Kulturë
Gani I. Mehmeti: Prof. Dr. Shefki Sejdiu
E diele, 11.07.2021, 02:40 PM
PROFESOR DOKTOR SHEFKI SEJDIU,
Urime 85 vjetori i lindjes, shëndet e suksese
në punën Tuaj të çmuar arsimore, pedagogjike, shkencore e politike edhe për
shumë e shumë vite!
Nga Gani
I. Mehmeti
Më 8 qershor 2021, profesori mbushi 85 vite, Urime!
Disa skica jete të veprimtarisë politike të Prof. Dr. Shefki Sejdiut:
Ishte vetëm 30 vjeç më 1966, kur mbasi kishte përfunduar fjalën e tij Fadil
Hoxha në sallën e filmit në Podujevë, pas Plenumit të Brioneve të Jugosllavisë,
më 1966, kishte thënë!
-Do dikush ta marrë fjalën?
Heshtje...asnjë zë, askush nuk lajmërohet
-Urdhëro ti atje! – dëgjohet zëri i Fadil Hoxhës, drejt një dore me dy
gishtrinjtë lart. Kokat u drejtuan prej një të riu që ishte nisur të dalë në
foltore dhe të mbante fjalimin. Ishte ky Prof. Shefki Sejdiu, i cili, përveç të
tjerash, kishte thënë:
-Me njerëzit që kanë shkaktuar deformimet, nuk mund të ndreqen e
rregullohen ato! – sepse po mendonin se gjithçka do të ndreqej edhe pa rënë ajo
klasë politike e ata njerëz që i kishin shkaktuar ato, sidomos në dëm të
popullit shqiptar. Mbas Profesor Shefki Sejdiut askush nuk e mori fjalën.
Atëherë Fadil Hoxha u shpreh para të pranishmëve që salla ishte përplot:
-Një njeri e paska Llapi! - duke
aluduar në Prof. Shefkiun.
-Prof Shefkiu kishte folur edhe në nja dy raste, por jo odave, në mbledhje,
ku ishin përfaqësuesit krahinor të pranishëm. Sigurimi shtetëror kishte menduar
ta arrestonte, por, kur pyesin se në prani të kujt kishte folur, tërhiqen.
Gjatë gjithë kohnës i kushton rëndësi shkollimit të rinisë. Me kërkesën e
tij hapen paralelet e para të Gjimnazit në Podujevë, si paralele të ndara të
Gjimnazit të Prishtinë, ku po punonte. “Për nxënësin jam në gjndje të dalë edhe
në Kaçanuell” – kishte thënë profesori atë kohë, kur Podujeva me
Prishtinën ende nuk ishte e lidhur me
asfalt.
Kishte ndihmuar edhe në hapjen e paraleleve të Gjimnazit në Drenas, ku me
disa profesorë tjerë kishin mbajtur edhe mësimin deri sa krijohen kuadro për
të.
Në vitet e 90-ta ishte rreshtuar me popullin dhe jipte idetë e tija.
Formimi i Shoqatës “Nënë Tereza” ishte ideja e prof. Shefki Sejdiut. E
kishin lutur të ishte edhe në krye të saj, por ai nuk kishte ambicie për të qenë në krye të të saj, e nuk pranon.
-Dr. Ibrahim Rugova na ka ftuar në një mnbrëmje një pjesë intelektualësh
dhe na ka pyetur se çka na e merr mendja për situatën politike. Ne kemi dhënë
idetë tona kush çka kishte. Kjo ka qenë një ditë më parë se të Shpallej
Kushtetuta e Kaçanikut! – thotë Prof. Dr. Shefki Sejdiu.
Pas luftës ishte një legjislaturë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga
Partia Demokratike e Kosovës.
Një ditë u gjendëm në kabinetin e tij në fakultet ku jipte mësim. Erdhi
Salih Ramadani i Maqedonisë. Edhe ai kishte qenë një legjilaturë a më shumë
deputet i Kuvedit të Maqedonisë.
-Ibrahim Rugova është tradhtar! – Tha Salihu.
-Ndal, ndal, ndal! - po i thotë Prof. Shefki Sejdiu, duke ia zgjatur edhe
dorën përpara që të mos e linte të fliste më shumë.
-Nëse të gjitha të këqiat i ka, tradhtar nuk është Rugova! – ia ktheu Prof
Shefkiu. Më pastaj edhe është tërhequir nga politika.
Prof. Shefki Sejdiu e bën edhe Ramush Ramën kryetar të Podujevës. Ai nuk
ishte këshilltar komunal, por se si mbledhja për kandidim mbahet në një klasë
të Gjiomnazit, ku ishte edhe Prof. Shefkiu. Kandidat ishte Mustafë Hoxha. Edhe
ai kishte meritat, por tani ishte koha intelektualve. Mbas një debati, Shefkiu
kërkon fjalën. Dikush thotë se nuk ishte këshilltar, për çka nuk kishte të
drejtë fjale. Nëse nuk gaboj, aty ishte nga Prishtina Nebih Gashi. Ai u thotë
se përse të mos e dëgjojmë fjalën e zij, dhe ia japin.
-Meritat e komandant Muistafë Hoxhës janë të mëdha, por unë do të ju
propozoja ta kandidoni Prof. Ramush Ramën për kryetar të komunës së Podujevës.
-Mirë, por propozimin do duhej ta jipte dikush nga këshilltarët komunal! – thuhet. Atëherë, ngre gishtat mësuesja e nderuar, Serbeze Rexhepi që ishte këshilltare dhe ulur në bangën me prof Shefki Sejdiun dhe jep propozimin. Ky propozim miratohet dhe Ramush Rama ka qenë zgjedhur kryetar komune, sukseset e të cilit kanë qenë shumë të mëdha, sidomos në arsmim, duke i hapur shkollat edhe në fshatrat më të largëta të kësaj komune gjatë vitit 1967/1968, edhe këtu nëse nuk e kam gabim.
Prof. Shefki Sejdiu është nacionalst. Ai ka edhe të ecurit e tij të
veçantë, sa me të parë, sa do larg, mund të dallohej se ishte ai. Të folurit e
tij gjitherë e ka pasur të qartë, dhe, sa do shumë njerëz të kishte, kur e
merrte fjalën ai, heshtja e të tjerëve mbretëronte. Nuk di, përveç ndonjërit
nga zilia, që nuk ka dashur ta dëgjojë duke folur e biseduar Prof. Shefki
Sejdiun. Edhe për këtë e kam një rast për ta marrë shembull. Ishim në Medrese
të Prishtinës në vitet e 90-ta, kuir
ishim larguar nga institucionet dhe shkollat prej politikës serbe, ku po mbahej një aktivitet
për arsimin në Kosovë. Doli Prof. Shefkiu. Po fliste, por dikur i kaloi koha,
duhej ndërprerë.
-Po, ky me të folë tetë orë nuk të mërzitë, vetëm kënaqesh! – po dëgjojë dy
bashkëbisedues që ishin ulur prapa meje.
Prof. Shefkiu pedagog:
-Kisha provim me studentë. Ishte afati i Gushtit. Vapë. Studetët kishin
ardhur në brekë e maicë. – rrëfente prof
Shefkiu. – Ne jemi këtu në provim apo në plazh? – i pyet profesori.
-Jo, në provim, profesor! – përgjigjen studentët.
-Atëherë ju shkoni e veshuni sikur për në provim dhe vini këtu pas dy
orësh. Deri atëherë e shtyjmë ne provimin, që të mos e humbisni afatin. – Dhe,
kështu veprohet.
Një i njohur intervenon tek Prof Shefki Sejdiu që djalit të tij student t’i
ndihmonte tek kolegu për t’i dhënë notën kaluese.
-Po, - i thotë, profesori. – le të vijë ai tek unë në shtëpi për dy javë
dhe unë do e ushtrojë atë deri sa ta mësojë lëndën për notë kaluese!
-Jo, jo. Unë mendova ashtu, pa ditur ta kalojë djalin tim! – ia kthen babai
i studentit. E sheh se ndryshe nuk del gjë nga Prof. Shefkiu dhe i ishte
hidhëruar ca.
Nuk i ka dashur intervenimet as tek ai e as tek të tjerët.
Prof. Shefkiu nuk është lokalsit, ai i përket gjitha trojeve shqipatre.
Asnjërin nuk e ka shikuar me një sy tjetër pse ishte llapjan.
Sidomos pas luftës, ka vizituar pothuaj çdo fshat në trevën e Llapit, nisur
nga Murgulla, Tërrnavica, reçica e teposhtë.
Profesor Shefki Sejdiu, Novelist, Balkanologist, Linguist
from
November 24, 2010
1000
Shefki Sejdiu u lind më 8.6.1936 në
Albonë (ish-Pakashticë), Komuna e Besianës (ish-Podujevës), Kosovë. Shkollën
fillore e ka kryer në vendlindje, Progjimnazin në Besianë, Shkollën Normale në
Prishtinë (1956), Filologjinë romane në Shkup (1962) dhe studimet
pasuniversitare –Linguistikën e përgjithshme me përqëndrim të vaçantë në linguistikë
romane, në Zagreb (1975), ku edhe u doktorua me temën «Formalna i semanti?ka
podudaranja u denominacionim postupcima u fitonimiji romanskih jezika s
albanskom i hervatskoserpskom fitonimijom».(1985) Përkimet formale dhe
semantike në proceset emërtuese në fitoniminë e gjuhëve romane me fitoniminë
shqipe dhe kroatoserbe.
Ishte mësues në rrethinën e Kumanovës (1956-1957), profesor i frëngjishtes
dhe i latinishtes në Gjimnazin e Podujevës (1961- 1967) dhe në Gjimnazin e
Prishtinës (1967-1972). Prej vitit 1972 është ligjërues, docent (1985) dhe
profesor ordinar (1991) i Historisë së gjuhës frënge me frëngjishte të vjetër
dhe i latinishtes pranë Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit
(Filozofik) Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Ka mbajtur ligjërata si profesor i ftuar në disa institucione shkencore: në
Universitetin e Sofjes (1987) dhe në atë të Veliko Tërnovo-s të Bullgarisë
(1987), në Universitetin e Zagrebit (1990), në Qerthullin linguistik të
Zagrebit (1990) dhe në Universitetin e Elbasanit (2000). është anëtar i disa
asociacioneve shkencore: Është anëtar i Asociacionit të Profesorëve
Universitarë për të Drejtat e Njeriut me seli në Cape Town (1988) dhe të
Asociacionit të Ballkanistikës dhe të Sllavistikës të Rumanisë (1991). Me qëllim
hulumtimi dhe thellimi të njohurive teorike qëndroi disa herë për specializim
në shumë institucione shkencore të Ballkanit dhe të Evropës. Në Universitetin e
Grenoble-it (1985); në Universitetin e Parisit (École des Hautes Etudes,
Sorbonne III, IV) ku gjatë dy viteve universitare (1971/72 dhe 1974/75), ka
përcjellë ligjëratat dhe ka ndjekur mësimet nga Gjuhësia e Përgjithëshme (dhe
aksiologjia) te Andre Martinet, nga Indoevropistika (hetitishtja dhe
italikishtja) te M. Bader dhe Michel Lejeune, nga Linguistika romane
(frengjishtja e vjetër) te L. Wagner dhe nga semantika dhe linguistika logjike
te Bernard Pottier; në Institutin e Linguistikës dhe në Universitetin e
Lisbonës (Portugali) hulumtoi dhe studioi çështje të gjuhësisë iberoromane
(1978/1979). Njohuri nga ballkanistika mori në Universitetin e Zagrebit, në
Institucionet e Bukureshtit (1970, 1973, 1978, 1979, 1982) në atë të Sofjes
(1987) dhe në Londër (1995) ku bëri hulumtime në fushë të antropolinguistikës
dhe të etimologjisë.
Profesor Shefki Sejdiu, në komunikimin shkencor përdor (me gojë dhe me
shkrim) përveç gjuhës amtare edhe kroatishten dhe frengjishten, kurse
literaturën profesionale dhe shkencore e shfrytëzon edhe në latinishte,
italishte, portugalishte, spanjolle, rumanishte (dhe katalone, sardishte,
retoromanishte), por edhe në anglishte, rusishte, bullgarishte, sllovenishte
dhe polonishte.
Profesor Shefki Sejdiu përktheu dhe përshtati tekste të gjuhës frenge për
shkollat fillore dhe të mesme dhe recensoi tekste të latinishtes për shkolla të
mesme dhe fakultete; është autor edhe i tri studimeve monografike të domenit të
onomasiologjisë. Fitonimia shqipe e Kosovës –lënda, ndarja, etimologjia,
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1972; Fjalorth etnobotanik i
shqipes, Prishtinë 1984; Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe
ballkanike, Prishtinë, 1989; Sisteme, struktura, raporte (etnolinguistikë),
Prishtinë, 2002; Sprova etimologjike, Prishtinë, 2002. Mori pjesë me kumtesa
dhe ligjërata në dhjetëra tubime shkencore të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj
(Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Sofje, Zarë, Elbasan, Tërnovë, Donji Milanovac), si
dhe i disa studimeve të karakterit monografik të botuara në revista shkencore.
Është anëtar i Asociacionit të Profesorë Universitar për të Drejtat e
Njeriut me seli në Cap Tawn (1988) dhe i Asociacionit të Ballkanistikës dhe të
Sllavistikës të Rumanisë (1991).
Për ta ndërtuar veprën e tij autori ka hulumtuar dhe studiuar shumë gjatë
marrëdhëniet dhe huazimet leksikore romano-ballkanike në fushë të fitonimisë
dhe marrëdhëniet e huazimet leksikore romano-sllavo e shqiptare në truall të
shqipes në veçanti. Ai ka sjellë një sintezë të re të huazimeve fitonomike te
shqipes. Veçantia e këtij studimi është se e nisë hulumtimin dhe studimin e
trashëgimisë jo vetëm kombëtare (të burimit indoevropian dhe të formimeve të
brendshme të (proto)shqipës, ballkanike dhe të Evropës Juglindore apo
Mediterane. Sipas Sh. Sejdiut, një numër i madh i fitonimeve ka hyrë në
(proto)shqipe drejtpërdrejt ose tërthorazi si Komercialwörter, Kulturörter dhe
Apothekenwörter, prandaj studimet shqiptare huazimet duhet shikuar nga shumë
aspekte: të natyrës, të klimës, të kushteve gjeografike, të raporteve
shoqërore-ekonomike etj.
Ka botuar në revistat Gjurmime albanologjike (IAP), Seminari Ndërkombëtar
për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Studime (ASHAK),
Folia Onomastica Croatica (Zagreb), Onomastika jugoslavica (Zagreb), Filologjia
(Prishtinë) etj.
Për Shefki Sejdiun kanë shkruar: Idriz Ajeti, Radosllav Katiçiq, Rexhep
Ismajli, Besim Bokshi, Vijomir Vinja, Shefkije Islamaj, Hasan Muja, Mehmet
Halimi, Augustin Kovaqec, Mensur Raifi, Begzad Baliu etj.
Begzad BALIU
Pranë shkollës në Murgullë
Te Arra e madhe, vendlindja e Prof
Shefki Sejdiut, i pari nga e djathta
Prof. Shefki Sejdiu, Dr. Jusuf Osmani dhe ciceroni nga
Sllatuina e Mavriqit
Pranë përmendores së Demë Ahmetit, Reçicë. Nga e majta: prof. Shefki
Sejdiu, Dr. Mehmet Halimi, Dr. Jusuf Osmani dhe Gani Mehmeti
Pollatë, Dr. Mehmet Halimi dhe Prof. Dr. Shefki Sejdiu