Shtesë » Lajme
Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi
E premte, 26.06.2020, 12:40 PM
Rikthehet koronavirusi në Malësi
Nga
Gjekë Gjonaj
Komuna
e Tuzit prej sot është rikthyer në
hartën e Covid-19 pas diç më shumë
se dy muaj pa asnjë rast. Aktualisht në
këtë komunë, e cila në fillmet e shfaqjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse në
Mal të Zi, , qëndroi në izolim të plotë gati një muaj, është vetëm një person aiktiv i infektuar me koronavirus. Këtë lajm të padëshirueshëm e kumtoi
sot Instituti për Shëndetin
Publik në Mal të Zi. Bazuar në të dhënat e fundit të
këtij isntitucioni shëndetësor
nga mëngjesi i sotëm 22
persona janë dagnostifikuar pozitiv me
virusin korona, duke e çuar në 87
numrin e përgjithshëm të të
infektuarëve. Por, ajo që shikohet si shqetësuese është fakti se sërish njerëzit në Mal të Zi tregohen neglizhues deri edhe
injorues ndaj masave të ani-Covid, pavarësisht apeleve të përditshme nga
autoritetet shëndetësore.
Harta
e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe Podgoricë dhe zgjerohet në
Rozhajë, Bijello Polë, Budvë, Tvar, Beranë, Ulqin, Cetinë, Plevlë, Kotorr dhe Danilovgrad.
Shpërndarja gjeografike
e rasteve pozitive, është si vijon:
-Rozhajë
35 raste
-Podgoricë:
19 raste
-Bijello
Polë: 10 raste
-Budvë:
5 raste
-Tivar:
4 raste
-Beranë:
4 raste
-Ulqin:
3 raste
-Cetinë:
2 raste
-Plevlë:
2 raste
-Tuz:1
rast
-Kotorr:
1 rast dhe
-Danilovgrad:
1 rast
Për
të gjitha rastet e zbuluara po kryhet
hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për
gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të
transmetimit.