Shtesë » Lajme
Isa Mustafa: Vranë Enver Malokun, por jo veprën e tij të madhe
E hene, 11.01.2021, 01:26 PM
Në 22 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton:
“Në
natën e acartë të 11 janarit 1999, tinëzisht ia ndalën punën dhe angazhimin
Zërit të Lirisë, Enver Malokut. Ata që nuk e deshtën çlirimin e Kosovës, vranë
veprimtarin Enver Maloku, por asnjëherë nuk e vranë dhe nuk e ndalën veprën e
tij të madhe.
Enver
Maloku i takon plejadës së intelektualëve, gazetarëve dhe publicistëve më të
guximshëm të Kosovës që nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe
idealet e mëdha për një shtet të lirë dhe demokratik.
I
pazëvendësueshëm është kontributi i tij në drejtimin e Qendrës për Informimin e
Kosovës e cila gjatë viteve të 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve, e
që përmes informacioneve palëkundur, fuqishëm dhe me guxim të jashtëzakonshëm
në kohën e okupimit serb, informoi dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar mbi
veprimet e regjimit të Millosheviqit për krimet e rënda dhe tragjike që po
ndodhnin në Kosovë.
Enver
Maloku mbetet model i shkëlqyeshëm i gazetarëve dhe atdhetarëve të Kosovës, që
pa asnjë ngurrim, me një përkushtim dhe vendosmëri të pafund dhe me dashuri
ndaj vendit, punuan pa ndalur për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Njerëzve
të mëdhenj si Enver Maloku, u shënohet vetëm data e lindjes, sepse ata lindin
për të mos vdekur kurr.
Zbardhja
e vrasjes së Enver Malokut dhe veprimtarëve tjerë nuk është vetëm detyrim ndaj
familjes dhe LDK-së, por është një obligim ndaj demokracisë së Kosovës, shtetit
ligjor dhe drejtësisë në vendin tonë.
Ashtu
siç e quante Presidenti Historik Ibrahim Rugova, qoftë i përjetshëm kujtimi,
për Zëdhënësin e Pavarësisë, Enver Malokun!”
Në 22 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton: “Në natën e acartë të...
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Sunday, January 10, 2021