Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY
E enjte, 01.07.2021, 07:13 PM
Marko Kepi dha
konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY
Nga
Keze Kozeta Zylo
Marko
Kepi një shqiptaro amerikan i suksesshëm, kandidat republikan për në Këshillin
e Bashkisë së Nju Jorkut dha konferencë në Staten Island përballë ndërtesës së
Bordit të zgjedhjeve në 1 EdgeWater Street, Staten Island ku ishin mbledhur
zgjedhësit e tij.
Marko
Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare”
dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të
vërtetë.
Zoti
Kepi denoncoi oponentin e tij një tjetër republikan z.David Carr i cili po punon
fort për manipulimin e votave me Bordin e Zgjedhjeve që vazhdojnë të
diskriminojnë Komunitetin Shqiptaro Amerikan.
Janë plot 400 shqiptaro amerikanë që nuk iu është numëruar vota duke
mohuar të drejtën e tyre për të zgjedhur Marko Kepin në Bashkinë e Nju
Jorkut. Në këtë konferencë për shtyp në
emër të shumë familjeve zgjedhësit denoncuan me forcë mohimin e votës që iu
është bërë atyre personalisht dhe gjithë familjeve të tyre.
Ndërmjet
tyre ishte dhe Amerikani me origjinë hebre Rabbi David Cecker i cili dënoi këto
veprime të shëmtuara që po ndodhin në fushatën elektorale dhe konkretisht rreth
kandidatit të mundshëm për në Bashkinë e Nju Jorkut z.Marko Kepi.
Diskutantët
shqiptaro amerikanë ishin: Murat Rexha, Agron Damzi, Përparim Papraniku, Belul
Qoku, Emin Lata, Safet Doci etj. Të
gjithë diskutantët ishin shumë të zhgënjyer me çfarë po ndodh nga zgjedhjet e
22 qershorit. Ata thanë se të gjithë
vimë nga vendet komuniste të ish Jugosllavisë ku iu ishte mohuar e drejta e
votimit, por mjerisht sivjet po e shohim të aplikuar dhe këtu në Staten Island,
Amerikë, në vendin më demokratik në botë.
Marko
Kepi foli para publikut dhe kamerave se ajo që po ndodh me fushatën tonë dhe
komunitetin shqiptaro amerikan nuk duhet t'i ndodhë asnjë grupi, rrace ose feje.
Ai
publikoi letrën e denoncimit që e mbante përpara duarve z.Belul Qoku një
aktivist i nderuar, dërguar Departamentit të Drejtesisë, Divizionit të të
Drejtave Civile, Seksionit të të drejtave të votuesve i cili shpreson shumë tek
drejtësia amerikane për ta zgjidhur mohimin e 400 shqiptarëve amerikanë për të
votuar Marko Kepin. Bordi i zgjedhjeve
nuk i ka numëruar votat e tyre, thjesht kanë bërë mohimin në bazë të emrave dhe
mbiemrave.
Ajo
që po ndodh me komunitetin tonë është padrejtësi dhe ne kemi nevojë për secilin
prej jush që të na dëgjojnë zërin tonë dhe të sigurohemi që çdo votë të
numërohet. Fjala e Marko Kepit u mirëprit me duartrokitje dhe me shpresë se ai
është kandidati më i mundshëm për të na perfaqësuar denjësisht në Keshillin e
Bashkisë së Nju Jorkut.
Në
këtë konferencë morën pjesë gazetarë nga Staten Island Advance dhe TV “Alba
Life”, New York
1
Korrik, 2021
Staten
Island, New York