Kulturë
Gjon Keka: Historia e Gjergj Kastriotit është nga më të rëndësishmet që kemi si komb
E diele, 04.07.2021, 04:55 PM
Historia e Gjergj Kastriotit është nga më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi si komb
Nga
Gjon Keka
Pa
mësimet dhe dritën e Gjergj Kastriotit nuk mund të tregojmë se jemi pasardhës
dhe ndjekës të denjë të udhës së tij, sepse pa dritën e tij ne do të mbesim në
errësirë si komb e popull.
Një
komb pa dritë dhe pa njerëzit e mëdhenjë të tij nuk do të mund të quhet komb i
civilizuar dhe fisnik.
Figura
e Gjergj Kastriotit mbretit tonë arbëror europian duhet të jenë pasaporta e
diplomacisë dhe politikës së jashtme të kombit tonë.
Mbreti
ynë Gjergj Kastrioti është figura unike dhe e pavdekshme në historinë e kombit
tonë arbëror europian. Shumica e autorëve dhe kronistëve europian e
përshkruajnë atë si nje burrë mendjendritur dhe me zemër të madhe.
Gjergj
Kastrioti pati bekimin vertikal dhe horizontal të bashkimit arbëror; ai e pati
bekimin vertikal dhe horizontal të lirisë; ai e pati bekimin vertikal dhe
horizontal të kurorës së Mbretërisë së Arbërisë europiane të asaj kohe.
Në
fakt koncepti i lirisë ,shtetndërtimit dhe bashkimit arbëror kuptohet më thellë
nëse e njohim mirë qeverisjen e urtë, vizonare e mbi të gjitha epokën e artë të
tij.
Historia
e Gjergj Kastriotit është nga më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi dhe nuk
pendohem që ia kam kushtuar jetën time.
_____
Shtatë librat e autorit
Gjon Keka kushtuar mbretit arbëror Gjergj Kastrioti mund të gjenden në:
Libraria Artini-Toena në Prishtinë
Libraria Dukagjini në Prishtinë