Shtesë » Lajme
Demaj, Bajraktari, Rexhepi: Deklaratë për opinion
E merkure, 07.10.2020, 08:02 PM
DEKLARATË PËR OPINION
E
ndjejmë për obligim ndaj opinionit publik që të njoftojmë lidhur me të vërtetën
rreth projektit “Joint History Project”
(Projekti i Historisë së Përbashkët).
Grupi
punues bënë me dije opinionin lidhur me obligimet që ka pasur në kuadër të
Projektit:
1.
Projekti ishte i mbështetur nga Këshilli i Europës në të cilin morën pjesë:
Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Greqia,
Rumania, Bullgaria, Turqia, Qipro dhe në fund u ftua edhe Kosova (pas vitit
2008).
2.
Detyrat e grupit punues kanë qenë grumbullimi i dokumenteve burimore, fakteve
historike, shkrimit të tyre dhe materialeve tjera për historinë e Kosovës që
duhej të hulumtoheshin në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës nga viti
1913.
3.
Grupi punues ka dërguar për botim një numër të konsiderueshëm të burimeve për
ngjarje të rëndësishme historike, një pjesë e madhe prej të cilave nuk janë
marrë parasysh nga redaksia e projektit.
4.
Vetëm dokumentet e botuara që mbajnë referencat nga Agjencioni Shtetëror i
Arkivave të Kosovës janë burime të hulumtuara dhe të dërguara nga grupi, për të
cilat e mbajmë pergjegjësinë e plotë.
5.
Për tekstet dhe burimet e botuara nga studiues të shteteve tjera, për tema të
caktuara, grupi nga Kosova nuk mund të mbajë asnjë pergjegjësi, meqë nuk ka
qenë i konsultuar.
6.
Pavarësisht pamundësisë së ndikimit (meqë asnjëri nga ne nuk ishte anëtar i
redaksisë) ne kemi shfaqur indinjatën tonë lidhur me tema të caktuara të cilat
fyejnë popullin shqiptar.
7.
Grupi punues pas botimit të edicionit ka reaguar dhe ka shfaqur pakënaqësi
lidhur me numrin e vogël të teksteve dhe burimeve të botuara për ngjarje të
rëndësishme nga historia e Kosovës si dhe për mënyrën jo korrekte të
përfshirjes së teksteve dhe faktografisë.
8.
Redaksia e edicionit ka premtuar që me rastin e ribotimit do të ketë parasysh
vërejtjet dhe kërkesat e grupit punues të Kosovës.
9.
Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakren e
Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara
ngjarja quhet me emrin e vertetë “Masakër në Reçak”.
10.
Një nga pershkrimet për gruan shqiptare ku fyhet dinjiteti i saj ka zgjuar indinjatë me plot të drejtë. Ky
përshkrim është burim i huaj ndaj të cilit nderkohë (pas vitit 2008) kemi
shfaqur mospajtimin tonë duke e quajtur të pa pranueshëm dhe tendencioz. E gjithë pergjegjësia i takon redaksisë së
botimit.
11.
Jemi të hapur për diskutim me studiuesit e historisë dhe me grupe tjera të
interesuara në mënyrë që vërejtjet dhe sygjerimet që mund të dërgohen më rastin
e ribotimit të edicionit të jenë sa më të kompletuara.
12.
Shprehim kundërshtimin për etiketimet dhe spekulimet tendencioze me emrat tanë.
GRUPI PUNUES
Jusuf Bajraktari
Fehmi Rexhepi
Frashër Demaj