Kulturë
Skënder Hoxha: Rasimi ishte bërë fanar
E diele, 27.06.2021, 11:02 AM
SKËNDER R. HOXHA
RASIMI ISHTE BËRË FANAR
(Requiem
kushtuar mikut tim të penës Rasim Thaçi)
1.
Mora
lapsin dhe hijen
e
kujtimeve për ty
të
kërkoj mikun e penës
që
na iku aq shpejt
pa
pritur e kujtuar
oguri
i vdekjes e rrëmbeu!
E
kërkova
mrizeve
të vendlindjes
në
Shkarashnik
dhe
u ndala në Suharekë
aty
më pritën të bëmat
punëndriturat
e tua...
Atje
ku shpesh ajo që ngulfat mbyt
Ty
të shndërroi në vyrtyt!
2.
Emri
yt u kalit
Në
gazeta e antologji
Libra
e revista
Për
të rritur e për fëmijë.
Në
ditët e lagështa
Në
tym e tmerr
U
shnërrove
në
ngjyrë lapsi
U
shndërrove në ylber...
Herët
e kishe shaluar ëndrrën
Miku
im
Të
mos humbet mësimi shqip
Rasimi
ishte bërë fanar
Në
atë mjegull e tym
Shtëpitë
shkolla –
Ishin
makthi ynë,
Ishin
shpëtimi ynë!
Të
gjitha janë si testament
Janë
si ngushëllim...
3.
E
thërras dhimbjen
Të
përfytyroj
Edhe
kur heshtja vjell dritë
E
nata përtypet për jetë
Për
portretin tënd -
A
të shkruaj këto vargje
A
të skalis në vinjetë?...
4.
U
rendite ndër pinjollët e lirisë
Ndër
pinjollët e shkollimit shqip,
Prapa
le shembullin e krenarisë
I
paharruar në faqe të historisë!
(Pejë, 23 qershor 2021)