Shtesë » Lajme
Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren
E diele, 06.06.2021, 06:33 PM
Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren
Shoqata e
Intelektualëve shqiptar"Trojet e Arbrit" si iniciuese e projektit
kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton
opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar
të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit
të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit
dhe vëndosjen e Muranës.
Projektin e
kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë
interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm
mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të
ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora
Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e
vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të
Shoqatës" Trojet e Arbrit" lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut
në Prizren.Shoqata "Trojet e Arbrit" për shkak të ndërrimeve që janë
bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne
injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të
fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit
gjithëshqiptar.
Ne nuk do të
lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në
institucionet e Republikës se Kosovës të
ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë
periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike
shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik
Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike
ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen
shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e
kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.
Çdo ministre apo
ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e
Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të
ekzistoj shqiptaria.
Në emër
të 150
Intelektualëve shqiptar të shoqatës"Trojet e Arbrit"reagon
Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar