Kulturë
Sali Frangu: Autorit i mbeta borxh
E enjte, 24.06.2021, 07:11 PM
Autorit i mbeta borxh
-Lexim i vemendshem i
permbledhjes publicistike “Sportit i mbeta borxh”, te autorit te mirenjohur
Zeqir Lushaj-
Nga
Sali Frangu, Tirane
Keto
dite, sapo perfundova se lexuari librin “Sportit i mbeta borxh”, te autorit
Zeqir Lushaj. Qe ne krye te heres dua te theksoj se gjate gjithe leximit te
libret, kam mbajtur shenime. Eshte ky sugjestionim prej stilit te autorit, apo
mani e imja personale. Kete nuk di ta them me siguri, por nje gje mund ta them
me siguri te vecante kur lexoj kete autor. Kenaqem pa mase prej thjeshtesise
madhore te stilit te tij dhe prej hapsires qe ai te krijon ne brendine e
vepres. Ne rrjedhen e 170 faqeve, qe, mund te them pa frike, rrjedhin si 170
rreshta, ai te krijon hapsira te tilla te pamata si vete sporti, duke te cuar
atje ku deshiron te jesh, e te perjetosh sebashku me personazhet e tij ate qe
ai ka perjetuar. Leximi i kesaj permbledhjeje publicistike me la vertete nje
shije te embel, po edhe te fresket, ashtu si mosha e autorit, qe 20 vjecare,
kur i ka shkruar keto shkrime e reportazhe, plot jete.
Autori
u eshte kthyer me shume dashuri e mall ketyre shkrimeve, jo thjeshte per ti
patur ne nje permbledhje komode per lexim, por edhe per te rijetuar
emocionalisht ato ngjarje dhe evente, per te biseduar edhe nje here me
produktet dhe personazhet e tij, por per te qare edhe ndonje hall qe ka sporti,
qe sot eshte vene ne dukje. Ne kete rast ai vihet ne rolin e asaj nenes se mire
qe ka sjelle ne jete shume femije e perseri jeton vetem. E merzitet nenemira qe
i sheh rralle e me rralle pjellat e saj. Dhe ne fund nenemira sajon nje mbremje
magjike me gjithe pjellat e saj, qe ti shohe te gjithe bashke ne nje sofer, tu
gezohet te gjitheve bashke e tu beje nga nje dhurate ne menyren e saj, pse jo,
tu jape edhe nga nje dacke per te korrigjuar c`fare duhet.
Ne
mbarim te leximit pervec kenaqesise, qe mora, duke perjetuar njesoj si ai ato
ngjarje intensive te jetes se sportit masiv te rinise se kohes, per hir te se
vertetes u ndjeva edhe ne borxh me autorin. Ndaj nxorra ca radhe prej shenimeve
te mia per ti ndare me ty i dashur lexues. Jane mbresa e deduksione te nxjerra
se brendshmi vellimit, ne vleresim te punes se autorit. Sigurisht une nuk jam
ndonje kritik letrar i mirefillte, por do ua percjell shenimet e mia si nje
lexues teper i vemendshem.
Qe
ne krye dua te theksoj se autori ne shkrimet e tij te ketij vellimi, ne te
gjitha zhanret e levruara brenda tij, jep me vertetesi dhe larmishmeri
pjesmarrjen e brezit te ri ne levizjen sportive amatore dhe zyrtare. Kjo
tregon, qe ai e njeh mire raportin zyre-terren, dhe nuk ia lejon vehtes te mos
jete i pranishem aty ku gelon jeta sportive e rinise. Kete ai nuk e ben
thjeshte si nje instruktor i punes me rinine, por edhe si nje gazetar tejet
profesionist, qe di te percjelle me gjuhe te zhdervjellet jete dhe vlera.
Pa
patur frike se mos bej ndonje gabim, do te thoja se ky liber eshte edhe nje
permbledhje metodike per te rinjte qe hyjne rishtas ne rrugen e gazetarise, per
te mesuar gjuhen e bukur te publicistikes.
Autori
e ka ndare gjithe vellimin ne kater cikle, keshtu i quan ai, por, qe per mua,
sejcili cikel eshte nje liber me vehte, e do te qendronte bukur, madje.
Cikli i pare
“Reportazhet”
Kjo
per mendimin tim eshte pjesa me e rendesishme e librit. Jo thjesht per volumin
qe ajo percjell, por dhe per faktin se, kjo gjini nuk eshte e lehte ne
gazetari. Kjo gjini ngjesh ne brendine e saj informacion, interviate, por edhe
letersi te mirfillte me pershkrime dhe prezantime karakteresh. E kur keto
realizohen bukur sic ben Zeqir Lushaj, ne kete pjese te librit, te jep ate
kenaqesine e vecante, sa here-here te duket sikur po lexon nje tregim e novele
te jetuar pak me pare.
Nuk
eshte aspak e rastit, qe ai e nis me Shkodren dhe me shkollen e mesme
pedagogjike, pasi autori aty u mbrujt e u edukua, si mesues, si sportist, po
edhe si gazetar. Tani tek shkruan ato radhe per kete shkolle, per nxenesit e mesuesit,
si gazetar i “Zerit te Rinise”, ndjen mall e dashuri, po edhe nostalgji.
Prezanton arritje, ben bilance, pa te lodhur me shifra. Ai e sjell me gjuhe te
thjeshte e te rrjedheshme gjithcka, qe te mbeten ne mendje. Ai shume pak
nderhyn. Me stilin e tij interesant, na e thote, ate cka eshte e rendesishme,
permes personazheve te qemtuar me sqime e merak te vecante, qe te mos stonojne,
e te mos zhurmojne ne raport me te teren dhe te verteten.
Me
tej autori ngjitet ne Razmen e bukur, per te rijetuar nga afer ato emocione me
te rinjte studente ne ato veprimtari mbreselenese sportive. Prej andej drejt e
ne Shpirag, me beratasit e embel sic i percakton ai. Pena e tij hyn mes atyre
te rinjve, bisedon me ta dhe stimulon veprimtarine e tyre, duke sjelle bukur
mendime e dialoge te kendshem, po edhe premtime per me shume veprimtari te
tilla. Me pas, autori serish kthehet ne bjeshket e Shkelzenit, apo ne Majen e
Dhoksit, me minatoret e kalitur dhe me shpirtin e madh. Bie ne sy me sa emocion
autori percjell ditelindjen e Institutit te Larte te Kultures Fizike “Vojo
Kushi”. Po pena e Zeqirit ndalet me shume emocion e dashuri edhe tek ekipi i
vajzave te volejbollit te Krutjes - Lushnje, duke na percjelle me shume
elegance emocione te papershkrueshme. Kendveshtrimi i tij nxjerr ne pah edhe
disa mangesi ne sportin e femrave. Ai nuk eshte aspak indiferent edhe tek
percjell momente te bukura. Reportazhi i tij rrjedh bukur, rrefenje pas
rrefenje e dialog pas dialogu.
Tek
ecen ne udhen e tij si gazetar, ai kujdeset, me sqimen e nje artisti te
vertete, te qemtoje te bukuren, emocionuesen. Me mjeshterine e penes se tij ai
fikson si me aparat fotografik gjithcka, madje edhe endrrat e vete te rinjve,
ne udhen e bukur e te veshtire te sportit. Ai gjen aty ate vajzen mirditore, qe
tashme eshte pedagoge, gjen ate djalin nga Shengjergji, qe tashme eshte
nendrejtor, apo vellezerit binjake korcare te gjimnastikes, Adriatikun pedagog.
E i behet zemra mal autorit, nuk e fsheh ngazellimin e tij, madje mjeshterisht
na i percjell edhe ne ate emocion, me gjuhe e me gjetje mjaft interesante.
Ne
reportazhet e tij, autori nuk ndalet shume te merret me angazhime e objektiva
te te rinjve. Atij i intereson me shume pasioni dhe lidhja e drejtperdrejte e
te rinjve me sportin, si gare dhe si kalitje. Enkas, ai i meshon konkretes,
asaj qe te rinjte ndjejne e bejne cdo dite, me deshire e me zemer. Kjo eshte
emocionuese per autorin dhe kete di te na i percjelle edhe ne qe lexojme ato
radhe te ketij libri te kendshem. Pjesen me te madhe te ketyre reportazheve
une, per hir te se vertetes, i kam lexuar, ne kohen kur jane shkruar e botuar,
ne shtypin e kohes. Por, sic e theksova edhe ne fillim, ndjehem shume komod tek
i lexoj keshtu te grupuara. Sigurisht plot emocion dhe falenderim per autorin
qe na e mundesoi kete.
Te ruajme traditat tona
Qe
ne krye te heres, duhet te theksoj, se ky cikel, vec materialit intersant mbi veprimtarite e
rinise per ruajtjen e traditave, te lojrave popullore, shigjeton edhe nje
problem qe institucionet perkatese, apo organet e pushtetit duhet te bejne me
shume kujdes, ne moslejimin e bjerrjes se kesaj vlere te popullit. Dhe vertete
me mjaft elegance gazetareske autorit na i percjell edhe ne lexuesve, pa na
ngarkuar e pa na merzitur. Ai e nenvizon fort idene se kjo tradite e popollit
tone, ne ushtrimin e lojrave popullore, nuk ka qene vetem nje ide per argetim,
por edhe per kalitje e per mirqenie fizike. Gjithashtu ai kujdeset qe te
evidentoje edhe perpjekjen e vete popullit per ruajtjen e percjelljen e kesaj
tradite, per “mesuesve” dhe “mjeshtrave” te vet, qe e bejne kete me aq mund e
pasion.
Autori
nuk mund te mungoje ne Libohoven e bukur e te tradites, per te ndjekur nga afer
festivalin e lojrave popullore. I futur ne vorbullen dhe ne emocionet e
festivalit, menjehere ai ve ne dukje pjesmarrjen dhe zoterimin e ketyre lojrave
ne menyre masive nga te rinjte. Ai ngazellen e veren cdo detaj, kur sheh se si
kalon stafeta nga brezi ne brez.. Cdo detaj ai e sheh me shume vemendje duke na
e percjelle edhe ne me nje gjuhe te pasur edhe teknike, cka tregon qe ai eshte
vete sportist dhe “i hane duart”.
Me
pas ai shkon ne Rozafat ne festivalin e gjashte te ketij lloji. Duke gdhendur
cdo moment e cdo zhvillim, te duket sikur je aty, duke ndjekur ato lojra, duke
perjetuar ato emocione, sepse autorit na i sjell ato te gjalla, sikur po
ndodhin para syve te tu. Por Zeqiri nuk perton, si specialist i fushes, por
edhe si nje malesor i thekur, te na mesoje edhe teknikat e ecjes ne debore me rrathe,
por edhe se si ti ndertojme ato. Ai, ne komunikimin e tij te cliret, u thote te
rinjve, se ju duhet ti pervehtesoni keto, ushtrojini dhe percillni me tej ne
brezat e ardhshem.
Nje
vend te rendesishem, ze ne kete cikel edhe nje lloj studimi per kulturen e
kalitjes fizike te malesoreve te Tropojes e te Rafshit te Dukagjinit. Nje
studim qe me gjuhen e thjeshte, me ilustrime e shembuj me pasazhe nga folklori
dhe tradita, percjell mesazhin se populli yne ne shekuj bashkudhetar ne
historine e tij ka patur edhe nevojen e kalitjes fizike e te
kultures
sportive, jo vetem si nevoje trupore, por edhe si nevoje per te perballuar
motin e eger dhe terrenin e veshtire te
atyre viseve, e sidomos hasmin qe shfaqej jo rralle.
Ky
cikel, me gjuhen e pasur teknike dhe me pjesmarrjen e drejtperdrejte, percjell
mbresa dhe emocione te fuqishme. (Dhe te mos harrojme sot mbas 5 dekadash, se
at´here Zeqiri ishte student).
Cikli i trete dhe i
katert
Ne
keto dy cikle, autori ka permbledhur, portrete e skicime te disa figurave te
shquara te sportit shqiptar, ne shume disiplina. Me kujdesin e vecante te
penes, autori perpiqet te evidentoje ate cka sjellin keto figura per brezin e
ri. Dhe ketu, ai skalit portrete qe te nguliten ne mendje, e te vijne para syve
me madheshtine e tyre, si shembuj per tu ndjekur. Ne keto radhe ai formulon
idene e nje homazhi dhe nje mirnjohjeje kombetare per keto figura te cmuara te
sportit, qe perhere frymezojne, sidomos te rinjte. Ideja kryesore, e kesaj
pjese te librit, eshte qe te rinjte duhet ti njohin mire keto figura te
spikatura te sporti tone, si gjurme te rendesishme ne historine tone.
Njeheresh, me mjeshterine e gazetarit te sprovuar ai ngre idene e nje apeli qe
gjurmet e tyre te pervetesohen e te zhvillohen me tej. Nje sherbim qe i behet
sportit dhe atdheut, me se pari nga te rinjte tane.
Ne
kete permbledhje nuk ka si te mos bjere ne sy edhe menyra e komunikimit te
autorit me lexuesin, edhe me gjuhen e fotoreportazhit. Dhe duhet theksuar se
kjo menyre percjell edhe me shume emocion tek ne lexuesit. Aty na ofrohen nga
autorit momente fantastike te fiksuara ne foto. Edhe ketu vihet re perkujdesja
per te zgjedhur momente te bukura emocionues, por edhe pergjithesuese. Keto te
bejne vertete te dashurohesh me sportin, si nje nga synimet, qe autorit i ka
vene vehtes ne kete permbledhje. Dhe ja ka arritur me se miri.
Me
tej ai gjen edhe nje menyre tjeter interesante per te na percjelle emocione te
vecaanta edhe permes vargjeve poetike per figura dhe evente sportive. Sa bukur!
Sa
intensitet, sa jete e gjalleri emocionuese ne 170 faqet e ketij libri, qe te
rrok e te mberthen deri sa ta mbarosh se lexuari, me nje fryme.
Ja
perse, kur e lexova fillimisht kete liber, i pata mbetur borxh Autorit Zeqir
Lushaj.
Sqarim lexuesit
Në
kopertinën e parë: Ekipi i gjimnastikës së shkolles pedagogjike
“Shejnaze
Juka” Shkodër, 1966.
Autori
i librit, i pari djathtas = kapiten i ekipit.
Në
vijim Eduard Aliu, Gjergj Ndou, Agim Braha etj.
Në
kopertinën e pasme: Mbesa e Zeqirt, Noemi… në bjeshkët e Zvicrës
Sali Frangu
Tirane, Qershor 2021