Kulturë
Tahir Bezhani: Disa fjalë për një libër që flet shumë
E merkure, 21.07.2021, 05:34 PM
Disa fjalë për një libër që flet shumë
“AEDËT
SHQIPTARË TË SHEKULLIT X X-të “, LIBËR ME VLERA HISTORIKE E KOMBËTARE
(Ismet
Krasniqi-Lala: “Aedët Shqiptarë të shekullit X X”, “Rozafa”, 2020)
Nga
Tahir BEZHANI
Figura
personale e autorit të librit, “Aedët e Shekullit XX”, tanimë është e njohur,
jo vetëm për opinion kosovarë, por për të gjitha trojet shqiptare, si
personalitet i skenës e teatrit , si letrarë në disa zhanre; atë të poezisë,
komedisë, dramës, publicistikës etj. Mbi
të gjitha, është një krijues universal në aktivitetet e jetës kulturore brenda
e jashtë vendit, nga qyteti i Klinës (ku jeton) e gjithandej Kosovës e Shqipërisë. I profilizuar në shumë aktivitete kulturore,
mjafton të cekim aktivitetin e tij kulturo-letrar dhe etnografik me shumë
rëndësi e peshë kombëtare, ”Dita e Plisit“, që vazhdon që nga viti 2014 e deri
me sot. Ky manifestim mbarëkombëtarë, ka bërë jehonë dhe është vlerësuar lartë
nga shumë pena të njohura të trojeve tona. Për gjitha këto, artisti, krijuesi e
poeti, Ismet Krasniqi-Lala është shpërblyer me shumë mirënjohje nga të gjitha
nivelet e jetës kulturore, nga komuna e deri
tek ato më të larta të Kosovës.
Libri,
“Aedët e Shekullit XX“ i autorit Ismet Krasniqi-Lala, bënë fjalë për dy rapsodë
të kombit, të njohur jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet tona. Figurat
madhore të rapsodisë sonë kombëtare, Sali e Feriz Krasniqi, përbëjnë ajkën e
gjithë folkloristikës sonë të shekullit të kaluar, të cilët, me zërin e tyre,
melosin, pasurinë e pashtershme të
këngëve epike e lirike, me bukurinë e veshjes autoktone etnografike, humorist
odash, dijetarë të anekdotave, e shumë gjëra të tjera, me të cilat vulosen
kohën e tyre, hynë në historiografinë e folklorit tonë kombëtar, si pasuri
brezash, thesar që meriton studim.
Autori
i librit në fjalë, z. Ismet Krasniqi-Lala, këtyre dy figurave historike të
folkloristikës sonë, ua “ngriti” përmendoret me plot krenari, duke i studiuar
këngët e tyre dhe gjithë veprimtarinë e gjithëmbarshme të kulturës sonë në këtë
fushë të folklorit e jo vetëm.
Autori
ka bërë edhe punë të tjera para këtij libri. Ka filmuar emisione të gjata
televizive, duke transmetuar kohë të gjatë para shikuesve si në Kosovë ashtu
edhe në Shqipëri këtë pasuri të pashtershme të popullit tonë. Kur lexuesi
ndalet mes faqeve të librit dhe mediton për autorin, fuqinë e penës së tij
krijuese, nxjerr koludimin personal, se Ismet Krasniqi-Lala, posedon një
kulturë të gjerë njohurish universale, edhe nga lëmi historik dhe lëmi të tjera
shkencore, si intelektual i kompletuar i
kohës sonë. Arsyeja e këtij mendimi vjen padashur, sepse, mirë e di autori i
librit, se ne si popull, nëpër breza jemi rritur me folklorin, me këngën e cila
na ka trimëruar në lufta, na ka gëzuar në fitore, me epin historik e thurje
baladash, ashtu siç ishte vet jeta e këtij populli ndër shekuj. Njëherësh,
këtij mendimi i përforcohet ideja se odat kanë qenë universitetet tona, aty
është trajtuar jeta me të gjitha ndodhitë e saja. Pra, kënga nëpër oda ka qenë
gjithmonë kushtrim për lirinë e atdheut.
Nisur
nga ky kuptim, z. Krasniqi, ka bërë punën e tij më të duhur intelektuale, duke
na i begatur bibliotekat, shtëpitë televizive, arkivat e ndryshëm me gjithë
veprimtarinë e rapsodëve të kombit, Sali e Feriz Krasniqi, të cilët, që
nga moshë e re, gjithmonë i kënduan heronjve të kohës, veprimtarëve të dalluar
për çështjen kombëtare, regjimeve antipopullore, edhe pse, nën dioptrinë e ashpër të regjimit jugosllav.
Salihi e Ferizi mbesin ikonat e folklorit e melosit tonë popullor ndër breza.
Ata kënduan me një zë, me një zemër, kishin një frymë dhe një shikim, ishin dhe
mbetën arkiv i ngjarjeve të kohës dhe rrethanave që kalonte populli i Kosovës.
Librin
“Aedët Shqiptarë të shekullit XX”, i autorit, Ismet Krasniqi-Lala, e bënë akoma
më atraktiv, më të lexuar e komplet nga se autori, i ka intervistuar dyzeteshtatë personalitete të fushave të
ndryshme, si studiues folklori autoritativ, muzikologë, etnologë, rapsodë të
kohës e bashkëveprimtarë të protagonistëve, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre
profesionale, bindëse edhe në aspektin shkencor, duke i veçuar me thënie të
larta e epitete të ndryshme, ku figura e Salihit e Ferizit mbesin të skalitura
si obelisk në memorien tonë njerëzore, shkencore e kombëtare.
Këto
dy figura madhore të folklorit tonë, nuk madhështohen vetëm për këngën e
melosin, por për universalitet në të prezantuarit në arenën konkurruese në ish Jugosllavi, por
edhe në Evropë, ku pamja e tyre, bukuria, veshja, stili, eleganca, fonia,
veglat dhe loja me to, kërcimi i hatashëm odave sallave të ndryshme, kanë
prezantuar artin unik, kulturën e traditën tonë kombëtare, kudo që kanë asistuar në gara të ndryshme. Për
këto veprime, gjithmonë në festivale të ndryshme kanë zënë vende të para, si në
qytetin Langonlen të Anglisë në vitin 1966.
Do
ishte mirë dhe me interes të nivelit kombëtar, sikur të shkruhej më shumë për rapsodët e nivelit të
Sali e Feriz Krasniqi, të cilët kombit i lanë thesar të pakontestueshëm në këtë
lëmi e fusha të tjera të trashëgimisë sonë. Të tillë ka pasur edhe në trevat
tjera të Kosovës, si në Rekë të Mirë, (Dukagjin), Rekë e Keqe, Has e vende të
tjera. Me shkrime për rapsodët e vlerave
të Sali e Feriz Krasniqit, mendoj se do të kompletohej mozaiku i kulturës sonë
folkloristike dhe traditave që po “ikin” çdo ditë nga kujtesa dhe kultura jonë.
Ia kemi borxh gjeneratave që t’ua lëmë në trashëgim historinë me dëshmi...
Marrë
si tërësi, vepra “Aedët Shqiptarë të
Shekullit XX” e Ismet Krasniqi-Lala, lirisht mund të themi se është dokument i mirëfilltë
historik e shkencor, i kompletuar si është më si miri e i cili mund t’u
shërbejë brezave për studime të historisë së
folklorit, adeteve, traditave tona
nëpër kohë.
Jam
i vetëdijshëm se për një vepër me kaq vlera
të larta, duhet shkruar më shumë.
Qëllimi mbetët tek vlerësimi edhe i lexuesve në tërësi.