Kulturë
Përparim Hysi: Bedri Çoku - Kryengritja që tronditi diktaturën
E marte, 22.06.2021, 07:40 PM
Vesa dhe betoni
Kryengritja
që tronditi diktaturën nga BEDRI ÇOKU
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Titulli
i kësja eseje "Vesa dhe betoni" është metaforë imja për librin e
BEDRI ÇOKUT"Kryengritja që tronditi diktaturën". Nuk kam lexuar libër
më rrëqethës se sa ky dhe, tek hyj në raporte krahasuese si me"Arqipelagun
GULAK" të SOLZHENICINIT, pa menduar se mbaj anësi, por them se vujatjet, torturat, privimet higjenike e shëndetësore
si ato që kanë hequr të burgosurit në SHQIPËRI në kohën e "diktaturës së
proletariatit", ua kalojnë dhe
atyre në kohën e skllavërisë. Amplituda
e këtyre vuajtjeve mgrihej në apogje, sidomos,
për të burgosurit politikë. Unë nuk kam qenë as i burgosur ordiner dhe
as politik, por nuk flas qesim. Kam
përpara librin e BEDRI ÇOKUT që, pasi jetova bashkë me të nëpër faqet e librit,
arrita në përfundimn e paluajtshëm: BEDRI ÇOKU,
kur thotë TOMAS ELIOT, e ka matur
jetën në burgjet e diktaturës"me lugë kafeje". Në libër nga faqa në
faqe, njihesh me ngjarje tronditëse; me tortura çnjerëzore dhe, mbi të gjitha, me një rrezikshmëre jete të përditshme. Ajo
që ndodh atje në qelitë e SPAÇIT, të BURRELIT,
të QAFË BARIT, të bindë ty si
lexues sentenca e marë nga "FERRI" i DANTES "JU që jini pas
porte, mos mbani fare shpresë",
është e brendashkruar pranë frëngjive të këtyre të "fajshëm", fare të
pafajshëm.
Lexon
dhe zë drithërohesh bashkë me ta. Unë lexoj dhe zë hamendësoj, në të njëjtën
kohë dhe tek zë bëj pyetjen e mirëfilltë:- Përse ka ndodhur kështu? Përse
qindra njerëz të moshave të ndryshme, prangosen dhe vihen në punë të detyruar
skllavëruese, vetëm e vetëm se mendojnë ndryshe? Vetëm e vetëm se kërkojnë
drejtësi dhe barazi? Dhe përnjëherë në ndihmë të përgjigjes sime, vijnë DY DITURAKË TË MËDHENJ që, sado kanë
jetuar në shekuj të ndryshëm, arrijnë në
një përgjigje të saktë. I pari, VOLTERI:"
Është e rrezikshme të keshë të drejtë, kur qeveria të kafshon". Dhe
sikur aty nëpër faqet e librit, më
fanepset BERTOLD BREHT që thotë:" Nëse ne luftuam dhe u mundëm prej
padrejtësisë, kjo nuk do të thotë se padrejtësia ka të drejtë." Tek BREHTI
qendroj dhe pak, jo për të koregjuar atë,
po për të bërë me të një polemikë luajale: BEDRI ÇOKU dhe gjithë shokët
e burgosur me të, luftuan me padrejtësinë dhe, sado"padrejtësia qe mizore
e naziskine", ata e mundën atë.Duke
i personalizuar këta heronj,
metaforikisht i kam quajtur"beton". Mashinkën toturuese që
spekullonte në emër të popullit dhe vriste e priste duke shkelur edhe ligjet e
kushtetutës (palo kushtetutë e quante një çam,
miku im nga MARGLLIÇI i
ÇAMËRISË), i kam personalizuar në"vesë nekrofile". Se vesa nuk ka
çfarë i bën betonit. Si në filmat"multiplikativë" ku i vogli,
gjithmonë e mund të madhin. Kjo përqasje imja është veç analogjike, po kur shoh njerëz si BEDRI ÇOKU, si SKËNDER
DAJA, DERVISH BEJKO, PAL ZEFI, HAJRI PASHAj, LAÇKON, ZEF ASHTËN dhe lista
vazhdon. Ranë nga plumbat e diktaturës, SKËNDER DAJA, DERVISH BEJKO, PAL ZEFI,
HAJRI PASHAJ dhe duket sikur ata plumba dhe ty ta çajnë tej përtej mushkërinë.
I gjithë ky terror vetëm për të mbjellë frikë. Po atë që aq bukur e ka thënë
nobelisti francez, ANATOL FRANS:" Aty ku është vuajtja dhe hidhërimi, aty
është fitorja dhe guximi", BEDRI ÇOKU dhe bashkëshokët e tij, e kthyen në një fakt triumfues; BEDRI ÇOKU me
thikë çau dorën për të gatitur flamurin pa yllin komunist. Pas tij, siç ndodh sot me ata që mbajnë radhën për
vaksinën, vullnetarisht dhe me ndërgjegje vetmohim, e lyen një çarçaf
jorgani, një listë e gjatë të burgosurish dhe flamuri i fitores rrahu flatrat
si një sfidë e triumfit të"betonit" mbi"vesën"nekrofile të
diktaturës. Ndalem në këtë moment dhe ja tek më shfaqet MJEDA me sonetin
"LIRIA":"... dhe lart në maja/bukuri madhore/ hapi flatrat e
tmerrshme/me thonjë të harkuem/ SHQIPEJA ARBNORE". Nuk gjen kund një
fitore kaq dhëmb për dhëmbë midis të mirës e të keqes. Sa e ndjej veten mirë si
lexues nga kjo betejë për jetë a vdekje.
Më
vjen mirë që"vesa nekrofile" u shpërbë, për mos ia parë më bojën
kurrë.
Duke
e mbyllur këtë ese për librin e BEDRI ÇOKUT"Kryengritja që tronditi
diktaturën".e uroj autorin për librin me kaq vlerë dhe e mbyll.për mos t'u
bërë i mërzitshëm. Thonë që tek TEMPULLI I DELFIT është gdhëndur një
sentencë:"Ruaj masën!". Atë sapo e bëra.