Kulturë
Sevdail Hyseni: Halim Hasani – vazhdon botimin e librave me aforizma shqiptarë
E diele, 27.06.2021, 11:03 AM
Halim Hasani – vazhdon botimin e librave me aforizma shqiptarë
Përkitazi
me librin aforistik “500 Aforizma”, të autorit Halim Hasani, Shtëpia Botuese
“Kurora”, Gjilan, 2021.
Nga
Sevdail Hyseni
Këto
ditë, në këto kohë të vështira, të periudhës pandemike, në jetën e zhuritur
kulturore, na erdhi si një puhizë pranverore libri me 500 aforizma, të autorit
nga Komuna e Bujanocit, Halim Hasani.
Ky
është libri i dymbëdhjetë i botuar me aforizma, numri të cilave shkon jo më pak
se 3500 sish, duke bërë Halim Hasanin, mjeshtër dhe legjendë të aforistikës
shqiptare në Ballkan, pse jo edhe lider të këtij zhanri letrar në botë.
Kritika
letrare dhe vlerësimet e lexuesve, nuk hezitojnë të quajnë këtë aforist, madje
edhe Hipokrati shqiptar, jo vetëm për nga numri kaq i madh i këtyre aforizmave
të botuara, por edhe nga cilësia përmbajtësore e tyre.
Redaktori
i librit Hysen Këqiku, i cili njëherit është edhe drejtor i Shtëpisë Botuese
“Kurora”, në shkrimin e tij për librin e botuar “500 Aforizma” të Halim
Hasanit, mes tjerash thotë: “Nëse merret parasysh ky numër, dashur e padashur,
lexuesi bëhet kureshtar se çka ka shpërfaq autori me të gjitha ato aforizma.
Padyshim se kureshtja e tërheq ta lexojë e të bindet se në to është paraqitur
veprimtaria, brenga, dhembshuria e secilit nesh për skamnorin gjithandej, në të
gjitha poret e jetës me të cilat ballafaqohet e ballafaqohemi në rrugëtimin
tonë jetësor”.
Në
vazhdim, redaktori Këqiku, duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij libri
aforistik, thotë se “Aforizmat që e luftojnë dukurinë e përvetësimit, zhvatjes
apo siç quhet në fjalorin politik korrupsionit, trajtohet në shumë forma, në
shumë mënyra me gjetje të ndryshme aforistike dhe herë-herë, duke i dhënë edhe
ngjyrime sarkastike”.
Vlen
të ceket se Halim Hasani, nga Lugina e Preshevës, me botimin e aforizmit,
mbetet njëri nga krijuesit më të mëdhenj
të këtij zhanri letrar, i cili deri tani ka publikuar këto libra aforistik:
“Aforizma të kohës” (1993), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të
vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër
kohë” (2012), “1021 Aforizma” (2012), “Inxhi nëpër fjali” (2013), “Fjali pa
mahi” (2014), “2400 Aforizma” (2016),
“600 Aforizma” (2018), kompleti "3000 Aforizma” (2019) dhe libri i fundi i
tij i publikuar këto ditë mban titullin "500 Aforizma" (2021), pra
gjithsej 3500 aforizma.
Me
kaq, sipas autorit të aforizmave Hasani, nuk përmbyllet krijimi i tij
aforistik, ai do të vazhdojë të botojë aforizmin, duke synuar numrin e 5000-të
të botimit të tij, në një periudhë prej dy vjetësh, nëse i punon shëndeti dhe
mendja e tij e ndritur prej një krijuesi brilant të letrave shqipe.
Halim
Hasani, vazhdon ta kultivojë dhe ta afirmojë Aforizmin shqiptar, këtë gjini
deficitare letrare e cila e ka burimin te urtia popullore, e sajuara nëpër
shekuj, duke u munduar që në aforizmat e tij, të nxjerr një mësim, një porosi,
një këshillë të urtë, si dhe të jap një mesazh të qartë me vlera të mëdha
artistike.