Kulturë
Humanisti Ram Geci nderohet me Çmimin e Madh “Dardania
E diele, 25.07.2021, 09:59 AM
”
“Takim
i Gjakovës, 2021”
“Takimi i Gjakovës, 2021”,
organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike),
Shoqata “Drini, Gjakovë-Shkodër” dhe Komuna e Gjakovës, në bashkrendim me
komuna e bashki dhe shoqata në Rrafshin e Dukagjinit e përgjatë brigjeve të Drinit,
i mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” (salla e koncerteve), me 24
qershor 2021, në prani të rreth 300 pjesmarrësve nga Kosova e Shqipëria, Mali i
Zi e Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Mërgata Shqiptare në
Europë e Amerikë, e nderoi humanistin e
veprimtarin e njohur Ram GECI në Tiranë, me Çmimin e Madh “Dardania”.
Në vitet e fundit, me
Çmimin e Madh “Dardania” janë nderuar Genc Nimanbegu në Ulqin, deputet i “Lista
Shqiptare” në Kuvendin e Malit të Zi, ish Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi
në tre legjislatura, ish kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e
Zi (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2019); ambasador dr. Islam Lauka - ish
ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës (“Takimi i Gjakovës, 26
prill 2019), humanisti e veprimtari Skënder
Përpepaj në Londër, ish drejtori i gazetës “Tropoja” (“Takimi i Tiranës,
4 mars 2019), humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi i Plavë-Gucisë, nënkryetar i
Komunitetit Shqiptar të Teksasit në Amerikë (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht
2019).
Çmimi i Madh “Dardania” për
humanistin Ram GECI, me motivacionin: ““Për kontribute atdhetare, kulturore,
humanitare; për promovimin e zhvillimin e turizmit shqiptar, për angazhimet
promovuese e lartësuese të “Gazeta e Alpeve””, i ndarë nga “Takimi i
Gjakovës, 2021/ “Gazeta e Alpeve”, iu dorëzua,
në foltoren e Takimit, ambasador doktor i shkencave politike
Islam LAUKA nga Z. Ragmi MUSTAFI - Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve
në Luginën e Preshevës.
Çmimi i Madh “Dardania” do
t’i dorëzohet humanistit Ram GECI, në mënyrë ceremonial, në mjedise të Hotel
Tirana International & Conference Centre në metropolin Tiranë, në ditët e
para të korrikut 2021, nga ambasador Islam LAUKA me Zonjen e Tij, Fatbardha
Lauka e miq të tjerë.
Ta gëzoni
Çmimin e Madh “Dardania”, i nderuari Ram GECI për kontributet e tua atdhetare,
kulturore e humanitare, për zhvillimin e turizmit shqiptar…në Shqipëri e në Rajonin Ballkanik Shqiptar!