E premte, 14.05.2021, 06:49 PM (GMT+1)

Lajme

Ibrahim Hajdarmataj: Takime me zgjedhësit në Tropojë

E diele, 04.04.2021, 08:03 AM


TAKIME ME ZGJEDHESIT NË TROPOJË

Nga Ibrahim  Hajdarmataj

Në qytetin Bajram Curri u organizue keto ditë një takim mbreslënës me veteranet e LANÇ te nën prefektures së Tropojës me kandidatin per deputet  të partisë Socialiste me Z. Petrit Malaj.

Në fjalen e prefektit të qarkut të Kukësit Z. Zenel Kuçana u tha se: <<Per ne të gjithë është nder i madh për të na perfaqësoj biri jonë nga fshati Tpla i Tropojës deputet në kuvendin popullor Z.Petrit Malaj. Petriti, arsimin e detyrushem e mbaroj në vëndlindje, gjimnazin në qytetin Bajram Curri me nota te shkelqyera dhe arsimin e lartë po shkelqyeshem në Tiranë. Për keto rezultate ai u mbajt profesor në universitetin e Tiranës>>.

Ndersa kryetari i partise Socialiste te Tropopjës Z. Altin Berbati tha: << Z. Petrit nuk ju nda punës shkencore dhe arriti me punen e tij, me vullnetin e tij, me kembnguljen e tij të marrë titullin më të lart shkencor Prof.Dr, duke u bër dekan I fakultetit dhe me vone Rektor i Universitetit te arteve të bukura në Trianë. Petriti beri studime kualifikuse në 5 shtete dhe ligjeroi punimet e tij shkencore në shumë shtete te Europes. Ky disa mandate, ka qëne anetar i këshillit Bashkiak të Tiranës dhe pjesmarrës si Artist në disa rrole ne filma shqipëtarë. Të shumtë janë mirnjohjet dhe dekorimet që ka marrë dhe se fundi atë të Mjeshtrit të Madh. Pra ju bëjm thirrje ta votoni>>.

Nën prefekti i Tropojës i cili eshtë edhe anetar i Këshillit Bashkiak të Tropojës Z. Muj Gosturani tha <<vendimi i fundit i këshillit Bashkiak nder të tjerat vendosi se varrezat e Deshmoreve të Atëdheut do te perfundojnë së riparuari deri me 5 Maj 2021 dhe komitetit të veteranve do tu jepet një ndihmë 10 miljon lek. Vazhdimisht kryetari i Bashkisë Z. Rexh Byberi e ka pasur në qënder te vemendjes së punës së tijë bashkepunimin dhe ndihmen me komitetin e veteranve te Tropojës.>> Pjesmarrësit premtuan se votat do të jen per kandidatin per deputet Z. Petrit Malaj.  

Në fund kryetari i veteranve të Tropojës Z. Rexhep Shpati falenderoi Z. Petrit Malaj dhe tha që eshtë një nder i madh që na perfaqëson ky intelektual. Takime mbreslënëse keto dite u zhvilluan në Zogaj, Berishë, Bytyç, Krasniqe, Gashë, dhe Nikaj Mertur.

Aktivitetet vazhdojnë... 

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar i OJF Mesuesi

Tel: 069 24 69 145

e-mail: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com

-Per ZemraShqiptare, nga Bajram Curri, Prill 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora