Kulturë
Gjon Keka: Si e mori emrin apo titullin ''Skënderbe'', Gjergj Kastrioti ynë
E merkure, 30.06.2021, 06:55 PM
Si e mori emrin apo titullin ''Skënderbe'', Gjergj Kastrioti ynë
Nga
Gjon Keka
Në
disa literatura gjejmë se me t'u marrë pengë atij iu dha emri Skënderbe,por ka
edhe dokumente historike tjera se si në fakt ai e mori këtë titull apo emër të
famshëm të Lekës(Skënderbeut).
Kështu
nisur nga kjo nuk ishte Sulltani i cili i vendosi i pari epitetin si Skënderbeu
ose Leka(Aleksandër), Gjergj Kastriotit, por historia e dhënies së këtij
epiteti apo titulli, është ndryshe sipas disa kronistëve dhe dokumenteve e
përshkrimeve historike të asaj kohe.
Thuhet
se pas një beteje përcaktuese e strategjike që Gjergj Kastrioti kishte fituar
me ushtrinë e tij që komandonte nën oborrin e Sulltanit, pasi u kthye triumfues
i plotë i saj, duke hyrë në oborrë të gjithë ushtarët që kishin parë me sytë e
tyre atë fitore e quanin Skënderbe ,Skënderbe e që në gjuhën arbërore i bie
Leka(Aleksandër), Leka (Aleksandër). Me të dëgjuar Sulltani se si ushtarët e
thërrisnin kështu Gjergj Kastriotin ai thirri afër vetes disa nga ushtarët
dëshmitar dhe i pyeti se pse e thërrisnin atë ashtu, ata i shpjeguan për
mrekullitë që sytë e tyre kishin parë dhe fitoren e marrë si rrufeja nga i
madhi Gjergj Kastrioti. Atëherë Sulltani i urdhëroj dekoruesit e titujve sipas
protokollit dhe e nderoi e i dha titullin Skënderbe ose Leka(Aleksandër).
Poashtu ka edhe kronistë tjerë që thonë se këtë epitet,titull apo atë emër e
mori pasi fitoi në duelin ndaj Jampsa dhe Sajas ,pra beteja e dy kundërshtarëve
me vetëm Gjergj Kastriotin përballë.Sido që të jetë nga ajo kohë ai mbante edhe
atë titull sipas meritës së plotë të tij dhe virtyteve e karakterit që kishte arbërori
ynë Gjergj Kastrioti i Madh.