E enjte, 29.07.2021, 10:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Kuti i rrobave të fatit tim

E hene, 21.06.2021, 06:25 PM


Jusuf Zenunaj

KUTI I RROBAVE TË FATIT TIM

Eshtrat i lashë prej pragut tim

deri n'Anadoll e Misir,

për pasha, car e mbret

fitoreve tê huaja trupi m'u tret!

Rrugëzjarreve kronikanë e emisarë,

rreshtat e pakët që shkruan për mua,

në tryezat e tregjeve të fatit i grisnin,

mbas gotave të përgëzimeve

s'pranonin që më njihnin!?

Prapë kthehesha tek pragu,

për ta ndjekur të pamëshirëshmen- historinë.

Mbi truallin tim plot varre

sërish ecnin ujq, derra e arinj.

Kuti i rrobave të fatit tim

gjithmonë u rrudh

nga të mëdhenjtë s'u shtri kurrë!!!

SHQIPJA MORI FLUTURIM

(Jashar Hajdarajt)

Mbas pranverës jo të parë,

kur ti dole flamurtar,

shqipja mori fluturim,

krahthyer deri n'perëndim,

në ditë me shi e me acar,

për liri s'pati të ndalë

e njoftoi botën mbarë

se n'tokë t'lashtë të Dardanisë,

s'u pa kurrë drita e lirisë!?

Iknin vitet;

mjegulla shtohej,

krahu i shqipes po rëndohej,

këngë bilbili nuk dëgjohej.

Drita zbardhi n' atdhe,

kur u ngrit në këmbë Rinia,

përr flakë të pushkës erdh liria.

F J A L A

Fjala çelë lule,

ferra me gjemba,

mes brigjesh ngre ura,

largësinë ua shkurton zemrave.

Fjala pa vend më e rëndë se shkëmb,

e ëmbël, e idhët në jetë është fjala

s' ka shije si në përralla....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora