Kulturë
Bardhyl Maliqi: Timo Mërkuri - Balada shqiptare e Murimit
E hene, 19.07.2021, 06:41 PM
TIMO MËRKURI DI SI T’I VENDOSË GURËT NË MOZAIKUN SHUMËNGJYRËSH TË BALADAVE TONA
Nga
Dr. Bardhyl Maliqi
Është
fakt që në mozaikun e baladave tona ka gurë që mungojnë, mbase prej reshjeve të
historisë, prej lakmisë së të tjerëve apo xhelozisë së njeri-tjetrit. Mirëpo
tani që sapo kam përfunduar leximin e librit,ose më saktë sprovës studimore “Balada e Murimit
dhe marrëdhëniet me baladat e vendeve fqinje”, them me bindje se Timo Mërkuri
di si t’i vendosë të munguarit gurë me
ngjyra në mozaikun e baladave tona.Dhe këtë e pohoj jo vetëm për këtë baladë,
por edhe për baladën “Kostandini e Doruntina”, që e gjejmë gjithashtu në shumë
variante dhe me shumë emra.
Timo
Mërkuri ka një qasje të natyrshme ndaj miteve, baladave dhe legjendave, por
edhe ndaj këngës isopolifonike në përgjithësi. Kjo është arseja pse ai është
nga lëvruesit më aktivë në ditët e sotme të këtij zhanri letrar, por edhe
muzikor e bukurtingëllues. Timoja bën atë punë që duhet ta kishin bërë me kohë
institucionet e larta akademike, institutet e shkencave dhe fakultetet e gjuhës
e letërsisë së universiteteve tona. Doktorantët edhe kur kanë marrë tituj dhe
grada në këtë fushë, kanë qenë sipërfaqësorë. Dhe ne e dimë mirë se një fushë e
lëruar cekët nuk arrin ta mbajë farën e beriqetit, atë e merr rrëpira e parë e
reshjeve pasmbjelljes. Për mua puna studimore e Timo Mërkurit në Himarë dhe Sarandë, Petrit Rukës në
Tepelenë e Tiranë, Olimbi Velajt në Vlorë e Durrës,, Hekuran HalilitKonispol e
Sarandë apo Odise Kotes në Gjirokastërme folklorin e jugut të Shqipërisë duhet
vlerësuar së paku me gradën shkencore Doktor i Shkencave, me të cilën është
vlerësuar vetëm Olimbia. Ç’rëndësi ka fakulteti i kryer, nota mesatare, gjuha e
huaj, provimet etj. kur ti zoti graduat je ushtarak pa ushtri, apo gjeneral i
ushtrisë së vdekur?!
Një
vështrim enumerativ mbi problemet që shtrohen për zgjidhje në këtë sprovë
studimore të Timos, të bind se ai ka gjetur jovetëm këndvështrimin e duhur mbi
këtë temë, por dhe çelësat e hyrjes në botën e ballafaqimit të baladave tona të
murimit në kala, ura apo kisha me baladat e tjera ballkanike, veçanërisht atyre
veriorë dhe jugorë, që kanë mbirë brigjeve të lumenjve, në pragjet e pushtimeve
apo nevojës së pagëzimeve? Timua me të drejtë pohon se dendësia e ekzistencës
së saj në Ballkan në disa versione dhe sidomos ekzistenca e elementëve paganë
në ‘to, u jep popujve të gadishullit ilirik të drejtë në pretendimin e
autorësisë së kësaj balade.Ndër popujt ballkanas, populli ynë ka dendësinë më
të madhe të versioneve të baladës, ndonëse ka hapësirën më të vogël
gjeografike, por të gjitha ato realisht gjallojnë brenda territoreve etnike të
shqiptarëve.
Balada
e murimit si dhe baladat e tjera e tjera tonat si tërësikanë një unitet
strukturor solid dhe të lakmueshëm, duke u mbështetur krejtësisht në elementë
autentike të shqiptarëdhe konkretisht mbështetet, si besa, vëllezërit ndërtues,
te vëllai dhe nusja e vogël, te pozicioni
i gruas ndaj burrit, pa ndërhyrjen e zotave, zanave apo zogjve si tek
vendet fqinje.Motërzimet tona kanë një qasje të madhe me ritet mortore,zakonet
shumëshekullore dhe drejtën kanunore të popullit shqiptar. Dhe më e rëndësishmja,
të gjitha variantet vendosen në një kohë më të hershme se variantet e popujve
të tjera ballkanas, duke përcaktuar ditëlindjen e baladës një epokë më të
hershme të zhvillimit shoqëror si paganizmi dhe fundi i periudhës së
matriarkatit dhe fillimit të patriakatit.
Fakti
që varianti sllav i baladës i njohur me titullin “Zidanje Skadra” është
prezantimi i parë në Evropë më 1815 i kësaj balade nuk do të thotë se balada u
përket grabitqarëve, ashtu si dhe fakti që Georgios Megas në studimin e tij të
335 varianteve greke të Murimit në Urën e Artës konkludon se “miti ka origjinë
epirote” do të thotë se Vuk Karaxhiçin nuk jemi ne që e kundërshtojmë, por vetë
e vërteta.Këtoe kanë nxitur Timon të analizojëfaktet që sanksionojnë pozicionin
tipologjik dhe kohën e ngjizjes të
variantit shqiptar të kësaj balade.
Timua
pohon se ne jemi të vetëdijshëm që kjo baladë e ngarkuar me simbole e rite
pagane është bijë e një kohe të hershme dhe nuk ka lindur si një vepër e
artistike, por shumë më tepër se kaq. Ajo mbartëte dhe përcillte një mesazh të
popullit që e krijoi dhe kohës që e lindi për kohërat dhe popujt që e pritën dhe e “morën,
duke e bërë të tyren”. Cili ishte ky
mesazh i madh? Besa e mbajtur dhe burrëria e vëllait të vogël, heroizmi dhe
qëndresa e nuses së vogël, lartësimi dhe rezistenca e kalasë mbi rrënjët e
lidhura në themele gjaku.
Është
e saktë se tre vëllezërit shqiptarë që ndërtojnë kalanë, urën, apo kishën janë
një element thelbësor në të gjitha variantet shqiptare, ndërkohë që në
variantin serb me ndërtimin e Shkodrës merren mbreti dhe dy princat, vëllezër
të tij dhe një ushtri ndërtuesish. Po kështu, te varianti grek ndërtimi i urës
së Artës kryhet nga kryemjeshtri dhe një grup i madh muratorësh e punëtorësh,
duke dëshmuar kështu një organizim shoqëror më të lartë se te variantet
shqiptare, gjë që pohon se ndërtimi i tre vëllezërve shqiptarë është një
ndërtim më i hershëm në kohë. Pohohet se
çfarë është Besadhe pse kjo fjalëështë vetëm në gjuhën shqipe dhe gjallon edhe
tek baladat e tjera shqiptare si arkitra p.sh. te “Kostandini e Doruntina” për
arsye se “besa” është dukuri e përveçme, vetëm shqiptare, me premisat e një
kushtetute më vete të sanksionuara më pas nëpër kanunet tona si ai i
Skënderbeut, i Lekë Dukagjinit, i Himarës apo i Zhulatit.
Murimi
ishte flijim i gruas së re,pasi vetëm ajo e kishte transferimin e aftësisë
jetëdhënëse të saj te një send apo trup i ngurtë, mendim i krijuar nga fakti i
dhënies jetë foshnjave në bark të nënës. Ideja sllave e murosjes së dy
binjakëve është thjesht një letrarizëm pa shprehësi komunikatave. Stoja dhe
Stojani nuk i shtojnë vlerat baladës, por i heqin thelbin asaj dhe bashkë me të
autorësinë dhe identitetin.Në folkloristikën shqiptare “balada e murimit në
Kështjellën e Rozafës” ndrin si ylli polar në yllësinë e baladave. Ajo që
tërheq vëmëndjen është fakti se këtë baladë, gati me të njëjtin subjekt, por me
emrin “Zidanje Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës) e kanë edhe serbët të marrë nga
lahutarët dygjuhësh dhe të trajtuar,shëtitur dhe shitur nëpër botë nga Vuk
Karaxhiçi si baladë serbe.
Nga
studimi del se ngjarjet e përshkruara në baladë nuk datojnë në fillim të
shekullit XIV dhe s’kanë lidhje me mbretin Vukashin Mrnjav?evi?. Realisht kjo
është e pamundur, pasi në këtë shekull, në Ballkan dhe në gjithë Evropën ishte
ndërprerë riti i murimeve. Në shekullin e XIV në Shqipëri dhe në Serbi ishte
instaluar institucioni i krishterimit i cili kontrollonte gjithë jetën
shoqërore dhe shtetërore. Në parim krishterimi si fe praktikon ritualin e
shenjtërimit (spërkatjes) me ujë të bekuar të themeleve. Është “devijim” nga
normat e krishtera edhe fakti që në variantin serb, subjektin e vë në lëvizje
zana e malit, “vila”, hyjni e besimit politeist, sepse gjallimi i kësaj hyjnie
të epokës pagane në shek. XIV është një blasfemi për krishterimin dhe ai s’mund
ta linte pa ndëshkuar. Vendosja e emrit të mbretit Vukashin Mrnjav?evi?, që
pronat i ka pasur në Maqedoninë e Veriut është një synim i drejtpërdrejtë, që
të fshihet hershmëria dhe shqiptarësia e baladës.
Timua
ka përdorur një bibliografi të lakmueshme dhe 174 referenca në mbështje të
esesë së tij studimore të mirëargumentuar përmes dokumentacionit dhe pasurisë
së autorëve referues pro apo kundër, shqiptarë apo të huaj, si: Georgios Megas,
Johann Georg Von Hahn, Historiani i Bizantit Prokopi, H. Ewlter, Prosper
Merime, La Martin, Profesori çek, Dvornik, Vuk Stefanoviç Karaxhiçi, Jovan
Tomic etj. P. Çakalli, Odise Kote,
Fatmir Minguli, Shaban Sinani, Anton Nikë Berisha, Tajar Zavalani, Kasëm Taipi.
Marin Barlwti, Ismail Kadare, Qemal Haxhihasani, Olimbi Velaj, Ismaol Kadare,
Thimi Mitko, Fatos Mero Rrapaj, Denush Shala, Petrit Ruka etj. Referimet nga përmbledhje këngësh popullore
të trvave të jugut apo veriut në shqip dhe gjuhë të huaja, botime të Akademisë
së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Instituteve të saj, të Institutit
Alabologjik të Prishtinës etj.