Shtesë » Lajme
Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe
E premte, 02.04.2021, 08:22 PM
Në këtë fushatë për Edi Ramën po vërtetohet fabula e keqbërësit të cilin e ndjekin nga pas krimet e veta. Pikërisht atëherë kur nuk i duhej, ai është bërë përgjegjës se i ka humbur shtetit shqiptar plot 110 milionë euro për tekën personale të mbylljes së TV Agon Channel të biznesmenit Italian Francesco Bechetti. ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty.
Në
fakt se ky ishte një ndëshkim pa kthim u morr vesh që në janar të këtij viti
kur mediat botërore njoftuan se ka filluar të ngrijnë llogaritë bankare të
shtetit shqiptar në perëndim. Por si gjithmonë Edi Rama përdori kartën e
mohimit. “Është e pavëretë që Becchetti
ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është
e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës”, është
botërore” tha ai këtë janar.
Po
prse Rama e mohoi deri në fund me këmbëngulje atë që e dinin të gjithë? Për
arsyen e thjeshtë se ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë
kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë
para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike
të kësaj mediaje kritike më te.
Në
qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të
tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta
paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “pra të
zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i
përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e
një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon
Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar
media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit
tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje
nga Babaramo”.
Por
të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.
Fillimisht
drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për
të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e
akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon
Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fittuara në një proces gjyqësor
400 milionësh kundër Deutche Bank.
Më
tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se
hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palaëan italiane. Vetëm më vonë e pyetur
nga gazetarët shqiptarë ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se
ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.
Pra
me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin
me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019,
Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve
(ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me
vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e
tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni
Agon Channel.
Ky
dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të
Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari
të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.
Por
një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe diçka për të
fshehur. Prandaj ai krijoi dhjetra alibi dhe u mundua të gënjejë deri në fund.
Por si për të zbatuar thënien e vjetër se gënjeshtra e ka bishtin nga pas, e
vërteta i shpërtheu në momentin e vet më të keq, në kulmin e fushatës.
©Lapsi.al