Shtesë » Lajme
Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington
E diele, 06.09.2020, 10:13 AM
Ramush Haradinaj:
Qytetarë
të dashur,
Kosova
hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e
Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë
dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe,
prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Tani
pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe
seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet
e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për
liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lutjet
tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e
Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.
Vetëm
të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t'ia dalim.
I
juaji, Ramush Haradinaj