Kulturë
Kalosh ?eliku: Çmimi i shitblerjes arriti shumën 18.5 miljon euro
E hene, 19.07.2021, 07:54 PM
ÇMIMI SHITËBLERJES ARRITI
SHUMËN 18.5 MILJON EURO
NGA KALOSH ?ELIKU
Dhjetë ditë më vonë, po në të njëjtin
E -mail, në të të cilin m’u paraqitë ditë më parë Edashura Susan, pas
përgjigjes sime me një poezi, sot përmes E -mailit më parqiteshte avokati
personal i “familjes”, apo i afërmi “i dashur” për Mua(?!) I panjohur, dhe mora
këtë ofertë (“Çmim letrar”):
Press
?for keyboard shortcuts.
Close
Ad
Mail
Contacts
Calendar
Notepad
Messenger
News Feed
People
Efedi Ututu
<efediutututg@gmail.com>
To
Jun 16 at 11:42 AM
I
dashur mik
Unë
jam avokati personal i të afërmit tuaj, i cili tani është vonë me një familje
apo të afërm të panjohur, po ju mbërrita për shkak të depozitës së tij të majtë
me vlerë 18.5 milionë euro, me një nga bankat kryesore këtu në Lome Togo,
Klienti im i vonuar ishte nga vendi juaj dhe ndan të njëjtin emër me familjen
tënde.
Banka
më ka lëshuar një njoftim për të siguruar të afërmit, Ju lutem përgjigjeni me
informacionin e mëposhtëm nëse jeni të interesuar të vazhdoni me mua.
Emri yt i plotë, Numri juaj i telefonit, Mosha juaj.
Unë
pres që përpara se të dëgjoj sa më shpejt që të jetë e mundur Nëse jeni të
gatshëm të vazhdoni me mua.
Me
respekt,
Efedi Ututu.Esq.
Mesazh plotë gabime teknike
e gjuhësore, me siguri i përkthyer me Google në Gjuhën Shqipe. E përsëris:
Ofertë e harxhuar gjatë fushatës
parazgjedhore (2013) për të cilën “Brate Lube” (“Vëllai” Lube), për pak para
(200.000 euro), ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim” që sot mua
pas të Dashurës Susan (5.000.000 dollarë) m’u rritë në 18.5 miljon euro. Nuk ka
problem, rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav pa
emër më kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita
deri diku mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë “miqësore” nga
larg.Jeta ime në Luftën me penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë
për ballë me “miqtë” e penës, në Prishtinë e Shkup.
“Humanitarin artistik”
të këtij Fondacioni, ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në
Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër
komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ
politik - “fetar”, qëndronte në tjetër vend (komitët pilicor komunist
Neojugosllav), Kodër pas bregu. Mos them pas Kodre, mes lisave të Livadhit
Madh, rrëzë Çukës me kokat në Qiell.E pak veta i shohin matanë bregut në
Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof) dhentë si kope me Bariun me fyell e Dashin
me këmborë. Pamarrë parasysh, që sot Unë
si Shkrimtar sulmohem edhe
fizikisht në mes të Ditës Madhe para
syve të Diellit me rreze në Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e
kam ofenduar Muhamedin a. s. E keni gabim, o “politikanë e muslimanë” shqiptar
me këmbët dhe trutë në legen!
E di se, sipas librave
fetar që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami,
matanë malit Muhamdi a. s.e ka parë një Bari me dhenë. E kur i ka pyetur
Pejgamberi Fundit besimtarët se, a e shihni ju Bariun me dhenë pas asaj kodre,
që sipas këngës popullore shqiptare shumë aktuale, ende herë pas here e dëgjoj
me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e
mia, kush i do,/ se do loz me Miken -o?
Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur
njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë e shoh bariun
me gjihë dhenë matanë Kodrës, kur ju nuk e shihni me sy matanë malit në
kullosa?! Besimtarët, plumb iu përgjigjën njëzëri mendimtarit Muhamedi a. s.:
Profeti ynë nuk rrenë, tregon atë që e sheh me sy, matanë Kodrës.
Pajtohem, deri diku si
Bari i dhenëve, që turren pas kripës. E, a i besoni Azreti Aliut si bari me
delet e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë mes fushe?! Përgjigjen e
pres nga “xhemati” besnik i Xhadisë. Dhe, sotpërsot ia lëmë të Nesërmes, pas
Çuke.
Sidoqoftë, Lufta vazhdon
me Penë.Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane
e burra mejdani me “nagëntin” në brez. Dhe, dajre…
Përgjigje publike:
Today at 8:52 AM
I
dashuri mik, avokat!
Faleminderit,
për ofertën materiale.Edhe, Bankën që ka lëshuar një njoftim për t'i sigurur të
afërmit e mi familjar si pasardhës.Përmëtepër, Mua si Poet Shqiptar.
Unë, e pranoj: jam shkrimtar
“nacionalist” shqiptar. Dhe, nuk kam nevojë për aq shumë para (18.5 milion euro
“artistike”).Gjithë jetën time e kam siguruar me djersën e Babait.Dhe, si
mësues mes maleve, nga Lufta ime për Liri me Penë dhe gjak në libra. Edhe,
tashti në “demokraci” (2017): Kur, ma dogjën shtëpinë për së dyti herë, në
Shkup. Dhe, ende nuk u zbulua autori: Unë, e vazhdoj Lufën me Penë…
Prandaj, sipas mundësive me pajtimin tim
si Shkrimtar, ato para të trashëguara nga i afërmi im, lirisht derdhni në një
fond letrar: ÇMIM LETRAR NDËRKOMBETAR për letërsi, që do t'u ndahet për çdo vit
personaliteteve me vlera të arritura artistike...
K. Cheliku
Pas këtij
propozim - pajtimi “artistik” përmes E -mailit, ende nuk kam përgjigje nga
avokati i “partneres” Suzan. “Mik i dashur”:
Efedi Ututu.Edhe,
sot e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet me ndonjë ofertë të re “joshëse” avokati me
para e ndonjë grua gjenerale për martesë, me siguri pa hamendje do ta publikoj
edhe përgjigjen e tij si avokat “mik” në këtë Libër për Nesër...
***
Edhe, ju si lexuesë besnik, pas këtyre
mesazhe - përgjigje, do ta pyesni veten mes këtyre rreshtave, aë si ia arrita qëllimit? Po.Vërtet, nuk i fitova
ato “Çmime letrare” nga të “dashurit” e mi dhe Shteti i “përbashkët” me në krye
Policinë Letrare, ama e fitova kët Libër parashikues për Nesër.
Edhe pse, gjatë miqësimit me Lam Lamin
në prani të gotave të rakisë rrushit, pavetëdije dita-ditës po bëja vetëvrasje
mes poezive. Herën e parë duke përplasur kokën për muri dhe të dytën duke i
thyer brinjët mbi tavolinën e punës. Banjo.Përinat nuk shkova as te mjeku, por
me dyshim i rrallova edhe takimet e përditshme me Lam Lamin. Fletorja e tij e
shënimeve, që Unë e parashikoja si material plotësues për LLb.in për Nesërr dhe
personazh i dytë rrëfimi.
Dhe, pas disa ditëve,
përderisa isha në Prishtinë, përurimin e Librit të mikut t’im Gani Xhafolli,
për së dyti herë ma dogjën Shtëpinë (2017). Vërtetë, i refuzova ato dy “Çmime
letrare”, por Çmmin e tretë djegëjen e shtëpisë mesdite ma dhanë me dhunë.
Autori edhe sot e kësaj dite, ende nuk u zbulua nga Policia e Shtetit të
“përbashkët” ende pa emër…
-Dhe,përgjigja
e fundit:
Faleminderit, mik i panjohur: kudoqofsh
i arratisur fushave dhe maleve nëpër botë. Unë, nuk kam frikë, edhe nga
Vetëvetja..Aspak, edhe dyshim besimi si mik, Ofertë bashkëpunimi.Unë i besoj
Ligjit Shqiptar.Kanunit të Lekë Dukagjinit. Nuk e shita Veten për 5.000,000 (pesë milionë dollarë), dhe një Grua besnike
(Gjenerale)… E, as 18.5 miljon euro.Aqmëpak,
për ndonjë ?mim tjetër edhe më të
madh .
Problemi, është, se: Unë, asgjë nuk kam
të përafërtë gjaku familjar me klientin tuaj Benson AlexCeliku. Aqmëpak, sot me
një shitje të lirë gati pa pare, në “Bit-Pazar” (Shkup), me klientë advokat si
pasardhës i atyre burrave të pushkës e penës, arratisur me shekuj për Liri
maleve. Dhe, trashëgimisë familjare brez pas brezi. Pyjeve dhe arave të Stërgjyshit
tim, në Katund rrëzë Çukës: Dervish Emin Kaçaku - Çeliku (Xhambazi). Krahut
djathtë të Kryengritjes Madhe Kaçake të Dervish Carës (1844).Çlirimit të
Shkupit.Kryeqytetit Shqiptar të Rumelisë.Betejës Përgjakshme Historike të
Katllanovës (1844), afër Shkupit. Edhe, pse: rastësisht e kemi të njëjtin
mbiemër publik në bankë, opinionin shqiptar: Unë jam Kalosh Çeliku…
Prandaj, edhe nuk mund ta pranoj këtë
“Çmim letrar“ si trashëgimi familjare “artistike”…
Shkup, 21 tetor 2018
Kalosh Çeliku
***
Fatmirësisht, deri më sot, gjatë hudhjes
të këtij Libri me Hënë për Nesër në Laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike
për ndihmë materiale, asnjë politikan, polic letrar, asnjë avokat “mik” i
pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të Hënores, pas një
takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare, në Shkup…
Pas disa fjalëve:”artistike”
përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë luftarake: E ke
telefonin tim, borxh ta kam një kafe. Paraqitu ta pimë së bashku në ndonjë
tavernë në Qytetin e Qyqeve!...
***
Edhe, pas rrokullisjeve të disa gotave
të rakisë rrushit, që m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë, në bisedë e sipër
m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të makinës (xhipit): SK - VB 032.
Simbole, që sipas tij donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”, përkthim në
gjuhën shqipe sipas Lam Lamit: Vëllazëria Babilonase?!
Lami Lami i Qabesë, që shoqëria dhe
Shteti “përbashkët” ende pa emër, e kishin hudhur në rrugë mes kontenierëve të
bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër burgjet e botës mes librave të Masonëve,
sot m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit” tim, që e kishin
djegur (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të banesës, në “Çair” të
Shkupit autorë ende të panjohur deri më sot?!…
***
Burra e gra besnike, Sot rrini dhe
flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën, pasmesnate e rrëzova bythekrye
në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër. Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga
vetëvrasja fizike, ama nuk arrita dot ta shpëtoj nga vetëvrasja artistike.
Përpak, para Agimit desh u çmendë mes shtambave me verë dhe librave të
“rrezikshëm” nën çati, Shtetin e “përbashkët” ende pa emër…
Faqeve të këtij Libri për Nesër, për ta
mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të Dexhallit, që e kishin pushtuar në
fund të Livadhit dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në
fund të këtij Libri.
Ferexhezeza, edhe dy net rresht më vodhi
nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku më dha “bakllavë” turke deri
në mëngjes tek Plepat e Kishës, në Strugë.
Herët, papritmas në breg
të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet.U çmend përtej kufiri.Përpak
desh fluturoi në Qiell.Edhe, mes dallgëve të mëngjesit, desh më mbyti në Liqe.Mezi
dola not me pak shpirt në breg.
Rrugës për në Shkup, përmes Grykës
Radikës: Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e Dexhallit, i volli edhe zorrët
nga inati. Përpak, desh e lash mes maleve të Dibrës. Grykës Radikës, ku
Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pakse
dymbëdhjetë mijë. Që, sipas këngëtarit popullor ia kishin gri kryengritësit
shqiptar, dhe stërgjyshi im kaçak në llogore, ende në vorre pa i shti.
Shkupin atë ditë, ende pa zbardhë agimi e
pushtuam në gjumë…