Kulturë
Hasan Hasanramaj: Artisti shqiptar që ka bere emër në Evropë dhe botë
E diele, 11.07.2021, 04:31 PM
Artisti shqiptar që ka bere emër në Evropë dhe botë
Skulpturat e Gashit -
histori e legjendave dhe e miteve shqiptare të gdhendura në gur
Nga
Hasan Hasanramaj
Skulptori i mirënjohur në botë - Destan Gashi i lindur në
fshatin Zoqishtë të Rahovecit për
talentin e tij të veçantë u reflektua që në moshën e fëmijërisë së hershme kur
edhe filloi të punojë figura me argjilë të thatë, të mbledhur në kodrat përreth
fshatit të lindjes të cilat ia tërhiqnin vëmendjen e arsimtarit të artit
figurativ dhe shumë dashamirëve të tjerë. Nga biseda të cilën e zhvilluam me
bashkëshortët Gashi mësuam së duke mos parë asnjë perspektivë në Kosovë u zhvendosen në Belgjikë, ku gjatë dymbëdhjetë vjetëve
sa jetuan, punuan, studiuan ku me sakrifica
të mëdha arritën të bëjnë realitet ëndrrën e tyre të jetës bashkë, ku i përfunduan
me sukses studimet e skulpturës dhe të pikturës
në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Gjatë kohës sa ishin në
studime, për punën e tyre të madhe që e bënë me përkushtim në skulpturë dhe në
pikturë, çifti Gashi mori shumë
shpërblime dhe dekorata nga qyteti i Brukselit dhe kudo në botë që hapën ekspozita.
Gashi gjatë afër katër dekadave të fundit si skulptor i vyeshëm në Evropë, në Amerikë dhe në botë realizuan afro dyzet
ekspozita. Që me shumë së tridhjetë vjet jeton dhe krijon në Vjenë, si skulptor i
pavarur, me bashkëshorten Barbaren si piktore dhe djaloshin Gurin, i cili edhe ai po punon skulptura në gur e zall.
Skulpturat e këtij skulptori që nga vitit 1987 e deri me sot janë të vendosura në ente, në institucione
shtetërore e private, në oborre të shtëpive, në shtëpi, në rrugë dhe në sheshe të
qyteteve të Evropës, të Amerikës dhe të kontinentet tjera të botës. Skulpturat
e skalitura në gur tregojnë histori shqiptare e legjenda si ajo e Rozafës dhe Doruntinës, si dhe
motive të Malësisë së Hasit dhe të
gjitha fshatrave që shtrihen në të dyja anët e Drinit të Bardhë.
Veprimtarin e këtij skulptori në punimin e gurit, është titulluar si skulptor
me i mirë në Evropë dhe më larg. Është kjo një histori e legjendave dhe e
miteve më të njohura shqiptare e gdhendur në gurë nga skulptori Gashi. Ky
skulptor i vyeshëm me renome botërore jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë. Edhe
këtu si në shumë vende të Evropës dhe të botës
dashamirët e skulpturës i cili ua kishte mundësua të kënaqen me realizimet e tij, sepse çdo skulpturë e tij shpreh fuqishëm mite e legjenda, por edhe
motive me burim kombëtar që u bënë realitet.
Pra në çdo skulpturë të tij Gashi ka një
qëndrim besnik të traditës shqiptare të shprehur në gur në të cilat përfaqëson
një individualitet të qartë që bazohet ndër të tjera edhe në vetitë e vetë
mermerit. Studime të gjata të natyrës dhe të anatomisë i mundësojnë sot autorit
të skalitë figurat direkt në gur pa pasur nevojë për model dhe këtë e bën me
lehtësi, me siguri dhe me fuqi krijimit, duke i dhënë veprës një perceptim të
veçantë estetik.
Punimet e skulptorit Gashi vite të tera janë prezantua dhe po prezantohen
po prezantohen në ekspozitën në qytete të ndryshme të e Evropës
Çifti i artistëve në ekspoziat që e hapen
viteve te fundit ne qytetet te ndryshme te Evropes dhe ma large me piktura me
ngjyra - te bashkëshorteve Destan dhe
Barbara Gashit - dashamireve të sklupturës dhe
pikturës e të tjerë në këto ekspozita
ju ofruan një mjeshtri e vërtet të skulpturës zemra e kësaj dhe
shumë eksëpozitave të tjera të veprave me titullin „Puthja“ prej mermeri të qytetete
. Skulpturat e tjera të këtij skluptori, janë të gjitha prej mermeri të
Karrarës. Kurse disa vepra të tjera janë
prej një mermeri fin me damarë të kuq të
cilat e kanë prejardhjen nga një gurore e vogël në Kosovës, atdheut të skulptorit shqiptar.
Bashkeshortet Barbara dhe Destan Gashi në ekspoziten që e kanë hapur në qytetet te
ndryshme, janë të njohur për shumë
dashamirës të artit dhe koleksionistë privatë.
Këto
ekspozita e cila u hap në Galerie në qytetin e ndryshme
të Evrrpes, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonise - në mesin e
shumë vizitore. Të cillët shprehen kënaqësinë për çiftin Gashi për të cilët u
tha së me punen e tyre në lëminë e artit këta dy artist me renome botërore me veprat e tyre që po i vrejten në ekspozita në Galeritë e qyteteve deri tani dhe tani e tutje treguan dhe po
tregojne të vizitoreve të shumtë së fuqia
dhe energjin e tyre të ve?ant. Bashkshortet Gashi kdo
që ishin me ekspozitat e tyre nga zemra dhe shpirti falenderuan vizitoret
dhe strrukturat e qytetteve për
perkrahjën dhe ndihmen që ua ofruan
bashkeshorteve Gashi në transportin e skulpturave. Këto ekspozita në quytetet e ndryshme të Evropës janë vizitua nga ambasadori i Shqipërisë këshilltarën e
ambasadës së Republikës se Kosovës në Austri të cillët në fjalet e tyre
përshendetese thanë së bashkeshortet
Gashin i perkasi Kosovës, Shqipërisë,
dhe Austrisë. Të cilët për dashamiret e
skluptures në Austri dhe botë janë një
shembull qe me punen e tyre tregojnë se
arti i perket çdo njeri pa marrë parasysh prej nga është...
Në ketë dhe shumë ekspozita të tjera të suksesshme bashkeshortet Gashi në shumë shtetet të botës më tepër se dyzet vepra i kanë në kështjellën Gabelhofen në Fohnsdorf. Në
ambjentet artistike të Gracit skulptori Destan Gashi është mjaft i njohur si pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të
Skulpturës në Kopshtin Botanik të qytetit të Gracit, ku veprat e tij kanë qenë
gjithashtu shpesh të ekspozuara. Megjithatë ai punon në mënyrë të re, moderne,
sipas modeleve që pozojnë..
Forma sensuale, rumbullake dhe të prekshme e ftojnë shikuesin që t’i prekë veprat e Destan Gashit, që janë kthyer në vepra arti origjinale pas gdhendjes, formimit, lëmimit dhe llustrimit me një punë dore të rëndë për disa javë me radhë. Barbara Gashi me punen e saj të madhe ka arritur të krijojnë një ambient të gëzueshëm. Zogj dhe peshq shumëngjyrësh, një notare që zhytet në ujë, një perëndim i jashtëzakonshëm dielli takohet me retë e shiut, këto janë titujt dhe temat e disa prej tabllove të ekspozuara këtu. Skluptori me renome boterore - Destan Gashi që nga vitit 1985 ka hapur ekspozita në galeri të ndryshme, kështjella, kopshte dhe muze brenda dhe jashtë vendit. Shumë vepra të tij sot gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në Belgjikë, në Hollandë, në Itali, në Austri, në SHBA, në Spanjë në Gjermani, në Moskvë dhe shumë shtete dhe qytetet të tjera të botës.
1. Skulptori - Destan Gashi me punën e tij sensacionale
ka arrit të bëhen emra të njohur në botë
2. Bashkëshortet Barbare dhe Destan Gashi- janë shembull
qe treguan se arti i perket çdo njeri pa
marrë parasysh prej nga është.
3. Gnuja Hasjane e puruar nga mermeri
4. Skulptura Zana e detit e punuar në mermer
5. Puthje në mermer
6. Djaloshi Gur Gashi
trashëgimtari i profesionit të prindërve- duke punua një mollë
7. Kjo vogëlush duke e shikuar e vëmendje ketë vepër të
skulptorit Destan Gashit
8. Vepra të tyre
sot gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në shumë shtete të botës
9. Një grup dashamireve të pikturave nga Prishtina gjatë
një kafe me piktoret Destan dhe Barbara Gashit