Shtesë » Lajme
Shefqet Dibrani: Vdiq Ing. Nazmi Peci
E enjte, 19.11.2020, 06:37 PM
LAJM MORTOR
VDIQ
ING. NAZMI PECI (28.10.1953 – 18.11.2020)
Nga
Shefqet Dibrani
Mbrëmë
rreth orës 23 :00, ka ndërruar jetë veprimtari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në
Zvicër, inxhinieri Nazmi Peci. I ndjeri ishte njëri nga themeluesit e Degës së
LDK-së në Zvicër dhe njëherit nënkryetar shumëvjeçar i kësaj Dege. Nazmi Peci,
ka qenë kryetar i I-rë i Fondit të Trepërqindshit, dhe vazhdimisht ka pasur
funksione me rëndësi, në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova.
Vlenë
të theksohet se Ing. Nazmi Peci, ishte i burgosur politik dhe njëri nga 215,
intelektualët shqiptarë që iu nënshtruar izolimit dhe dhunës serbe. Para se të
emigroj në Zvicër, ka punuar Inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në
Kombinatin Xehtaro Metalurgjik "TREPÇA" në Mitrovicë. Pas emigrmit në
Zvicër, që nga viti 1990, ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe ishte ndër personalitetet më të shquara të
diasporës dhe një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.
Paraqitja
e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet
kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u
detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë
Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit
dhe shoqërisë.
Siç
mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid
19. Së shpejti ai do të kthehet për të
fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.