Kulturë
Historia, jeta politike, sociale dhe kulturore e Kaninës në një studim
E diele, 18.07.2021, 11:00 AM
Së afëmi lexuesi do të ketë në duar librin studimor “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti” me autore Vilhelme Vrana Haxhiraj
“Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj
Arianiti”, është një vepër studimore e çmuar që hedh dritë mbi lindjen dhe
zhvillimin e jetës në Kaninë, qysh nga prehistoria deri në Luftën e Vlorës.
Mirënjohje pas vdekjes!
Për
studimin e Kaninës më nxiti leksikografi, studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe
analisti i shquar, djali i dajos së babait tim, Ardian Klosi, i cili në panairin e librit ‘Tirana 2005’,në
përurimin e Trilogjisë sime“Vështroni
Meduzën”, më dhuroi librat,“Refleksione”dhe“Fundi i Arianitëve”i albanologut Franc
Babinger. Aty më këshilloi:-Studio Arianitët dhe fillo hulumtimet për Kaninën
se, mbron gjenezën tonë!”
Po atë ditë albanologu,
poeti, Prof.Dr. Moikom Zeqo, më sugjeroi të njëjtën gjë: “Vilhelme,
vetëm ty të takon një studim i thellë për Kaninën!”
Miqtë e mi dashamirës,nuk
di sa kam arritur me këtë studim?!Falë jush, bëra sa munda. Me dhembje në
shpirt, ju shpreh mirënjohjen time dhe
uroj të preheni në Paqe, o njerëz të mirë!”
Vilhelme Vrana
“
Është detyrim moral dhe qytetari kur investon për kulturën, kurse për historinë
e vendlindjes, vihet një gur i rëndë monumental duke e bërë atë të përjetshëm!
Në
nderim dhe mirënjohje të z.Gazmir Bega,
pinjoll i njërës nga pesë familjet themeluese të Kaninës, për ndihmesën simbolike
financiare në shërbim të botimit të këtij libri studimor!
Autorja,Vivra
Përkushtim!
“Këtë
studdim ia kushtoj, Perlës margaritare, të përkëdhelurës së Zotit, parajsës ku
kanë folenë dhe prehen Perënditë, Kaninës antike , Kaninës së re!”
Librin
studimor të titulluar “Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj
Arianiti”, ia kushtoj Kaninës sime të lashtë, vendlindjes së të parëve tanë
si themeltarë të këtij qyteti me vlera të mëdha historike, atdhetare dhe
kulturore. Ia kushtoj gjithë kaniniotëve si bashkëndërtues të qytetërimit në
këtë qytezë, e cila u ka mbijetuar rrebesheve të kohës. Sa herë që pushtuesit e
kanë djegur dhe shkatërruar, banorët e saj e rindërtuan duke ia ruajtur
identitetin. Ndaj Kanina, ka ruajtur ekzistencën fillestare qysh kur u mbollën
rrënjët në tokën e saj dhe vazhdon të jetojë në ato troje. Ndaj sot ngjet me
një panteon, tek i cili duhet të
përulen me nderim brezat që do të vijnë. Ata duhet ta ruajnë me vetmohim këtë thesar të vyer dhe të
pazëvendësueshëm, Kaninën e gjithë kaniniotëve.
Jam
e lumtur, e nderuar dhe e privilegjuar që munda të bëj diçka për vendlindjen
time, Kaninën e lavdishme, por të harruar.
Nderim
për të gjithë ju!
Bijë
e Kaninës, Vilhelme Vrana