Kulturë
Albert Zholi: “Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare
E hene, 26.07.2021, 11:55 AM
“Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare
Nga
Albert Z. Zholi, shkrimtar
Librat
me intervista janë një minimonografi për çdo personazh. Realizimi i një
interviste profesionale do kohë për çdo gazetar, pasi duhet të njohësh mirë
jetën dhe ,veprën e personazhit, cilësitë e tij, jetën në përditshëmri që të
hysh brenda shpirtit të tij dhe ta zbërthesh atë. Çdo intervistë pa një studim
paraprak do jetë e zbehtë, empirike dhe pa interes për lexuesin.
Thënë
thjesht, të intervistosh personalitete të njohura të kulturës, letërsisë,
shkencës duhet të jesh zot i drejtimit gjatë bisedës, pasi aty shpaloset
profesionalizimi gazetaresk. Nëse gazetari shkon i papërgatitur ndodh që
personaliteti ta orientojë kahjen e bisedës andej nga ai dëshiron, dhe jo aty
ku është synimi i gazetarit apo redaksisë. Në librin “Piedestal”, autori Fadil
Shehu i ka patur parasysh këto kërkesa ndaj ka rritur të sjellë para lexuesit
intervista plot jetë, gjallëri, detaje, ngjarje, emocione, që e sjellin
personazhin të plotë para lexuesit. Ky libër që ka krenda mbi 30 personalitete
të larta, tregon njëherazi punën e madhe studiuese, parapërgatitore, hyrjen në
psikologjionë e personazhit, seriozitetin e autorit dhe ndjeshëmrinë e tij.
Libri lexohet plot dëshirë pasi secili personazh ka një jetë interesante, të
vrullshme që sjell njohuri të reja para lexuesit për fusha të ndryshme. Autori
e ka bërë përzgjedhjën e personazheve në përshtatje të gjurmëve që ka secili në
fushën e vet, njohjen e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, pozicioni
që zë në shoqëri dhe kohën që jetojmë.
Si
risi për lexuesin do të jetë specifika e çdo personazhi, ku gjatë leximit të
këtij libri, parakalojnë personalitete të njohura, që sjellin jo vetëm arritjet
e tyre, por edhe të artit, shkencës, letërsisë, shqiptare të cilët ata
përfaqësojnë ku ata nxjerrin në pah labirinthe jetësore apo profesionale të
panjohura më parë nga lexuesit. Personazhet janë të lidhur ngushtësisht me
jetën e letrave shqipe, me zhvillimin kulturor, me kushtet ekonomiko-politike
të cilat i japin zhvillime të reja gjithë jetës së kombit tonë, por njëherazi
edhe shteteve ku ata kanë dhe ndikimin e tyre.
Në
formësimin e intervistës, personazhet me përgjegjësi dhe nivel të lartë
profesional përcjellin me ndjeshmëri jo vetëm sukseset, arritjet por edhe
hallet e këtij vendi të nëpërkëmbur nga politika. Personazhet sjellin jetën e
tyre por edhe atë ekonomiko- shoqërore-politike, shqiptare në dekada dhe epoka
të ndryshme të hapësirës shqiptare duke dhënë kështu një fond të
paimagjinueshëm në pasurimin e historisë shqiptare. Në çdo njërën prej këtyre
intervistave apo portreteve, autori pyetjet i vë në funksion logjik tek hallet
dhe të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur por vital, që ka ditur në çdo
situatë të dalë fitimtar.
Në këtë libër do të
gjeni intervista me:
BESIM
ZEKTHI, TINKA KURTI, ISMAIL KADARE, LILIANA CINGU, LEFTER ÇIPA, ELENI KOCAQI,
BUJAR KAPEXHIU, KATERINA BELERI, MEVLAN SHANAJ, RUKI KONDAJ, ASTRIT CERMA,
IRINI QIRJAKO, AGIM HUSHI, ERMIRA BABAMUSTA, GEZIM KRUJA, NAJADA SOJLI, , IRMA
LIBOHOVA, XHEVAT LIMANI, MERITA BAJRAKTARI, MARKO CAKA, IRIS HALILI, MERITA HALILI,
QEMAL AGAJ, XHULJETA KULLA, BASHKIM ALUSHI, MARJANA
BULKU,
VASIL VASO, RAJMONDA MOISIU, ALBERT
ZHOLI,
RUDINA PAPAJANI, GEZIM RRGALLA, SANDËR
RUCI,
EDUARD ZENUNI, ENEA LAPA.
Portrete:
FERDIND
GJYLI, PIRO POLOSKA, ISUF SPAHIA
Reportazhe:
1-ME
SHQIPARËT E FLORIDAS, NË DITELINDJEN E
VATRËS.
2-FESTIMI
I DITËS SË FLAMURIT, NE CLEARËATER.
Dokumentar
artistik televiziv
ARKITEKTET
E “ARIT TË ZI”
(KUSHTUAR
“MARTIR I DEMOKRACISË, SHKENCËTAR NË INDUSTRINË E NAFTËS, PROF. DR. KOÇO PLAKU,
PROF. BEQIR ALIAJ, DR. LIPE NASHI.)