E enjte, 28.03.2024, 11:03 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit"

E marte, 01.12.2020, 08:41 AM


Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me deklaratat skandaloze të zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi ku e denigron heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Shoqata "Trojet e Arbrit" si financuese e projektit kombëtar të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, njofton opinionin e gjerë shqiptar se ne kemi vepruar karshi çdo rregullore dhe vendimi është marrë nga Asambleja Komunale e Prizrenit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren.Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit se duhet të hiqet Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren qon në një përplasje fizike në mes të shqiptarëve që nuk dihet se ku do ti vjen fundi.Kjo nuk është hera e parë që ky zv.minister i Kultursë, Rinisë dhe Sportit është duke e denigruar figurën e heroit më të madh shqiptar të të gjithë shekujve Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.Ai para disa vitesh po njashtu ka bërë thirrje qe të hiqet edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.Shoqata"Trojet e Arbrit" fton Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin si dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn si propozues i këtij zv.ministri që vjen nga AAK-ja që urgjentisht mbrenda një jave të shkarkohet zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi.

Matoshi me deklaratën e tij luftënxitëse dhe përqarëse ka fyer dinjitetin moral dhe atdhetar të 10 milion shqiptarëve(10.000.000) që kanë për heroin tonë.Të krahasosh një projekt gjithëkombtar që është kryer me të gjitha procedurat ligjore, me një punë të një firme private është e turpshme për një zv.minister.Shoqata "Trojet e Arbrit" do të pret një javë që ky propozim i yni të realizohet.Pas një jave do të fillojmë me procedurat ndërkombëtare dhe do të njoftojmë Qeverinë Gjermane në Berlin si dhe Qeverinë e Bashkimit Evropian për veprimet skandaloze që është duke i bërë ky zv.ministëri lidhur me figurën me të madhe kombëtare Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Nëse zoti Matoshi nuk e don figurën e Gjergj Kastriotit dhe e don atë të sulltan Muratit është çështje e tij,dhe mund ta mbaj në zemrën dhe në shpirtin e tij, por asesi ai nuk mund të bëj një thirrje të tillë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.Personat e tillë i sjellin hije të keqe Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe mbledhin frikë e panik deri në një konfrontim fizik në mes të rrymave perëndimore dhe atyre lindore në Kosovë.Është e drejtë e tij të mendoj për një orientim lindor por tani Kosova dhe tërë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt perëndimit.Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të qëndroj gjatë gjithë shekujve deri sa te ekzistoj shqiptaria dhe nuk ka djalë nane që do ta ketë mundësinë që ta tërheq nga Prizreni.

Ne emër të shoqatës "Trojet e Arbrit" reagon

Mr.sc.Nue Oroshi kryetar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kacafytje në mes të dy hoxhallarëve të Drenicës Shefqet Dibrani: Vdiq Ing. Nazmi Peci “Labëria” shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK Njoftim nga Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët Tona” i shkruan Presidentit Ilir Meta për Kufirin detar Ramush Haradinaj: I tronditur me sulmet terroriste ne? France? Nebil Çika në Ora News: Po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve në burgun e Burrelit Demaj, Bajraktari, Rexhepi: Deklaratë për opinion Mehmetali Rexhepi: Shuhet bamirësi - dritëson bamirësia Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora