Kulturë
Ago Nezha: Albert Zholi, maratonomaku i letërsisë
E merkure, 14.07.2021, 07:41 PM
Albert Zholi, maratonomaku i letërsisë
Berti, megjithëse
relativisht i ri, ka luajtur në të gjitha rolet në skuadrën e krijuesve
Nga
Profesor Ago Nezha - “Mjeshtër i Madh”
Albert
Zholi, heshtazi pa bubullima e vetëtima siç lëshojnë disa krijues të ditëve të
sotme të demokracisë, ka shkruar jo pak, por plot 22 libra, duke filluar nga
monogra fi të, tregimet, publicistikë, intervista, romane e deri te eset. Ai ka
ditur të trokasë në të gjitha portat e krijimtarisë me një “tufë çelësash” në
dorë dhe ka gjetur çelësin e duhur për të hapur portën e letërsisë. Është
përkundur në kolovajsen e krijimtarisë, mund ti jenë marrë mentë, por s’ka rënë
kurrë në tokë sepse është “ një pehlivan “ i stërvitur që di të eci nëpër telat
e letërsisë.
Berti,
megjithëse relativisht i ri, ka luajtur në të gjitha rolet në skuadrën e
krijuesve. Herë e kemi parë si “sulmues” e herë si “mbrojtës,” lojtar që i
përshtatet çdo roli ku e vendos “trajneri”. Në vitet e krijimtarisë së tij, i
ka hapur portat e letërsisë ku gjeografia e shkrimeve është e larmishme e plot
kolor. Krijimtaria e Bertit është shumë e gjerë dhe e larmishme. Ndër më të
dashuruarat me lexuesin janë librat me tregime: “Ikja e Madhe”, “Ëndrrat e
Mërgimit”, “Vite Emigracioni”, “Vajza Misterioze”, “Hiret e një Gruaje Bjonde”,
etj. Vazhdon me romanin “Kush e vrau Dashurinë”, dhe monogra fi të “Luftar
Paja”, “Kiço Mustaqi”, “Kujtim Gjonaj dhe Magjia e Filmit”, “Reshat Arbana”,
“Anita Bitri” etj. Me penën e tij, e
shohim të shëtisë në labirintet e letërsisë duke ju ngjitur kodrave e maleve,
të futet monopateve të letërsisë e të zbresë fushave pa ju marrë fryma e pa ju
dridhur qerpiku. Ai qëndron në kreshtat e letërsisë si një kalorës fisnik duke
qenë vetvetja, i natyrshëm.
Nuk
është i shtirur, e as grabitqar ndaj punës të tjerëve, siç ndodh rëndom në
ditët e sotme të krijimtarisë pa identitet, në vitet e demokracisë. Penën e ka
skalitur si shpatën dhe kalon nga njëra betejë në tjetrën, në fushën e luftës
së letërsisë duke korrur suksese e fi tore të pabujshme. Mediokrit bëjnë zhurmë
si daullja që shurdhon dynjanë, por brenda është bosh. Berti ka një kontribut
të madh edhe në redaktimin e shumë librave të autorëve të ndryshëm në prozë dhe
poezi.
Ka
plot 302 libra të redaktuara dhe 3700 intervista të realizuara me kategori të
ndryshme shoqërore duke filluar nga akademik, profesor, aktor, regjisor,
këngëtar, kompozitor, balerinë e deri te ministra e kryeministra. Dhe
intervistat e tija kanë qenë tepër të arrira duke shpalosur tërë jetën dhe
veprimtarinë e personazheve të intervistuara. Ai, edhe pse kryen shumë volum
pune, i bën punët me përgjegjësi dhe seriozitet. Ndaj ka qenë i suksesshëm, në
tërë jetën e tij krijuese e drejtuese, të redaksive të ndryshme botuese. Lavdia
e shkrimtarit qëndron te krijimtaria, e jo te dekoratat e stisura si dhurata
miqsh.
Berti,
është njeri me ego e ambicie pozitive që punon pa u lodhur, duke rendur tërë
ditën si maratonomak, si bleta lule më lule për të krijuar “mjaltin e
shëndetshëm” për lexuesin. Lexuesi e pëlqen krijimtarinë e tij për koloritin,
larmishmërinë, përmbajtjen jetësore bukurinë e shprehjes, ëmbëlsinë e fjalës.
Duke qenë se adoleshencën e tij e ka kaluar në emigracion, në Greqi, ai është
inspiruar nga jeta plot peripeci e të papritura të kurbetit dhe i ka përjetësuar
ato përjetime nëpërmjet tregimit, sa realist aq edhe artistik. Në horizontin
letrar, Berti është shfaqur herë si shkrimtar e herë si gazetar.
Ai
ka drejtuar në cilësinë e kryeredaktorit edhe disa organe shtypi të përditshëm,
ku do veçoja gazetën “Ndryshe“. gazetën “Labëria,“ “Emigranti Shqiptar“ revista
"Bota femerore" etj, ku ka treguar aftësi, integritet dhe kompetencë
profesionale. Është bashkëpunëtor në disa media të përditshme ku shpalos
rubrika me karakter problemor dhe artistik. Prej disa vjetësh është anëtar i
Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Albert Xholi kontribuon, jo vetëm si
kryeredaktor i gazetës “Labëria”, por dhe si sekretar për shtypin.
Për
angazhimin e tij të papërtuar Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” e ka
vlerësuar me titullin e lartë “Personalitet i Shquar i Labërisë”, “Qytetar
Nderi” i Tepelenës. Po kaq i motivuar ka qenë edhe në emisionet në radio e
televizione të ndryshme me rubrikat e tija speciale për emigracionin, që ndiqen
me kërshëri jo vetëm jashtë vendit por edhe në mjedise tona familjare. E gjithë
kjo krijimtari intensive, ka rrjedhur sepse ka pasur edhe një mjedis familjar
të qetë e plot kujdes nga bashkëshortja e tij Lindita, që di jo vetëm të
përmbush detyrat familjare duke i lënë shumë kohë të lirë Bertit në dispozicion,
por edhe ti qëndrojë afër në veprimtari të ndryshme shoqërore.
Me
qetësinë, fisnikërinë dhe impenjimin maksimal prindëror, ka plotësuar edhe
zbrazësinë që është krijuar duke qenë Berti i larguar, që fëmijët e tyre si dy
gonxhe, Anxhelina dhe Enri, të rriten të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por
dhe shpirtërisht. Duke u ndarë nga transmetimi i përshtypjeve të mia për
lexuesin, i uroj Bertit, që pranvera e krijimtarisë ta shoqëroj tërë jetën si
një kalorës i krenarisë krijuese në maratonën e letërsisë të pamat.