Shtesë » Lajme
Përurohet në Tiranë portali informativ ''Arumun.Com''
E enjte, 03.12.2020, 07:33 PM
DEKLARATË PËR SHTYP ME RASTIN E PËRURIMIT TË PORTALIT INFORMUES ARUMUN.COM
Tiranë 01.12.2020
Përurohet në Tiranë
portali informativ ”ARUMUN.COM”
Ditën e martë,
më 1.12.2020 në mjediset e „Qendrës Rinore” të Tiranës në prani të drejtuesit të
të Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë SH. T. Ambasador Mircea
Perpelea, kryetarit të Ligës së Arumunëve të Shqipërisë z. Ilia Gjoka, ish
studentëve në institucionet arsimore të Rumanisë dhe miqve është përuruar
portali informativ „ARUMUN.COM”.
Në takimin e
mbajtur këtë 1 dhjetor datë që përkon dhe me Festën Kombëtare të Rumanisë u përcollën
edhe urimet për këtë datë të shënuar për shtetin rumun.
Në fillimi të fjalës
së Tij SH.T. Ambasadori Perpelea përcolli urimet për të dyja festat kombëtare,
të Shqipërisë dhe të Rumanisë të cilat janë shumë pranë si data duke treguar
edhe njëherë afrimitetin mes vendeve dhe popujve tanë.
Më tej
Ambasadori Perpelea foli për rolin e rëndësishëm që këto nisma në formë
projektesh kanë në marrëdhëniet mes shteteve tona.
Portali
informues dy gjuhësh (rumanisht dhe shqip) është i pari i këtij lloji i hapur
në Shqipëri.
Kjo platformë
është një mënyrë
bashkëkohore nëpërmjet të cilës shteti rumun përforcon kontaktet dhe
marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumune jashtë kufijëve të të tij.
Kjo platformë
informuese u bë e mundur falë mbështetjes së Departamentit të Rumunëve të Kundondodhur në bashkëpunim me
Fondacionin “Harriet Martineau” në
Tiranë i përfaqësuar nga Znj.
Entela Binjaku, e cila ka ndjekur studimet e larta në Rumani.
Projekti
me titull:” Arumun.com - zhvillimi i të parit portal informativ në gjuhën
rumune në Shqipëri” mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë-
Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani).
Portali do të shërbejë si një
njësi informuese, promovuese dhe madje edhe përcjellëse e gjuhës, kulturës dhe
të qytetërimit rumun. Portali
do të mbajë në vëmendje zhvillimet kulturore e historike të pakicës arumune ndër
vite.
Nëpërmjet kësaj hapësire
mediatike synohet promovimi i kulturës, i edukimit në Rumani, por edhe
informimi i opinionit publik në lidhje me zhvillimet kryesore nga fusha
sociale, ekonomike dhe publike në Rumani, duke përfshirë këtu edhe tematika që
rrjedhin nga statusi i Rumanisë si vend i Bashkimit Europian.
Në
rubrikat e tij do të botohen artikuj dhe informacione mbi Rumaninë,
personalitetet arumune, kulturën, historinë, gjuhën, traditat etj. Për të
vijuar aktivitetin ky portal do të aplikojë për projekte të reja në mënyrë që
të ruajë të njëjtin hap.