhe Vijat,”),
është mbështetur në flamurin “Bashkimi i Madh”, një flamur i mbajtur nga
Ushtria Kontinentale në vitin 1776 që gjithashtu përbëhej nga 13 shirita të kuq
e të bardhë. Nisma e simboleve në fjalë ishte bërë me kërkesën e gjeneralit
George Washington.
Në
këtë kontekst, me hyrjen e shteteve të reja në kuadrin e Shteteve të Bashkuara
pas pavarësisë, u shtuan yje të reja për të përfaqësuar inkuadrime të reja në
Union. Këtej, në vitin 1818, Kongresi miratoi një ligj që përcaktonte që 13
shiritat origjinal të rivendoseshin dhe që vetëm yjet të shtohen për të
përfaqësuar shtete të reja. Dhe, më 14 qershor 1877 u mbajt respektimi i parë i
Ditës së Flamurit në 100 vjetorin e miratimit të Yjeve dhe Vijave. Siç
udhëzohet nga Kongresi, flamuri i ShBA valonte në të gjitha ndërtesat publike
në gjithë vendin deri në vitin 1949 kur Kongresi caktoi zyrtarisht 14 Qershorin
si Ditën e Flamurit.