E premte, 26.04.2024, 10:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi që të heqin stresin

E hene, 26.07.2021, 06:22 PM


Poezi që të heqin stresin

"Kur ti  mungon" nga  MARJETA MUSARAJ

Nga Përparim HYSI

Nga njerëzit e mëdhenj ke seç mëson. DRITËRO AGOLLI, ky POET i MADH dhe babaxhan nga shpirti, ka lënë veç tjerash, poezinë promemorie(është kthyer dhe në këngë)."Kur të jesh e mërzitur shumë". Në vija të trasha, POETI lë porosi që, po"në vija të trasha" do thosha:- Je e mërzitur, zgjat dorën mbi raft dhe aty do më gjesh. Nga gjithë kjo poezi antologjike, do ta quaja, vodha vetëm kushtin:i mërzitur! I mërzitur sa nuk ma gjen të dytin, në këtë të nxehtë stresant, zgjata dorën në raft të bibliotekës sime dhe dora më zuri librin me poezi" Kur ti mungon". E mora librin dhe, pothuaj, i nxora ujtë e zi. Sa të drejtë që ka patur ENGELSI që në letërkëmbim me MARKSIN, i shkruan:"Librat janë skllevërit e mi: ata i shfrytëzoj si të dua". Kështu ndodhi dhe me mua. Poezitë që më pëlqejnë, i lexoj dhe i stërlexoj. Veç shijes artistike, unë qemtoj në ato mesazhet. Nuk më pëlqen një poezi që rreh ujë në havan dhe, tek orvatesh të shohësh mesazhin, ai, nga autori që e heq veten modern, është i koduar dhe të ngjetë jo me poezi, por me vargëzim aq iracional, sa të ndodhë, po u vure në provim në një problem racional. Me gjuhë popullore, një poezi"me kode të fshehta", në bindjen dhe shijen time artistike, meritojnë atë thënien shpotitëse:" Mulliri mirë që punon me erë, por ujë nga i futet  brenda?".

*      *    *

Unë nuk di asgjë se ç'ka shkruar më parë, por dhe më pas MARJETA MUSARAJ. Ky libër"Kur ti mungon" është mikst: me poezi  dhe me prozë. Qe ky libër që u bë shkak i njohjes sonë. Autorja, sapo e kish marrë librin dhe bashkë me të shoqin, BILBIL HAMATAJ, ashtu flakë për flakë, sikur i ndiqte dikush me shkop, do bënin promovimin dhe, me një frymë, do largoheshin në ITALI ku kanë emigruar. U bë promovimi, diku në një klub pranë BANKËS KOMBËTARE dhe, rastësisht, u bëra promotorr i këtij promovimi. Sa mbaj mend nga ai promovim i vitit 2018, diskutoi POETI dhe shkrimtari nga VLORA, LUAN ÇIPi; publicisti dhe shkrimtari nga SKRAPARI, ENVER CAKA; shkrimtari nga KOSOVA, NEXHAT REXHA dhe  të më falin folësit e tjerë. Folëm dhe u ndamë, si"shpërblim" autorja më dhuroi librin.

Kam shkruar atëherë për promovimin, por kjo "ese" që po shkruaj sot, është më e thellë dhe, pse është e tillë, them që më hoqi stresin.

*       *     *

Vëllimi ka, pothuaj, njëqind poezi me motive të ndryshme. Teoricienët që flasin për poezinë kanë lënë postulate që, për çudi, i gjen dhe tek poezia e MARJETA MUSARAJIT. Është shpërthim që të rrëfejë atë që ndjen përbrenda, thuhet për poezinë. Dhe këtë shpërthim të bukur poetik e gjen tek poezia e autores. Kurrë nuk gjen dot një poet a poete që t'i përgjigjet pyetjes:-Si u bëre poet a poete? Se sa të rëndësishëm janë POETËT në mbarë GLOBIN, e ka thënë italiani GIUSEPE UNGARETI:- Ditën që nuk do të ketë poezi, nuk do  të ketë njerëz mbi tokë! Kjo thënie ka vlerën e një aksiome.

Lirikat e POETES MARJETA MUSARAJ, sado të shumtat janë erotike, tek to nuk mungojnë dhe motivet e tjera: patriotike, sociale dhe politike.

Poeti i madh rus, EVGJENI JEVTUESHENKO ka thënë:" Biografia e poetit është poezia e tij". Parë me këtë sy, "biografia poetike e MARJETA MUSARAJIT" është e pasur dhe ka seç modelon për lexuesin: një Poete, sado e larguar prej kohësh nga vendi, pulson me gjak atdhetari dhe, në poezi, ATDHEU për të, nuk është kjo SHQIPËRIA me 28 mijë km katrore. ATDHEU për të është ARBËRIA ku, pa dyshim përfshihet dhe KOSOVA, por dhe ÇAMËRIA!Mjafton të lexosh poezinë"Toka ime arbërore" ku thotë"motër Kosovë/brengë ÇAMËRINË". Për SKËNDERBENË:"... dhe një ARBËR, po të mbetet/ për ATDHENË si ti do tretet. Me një metaforë-hiperbolë jep madhështinë e NËNË TEREZËS:" Me shpirtin tënd mbështolle tërë botën mbarë".Nuk ka gjetje më të bukur.

MARJETA MUSARAJ është poete që ndjek nga afër gjithë jetën e popullit të vet në SHQIPËRI dhe, kur sheh se si politika loz arushë me këtë popull, ajo kthehet me vargun  e saj në një publiciste që ka veshur "rrobën e një prokurori që  i vë fajtorët në bankën e akuzës. Që në titull poezia, është si britmë therëse, si një kujë që bën jehonë për të demaskuar fajtorët. " O moj botë e kurvit, mbushur kurvëri", -thërret autorja. "Moj kryekurvë që frymon mynxyrë/moj lavire rrugësh që po komandon... ku dhe shpirtin ta shkelin me këmbë. Nuk di kur e ka shkruar, por botuar në vitin 2018, ti si lexues, vëri notën:- Ka a nuk ka të  drejtë POETJA?

*      *    *

Lirikat erotike. Kur u shoh një nga një poezitë lirike të MARJETA MUSARAIT, them se me të ka ndodhur ajo që thotë POETJA nga ARGJENTINA, ALEJADRA PIZARNIKE që thotë:" Të shkruash një poezi, është si të shërosh një plagë të thellë." Dhe shikoni: a nuk shërohet një plagë me vargje si: "... po çahem etjes së kohës, paprekur/ndize këtë natë/të llamburijë dritë... Ose dhe ca më bukur:" Aty shtrirë në lëndinat me vesë/Mbi tërfilin e butë, humbëm të dy/Të vijë ajo ditë dhe unë të vdes/ Të shoh të tërë botën me të tutë sy!!!

Shiko se ç'thirrje patetike dashurie bën POETJA tek poezia"Ngrohëm"

"Ngrohëm, miku im, ngrohëm!

S'ka mundësi të të pengojë largësia

Derdhmi fjalët si dikur rrodhen

Kur na mbuloi marrëzi-dashuria..

Poeten, po ta shtrydhësh, kullon poezi. Diku shkruan:"nuk ka acar e rrebesh/dashuria dhe ajzbergët i shkrinë.Dhe sa kimi ka në vargjet e poezisë"Pimë njëri-tjetrin".Këtu le"Që pimë njëri-tjetrin, por dhe dimrin e fusin në kupën e verës".

Tek poezia"ÇMËNDEM" me vargjet aq sinjifikativë"Mjerë ai që kurrë nuk ka provuar/të dashurojë dashurinë e dëshiruar, sikur është ngjallur LASGUSHI me vargjet" se nuk dashuronim as unë, as ti, por dashuronte dashuria.

DHe për ta mbyllur në këtë kulm vape"digjem brendësisë dhe s'e kuptojmë/trupat tanë bërë një, kur janë dy.!!!

Në fund, unë bëj pyetjen:"Pse ndodh kështu me POETEN MARJETA MUSARAJ? Përgjigjen e gjej, prej të pavdekshmit MOIKOM ZEQO që ka thënë:"Poezia është anatomia e shiprtit". Urime, POETE!

Tiranë, 6 korrik 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora