Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj
E premte, 23.07.2021, 09:25 PM
Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut
Nga
Keze Kozeta Zylo
Pandemia
boterore e izoloi njerëzimin dhe secili e ndjeu në mënyëën e vet shkatërrimin
që po sillte Covid 19. Në bazë të
studimeve fëmijët, nxënësit, studentët e ndjenë dhe më shumë pasi izolimi
pengon në shumë gjëra për të marrë dijet shkencore në të gjitha fushat…
Edhe
Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u izolua
që nga marsi i vitit 2020 deri në qershor 2021, por mësimet nuk i ndërpreu
kurrë pasi ishte e para shkollë që filloi programin mësimor në platformën
Google Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë
mësuesëve tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.
Tani
kemi shansin të fillojmë mësimin në klasat e rregullta në shtator. Për këtë bordi dhe stafi i shkollës edhe pse
jane në pushimet verore po punon fort për të realizuar këtë mision
kombëtar. Konkretisht z.Qemal Zylo
themelues dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” mori takim me z.Mark
Gjonaj i cili së bashku me ekipin e tij na afroi mjedise komode me klasa të
përshtatshme për të zhvilluar mësimin e rregullt në një nga lagjet e Nju Jorkut
në Bronx. Drejtori i përgjithshëm i
Jacobi Center foli fjalë miradie për z.Mark Gjonaj duke thënë se është një
këshilltar plot kulturë dhe një ndihmës i jashtëzakonshëm për publikun.
Duke
vizituar këtë qendër ne kaluam një një klasë ku ndodheshin mjekë dhe
infermierë. Z.Mark Gjonaj pasi i
përshëndeti dhe i falënderoi për punën e tyre vecanërisht për përballimin me
sukses të shërbimit të sëmureve me Covid 19, ai u mirëprit me duartrokitje. Ata e njihnin mirë mbështetjen e tij dhe këtë
e pashë në dëgjimin plot vemendje si dhe duartrokitjet në fjalën e z.Gjonaj
gjatë përshëndetjes. E kush më shumë se Z.Mark Gjonaj mund të ndihmojë
moralisht dhe me vepra? Z.Mark Gjonaj
është i pari politikan Shqiptaro Amerikan që punoi dhe realizoi ligjërisht
mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike amerikane në New York.
Z.Mark
Gjonaj është i pari Shqiptaro Amerikan që është ulur në karrigen e Ansamblesë
së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e Nju Jorkut.
Nxënësit
e Shkollës Shqipe “Alba Life” e kanë ndjerë nga afër mbështetjen e tij pasi ka
marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme që ushtron shkolla gjatë
vitit. Ardhja dhe mbëshetja e tij duket
se është vazhdim i veprës së Rilindasve.
Duke vizituar mjediset tejet komode në bashkëbisedim e sipër mëtha se:
“Në se ne do të punojmë me brezin e ri, me studentët, nxënësit dhe vecanërisht
me fëmijët atëhere Diaspora Shqiptaro Amerikane do të jetë shumë e fortë dhe
shumë e ndjeshme për Kombin tonë tëpërbashkët.
Ne duhet të punojmë pa u lodhur për të transmetuar tek brezi i ri
kulturën tonë dhe traditat e mrekullueshme shqiptare”.
Z.Mark
Gjonaj është një Rilindas i Diasporës Shqiptaro Amerikane!
Ju
mirëpresim nxënës të dashur në shtator 2021!
22
korrik, 2021
Bronx,
New York