Kulturë
Namik Selmani: Një libër i ri për gjuhën shqipe
E diele, 27.06.2021, 10:54 AM
Një libër i ri për gjuhën shqipe
Në
vend të një urimi ndryshe për librin “ Gjuha shqipe dritë e diturisë 2” i
mësuesit Izri Rexha në Austri
Shkruan
Namik Selmani
Lajmi
për librin më të ri për gjuhën shqipe nga autori që jeton në Austri më erdhi
vrulltas. Bukur, me një krenari të fshehur dhe doja që larg nga Amerika që nga
Bostoni ligjërimit shqip të Nolit e të Konicës të isha sa të mundja pjesë e
gëzimit. Dhe e ka shkruar dhe e ka botuar një mësues i gjuhës shqipe që e jep
këtë lëndë për 14 vite në shkollat e Austrisë e që e ka pasuruar përherë
kulturën e tingëllimit melodik të gjuhës tonë në ambientet e një shteti tjetër,
ku e lartëson gjuhën dhe traditat krahas gjuhëve tjera europiane. Që nuk mund
ta trajtojë profesionin e tij vetëm me detyrën e futjes në klasë e të
ligjërimit. Ai është nga ata mësues që plotësojnë parimin më universal të një
mësuesi për të qenë misionar i detyrës së tyre.
Izriu
ka botuar këto libra: “Bazat e Gramatikës për gjuhën shqipe”,
"Blendi" Prizren 2012. Botoi edhe përmbledhjet me poezi: “Në plazh të
përhirtë” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë qershor 2014, “Erë Muzgu” në
shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në dhjetor 2014 botoi “Rri dhe sonte” në
Shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në shkurt 2015 botoi përmbledhjen me poezi “Natë
pa hënë” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në korrik 2015 botoi përmbledhjen me
përralla dhe tregime “Mbretëria e fluturave” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë,
në mars 2017 botoi përmbledhjen me poezi “ Kur lind dielli” në shtëpinë botuese
"Lena Grafikë", Prishtinë, „Heshtja flet me sy“ është përmbledhja me
poezi që e botoi në shtëpinë botuese "Lena Grafik" Prishtinë, dhjetor
2019 . Në gushtë të vitit 2019 ka botuar „Gjuha shqipe 5“ në shtëpinë botuese
"Lena Grafikë" Prishtinë, një libri me detyra të kapshme për natyrën
e nxënësve. Dhe sot është libri i tij më i ri „Gjuha shqipe, dritë e diturisë
2“ që do të bohet në shtëpinë botuese "Lena Grafikë". Autori është
bashkauror i antologjive me poezi “Illyrikum”, nëntor 2012, antologjinë,
kushtuar “Iljaz Kodrës dhe Antigona Fazliut” 2015, në antologjinë kushtuar
poetit “Ali Podrimjes” 2014, antologjinë kushtuar qytetit të Sirisë
“Alepo”2016.
Modestishtë
kam shkruar dhe botuar edhe unë një libër leximi “Lulet e Diasporës" dhe e
kam ndjerë kujdesin dhe nxitjen që më dha dhe përvoja e tij. Duhet të them se
janë të shumtë mësuesët. Po shtohen nga dita në ditë me gjithë atë lëvizje që
bëjnë shqiptarët më botë. Me një dëshirë të mjaft prindërve që duan të mësojnë
fëmijët shqip. Po dua të them se janë mjaft të rrallë mësuesët që bëjnë libra
gjuhe për ta. Ka ikur koha e abetareve në këto 30 vite. Ose duhet të ketë ikur.
Tani
ka ardhur koha e teksteve shqip E pyesim sa e njeh këtë punë krijuese Ministria
e Arsimit në Kosovë? A mbështeten financiarisht këta mësues që libri të bëhet
pronë edhe e shkollave të shqipes në Austri, Gjermani, Angli, Itali e deri në
SHBA. Izri Rexha është modeli më i mirë i këtij misioni humanitar dhe atdhetar
që ka në jetën e vet. Paksa i heshtur dhe punë shumë Izri Rexha.
Dua
të shkoj përtej urimit për këtë libër. Është gjëja më e thjeshtë të urosh po
duhet mbështetja. Duhet shpërndarë përvoja e tyre. Duhet të përgjithësohet në
shtetet amë. Pse jo dhe të vlerësohet në shkallën më të lartë me nderime Kështu
ata do të motivohen më mirë në jetë, në profesion. Ka. kryer shkollën e
gazetarisë dhe më pastaj universitetin e menjëherë është punësuar si profesor i
psikologjisë dhe pedagogjisë. E kjo ndodhi 8 vite pa pagesë.
Që
para 22 vitesh ka shkuar në Evropë. Këtu për 6 vite ka punuar si profesor i
gjuhës gjermane dhe .mandej mësues i gjuhës shqipe. Nuk do i vë fare thonjëza
fjalës hero kur shkruaj për Izri Rexhën. Jo. Se në kohën kur në Shqipëri e në
Kosovë kur shteti është në shërbim të qytetarëve shqiptare jo shumë flitet
mbështetet puna e mësuesve të shqipes në Diasporë.
Izri
ka një portal të tijin në faqet sociale. Jo si ato që merren me thashetheme po
që i shërben gjuhës shqipe.
Izri
Rexha lindi me 14.05.1964 në Barilevë të komunës së Prishtinës. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Prishtinë në Gjimnazin “Eqrem
Qabej”. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, drejtimin e
Pedagogjisë. Pas përfundimit të studimeve 1988/89 punësohet si profesor i
psikologjisë dhe pedagogjisë në gjimnazin "Eqrem Qabej" ku kishte
kryer shkollën e mesme, në të cilën punoi pa pagesë nga viti 1989 deri në vitin
1997. Më pas emigron në Austri dhe atje karriera e tij rifillon nga viti 2004
deri më 2010 si profesor i gjuhës gjermane në firmën BFI, në vitin 2011 në WIFI
si dhe përkthyes te institucionet më të larta të shtetit Austriak, kurse
paralel me punët e tjera nga viti 2007 është mësues i gjuhës shqipe në Linz të
Austrisë ku punon edhe sot.
Cilat
janë planet krijuese të mësuesit Izri, ne jemi në pritje të majave të reja të
kësaj pune kaq humanitare e atdhetare të tij.