E merkure, 06.11.2024, 04:27 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Bodina

E premte, 02.07.2021, 05:12 PM


B O D I N A

Tregim

Nga Përparim HYSI

Parabol

Në verën e vitit 1967, PETREF ZOLA,qe ushtar. Reparti në verë qe në punime xhenjere:në hapje dhe zgjerim të tuneleve ekzistuese për të strehuar  jo vetëm topat luftarakë,por deri dhe diagaçë që duheshin për t'i mbartur dhe,siç ishte koha, për t'i fshehur nga armiku që rrinte në përgjim. Instruktori specialist porosiste ushtarët minatorë: ruhuni nga birat e vjetra në tunel se,sado të vjetra këto bira, mund të kenë dinamit dhe tek ndeshin me pistoletën,jo  vetëm japin shpërthim,por rrezikojnë dhe jetën. Porosiste instruktori,por ushtarët minatorë kërkonin rrugë të lehta. Pikërisht atje futën pistoletat e tyre dhe, ndërkaq, u ndje një shpërthim. Shkëmbi ku punohej u kthye në një tymnajë të llahtarshme dhe dy fatkeqët mend humbën jetën: për pak do liroheshin pas trivjet shërbimi të detyrueshëm. Ata mbetën invalidë: njëri humbi të dy sytë dhe tjetri mbeti me një dorë.

Kjo ngjarje ju kujtua  PETREF ZOLËS se,për çudi, sado që nuk punoi si minator,edhe ai e pësoi nga një"birë e vjetër". E tjetër lloji kjo"bira e vjetër" nga e cila e pësoi PETREF ZOLA,por,sidoqoftë, në mos e vrau,e plagosi.

*     *    *

Ra zilja e telefonit. Merre,merre,- i bërtiti të shoqes. Jam duke larë enët dhe po më kullojnë duartë,-u përgjigj ajo.

Ai u ngrit nga divani,afroi celularin tek veshi dhe ,sa e hapi, foli:-ALO!

Nga ana tjetër, u dëgjua një zë femre (kjo qe ajo"bira e vjetër") që në vend të tregonte se kush ishte,bëri pyetjen tjetër:-Kush jam unë?

Petref ZOLA e pranoi sfidën me prudencë dhe i tha:- ZONJË, në telefon me të panjohurin ka një rregull:marrësi thotë emrin dhe mbiemrin se është një nga parimet bazë të etikës.

- Dhe kush më flet për etikë? Më flet PETREF ZOLA që ka nevojë për fre dhe jo për shtyrje.

- Ai,PETREF  ZOLA që ke njohur ti,moj zonjë e panjohur, ka vdekur,por,nëse do ta vazhdosh bisedën me mua,të lutem më thuaj emrin ose ndonjë shenjë që të më kujtohesh.

- Jam BODINA,gati shpotiti ajo dhe,tash, që të tregova,me siguri do të kujtohem.

-BODINË,-klithi gëzueshëm ai, po si e gjete telefonin tim?

-Ore,harraq,po e ke bërë shkollën në ELBASAN dhe nga ELBASANI është thënia:-Ai që të do,vjen e të gjen!

-Rrofsh, moj BODINË,-tha ai.

-Prit,prit se nuk kam mbaruar.Do vij në TIRANË dhe dua të takoj.

-Shumë mirë, më merr në telefon dhe do të them vendin dhe orën kur do takohemi.

U ndanë nga telefoni,por PETREF ZOLËS,sikur i erdhi BODINA aty ku u shtri mbi divan. Dhe ai,si ata bashkëshokët minatorë, me"pistoletën e kujtimeve" zhbiroj një "birë të vjetër" që kish të bënte me BODINËN.

*    *   *

BODINA nuk ish shoqeklase me të. Përkundrazi:kur PETREF ZOLA qe maturant,ajo ishte në vitin e dytë. Tani në konvikt kishte shumë vajza (dy vjet më parë  konvikti qe maskilist),por nuk kish ndodhur kurrë ndonjë "thagmë" se kishte në konvikt e shkollë një disiplinë spartane.  Por, megjithatë,ndonjë  "vogëlimë" edhe ndodhte.

Qe një mbrëmje nëntori dhe PETREF ZOLA i dhënë shumë pas letërsisë,sikur ish vjedhur nga shokët dhe kish zënë vend në një nga stolat e lulishtes. Drita reflektohej nga xhamat e dritareve të mëdha,por atij nuk i lipsej drita,se sa mëvetësia: qe bërë sy e vesh me lajmet që vinin nga altoporlanti:-Ju flet MOSKA! Ju flet MOSKA dhe batare me mallkime lëshoheshin mbi PASTERNAKUN si fitues të NOBELIT. Ndërsa PETREF ZOLA drithërohej për POETIN e SONETEVE,PASTERNAK,çuditej që kish shkruar roman. Romani i parë "Doktor ZHIVAGO" dhe drejt e në kulmin e lavdisë. Por kjo lavdi e merituar,PASTERANAKUT, i doli prej hundësh. Tek po jetonte këto momente kaq të nxehta dhe kaq të mprehta, ai u befasua kur u shfaq një"hije". "Hija" sa vinte dhe afrohej dhe kur u zgjat për të parë më afër,njohu BODINËN.

-Po ti?-shfaqi habinë ai.

-Të pashë që po rrije vetëm dhe erdha për të bërë shoqrëri. Tha kështu dhe "hija" u ngul mu ngjitur me PETREF ZOLËN. Ca se ishte errësirë dhe ca se qenë të dy vetëm,PETREF ZOLA,si më i madh,tentoi të ngrihej.Tentoi,por,siç ndodhi,i kish bërë hesapet,pa e pyetur hanxhinë. Ky,"hanxhiu" qe paksa më i vogël në moshë, por nëse thënia"ferra e vogël,fsheh lepur të madh",qendron,atëherë kjo është thënë për BODINËN.

- Ku vete?- e ndaloi ajo. Mos ke qejf që të bërtas dhe të lësh kokrrën e namit dhe,kur e pa që tjetri u ul,i kërceu drejt e në prehër.

-M'i lëpi buzët,- urdhëroi ajo. Dhe,ndërsa ai zuri t'ia lpëpinte me"politesë",ajo ia kafshoi me aq forcë,sa ai mend bërtiti.

- Do na shohin,-tha i frikësuar ai. U ngritën dhe,tek u futën në konvikt,sikur nuk kish ndodhur gjë mes tyre. Por BODINA qe si flakë qumështi. Ngrohej më tepër,shkumonte dhe derdhte kusinë. Provoi një herë tjetër PETREF ZOLA dhe BODINA ia priti me shpoti:-E di si themi ne në KOLONJË:" I shkreti ti,u mësove si një mi në mulli". Dhe ia dha të qeshurit.  Eh, moj BODINË,-tha ai. Vjen e shfaqesh pas gjashtëdhjetë vjetësh.Dhe PETREF ZOLA priste nga dita në ditë që ta merrnin në telefon.

*     *    *

Po,ndërsa priste telefon nga BODINA , në një nga mbrëmjet,tek po ndiqte lajmet, pa kronistin që flesh,foli për një aksident automobilstik. Mes viktimave ai dëgjoi emrin e BODINËS! BODINË,-klithi me dhëmbje.

-Ç'pate?- pyeti e shqetësuar e shoqja.

-NJë dridhje në zemër,- u rrëfye ai.

Ajo shkoi mori një trinitrinë, i mbushi një gotë me ujë dhe i tha:- Pije,se ka për të qetësuar!

Eh,-tha ai me vete,-sa dhëmbin këto plagët e vjetra! Nuk duhen trazuar"birat e vjetra",se mund të kenë të fshehur dinamit në to. Dhe u shtri mbi divan dhe kotej me dhimbjen e fshehur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora