Kulturë
Përparim Hysi: Lirika që të ngrohin shpirtin
E merkure, 21.07.2021, 06:15 PM
Lirika që të ngrohin shpirtin
Libri
me poezi lirike "Zhgënjimi" i BAJAME HOXHA -ÇELIKU
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Parabolë:
Tradicionalisht
tek populli ynë (nuk dihet zanafilla si kohë), ka një rit apo fenomen pak
mospërputhës: kollës së keqe, një kollë
që mend të merr shpirtin, nënat tona i
thonë"kollë e mirë". Sado paradoksale, por është një tentativë apo
mendësi, për ta marrë, gjasme "me
të mirë" që ta zbutë paksa atë kollëmbytëse. Më tej, kur qeshë në AMERIKË,
e rroka këtë rit dhe tek popujt e
AMERIKËS dhe më tej dhe në ata të AMERIKËS LATINE. Këto vende vazhdimisht nuk
shpëtojnë nga inodata e cuname dhe veprojnë po kështu: këto cuname të frkshme, për t'i "zbutur" apo për t'i marrë
me të mira që ta ulin atë trysni aq të rrezikshme, i përkëdhelin me emra, të bukur, si:"Liza", "Klara",
"Çarli" e të tjera.
Dhe,
nëse këtë parabolë po e pranëve për
vëllimin "ZHgënjimi" të BAJAME HOXHËS-ÇELIKU them se nuk jam larg të
vërtetës. Brenda mendësisë popullore jam edhe për një fakt tjetër:" Mbaj
një hudhër", - porosisin, që mos biesh në sy!
Dhe
në gjykimin dhe çmimin tim, poezia"Zhgënjimi" nuk duhet të vinte
domenin për vëllimin e bukur me lirika, por e drejta e autorit (këtu e
BAJAMES) është e padiskutueshme, atëherë,
natyrshëm që lëshoi pe dhe them që kjo poezi është"hudhra" për mos
të"marrë sysh" gjithë vëllimin e bukur me mbi 220 poezi lirike.
* *
*
Nuk
është herë e parë që shkruaj për POETEN BAJAME HOXHA-ÇELIKU. Nëse rishkruaj për këtë vëllim, them se, sikur
të gjithë lexuesit të kishin mundësi që ta lexonin librin"Zhgënjimi",
do të ndjenin një kënaqësi dhe relaks shpirtërot të tillë, sa në unison do
thoshin:Zhgënjime të tilla paçim! Lirikat e BAJAMES janë të ndjera, se ato
dalin nga shpirti i saj. Kot nuk thotë LASGUSHI:-Poezia i ka rrënjë në shpirt.
Një njeri shpirtthatë, sado talent të ketë, nuk shkruan dot poezi lirike që ta ngrohin
shpirtin si këto të BAJAMES. Nuk janë dy, tri, dhjetë, por me tri shifra. Dhe
është për t'u çuditur:-BAJAMJA ka provuar FERRIN e internimeve; këmbët dhe
duarët e saj janë të çara nga plisat e ugareve ku si familje qenë të internuar. Por ç'ka
ndodhur me të? Ka ndodhur ai fenomen që NOBELISTI INDIAN, RABIDRANAT TAGORA
thoshte:" Le të mos lutemi që të jemi të mbrojtur nga rreziqet, por të
jemi të patrembur kur përballemi me këto rreziqe". Parë me këtë sy, BAJAME
HOXHA-ÇELIKU jo vetëm i përjetoi këto rreziqe, por fitoi mbi to dhe, po të kisha mundësi, mbi ballin e bardhë të saj, me shkronja korsive, siç janë në
modë"tatuazhet" tani, të
shkruaja:- Të munda, o SOLOMON! Kush është SOLOMONI?Aluzioni është i lexushëm.
Jetë
të dhimbshme e plot vuajtje ka bërë BAJAMJA, por ajo kurrë nuk u përul.Jo vetëm
kaq, me penë ajo zgjodhi dhëmbjen dhe dhëmbjen e shëroi me dashuri.Duke
zgjidhur dhëmbjen ajo ka ecur në shinat që ka ngritur WILIAM FANKER që
thotë:"Mes asgjësë dhe dhimbjen, unë zgjedh dhimbjen".As që pyet nga këto
dhimbje që përjeton, por nga shpirti rrezaton dashuri. Dhe jo dashuri si
një"pastë të thatë".Përkundrazi. Me katër vargje, ajo ndërton një
peizazh dashurie me përmasa hiperbole:
"Do
të doja të ishim në një shkretëtirë
Dhe
rëra të na bëhej shtrat
Aty,
nën yje, të dy shtrirë,
Të
prisnim agimin tërë afsh.
Merrni
me mend: poetja as nuk di ç'është as vuajtja dhe as trishtmi.
Ose
sa freski merr, kur lexon poezinë"Ardhja jote më bën më të bukur". Që
në titull poezia kthehet në"një fshat që duket dhe nuk do kallaus"."Kur
vjen ti, ardhja jote më bën më të
bukur/se më ngjall dhe më bën si flutur/.Ose në poezinë"Në tëndin
gji". Me pak vargje, thotë atë që ndjen:"...në tëndin gji/----
shpirtin tim e ndez/.Ka delikatesë në vargje dhe, në fund të fundit, nuk do që
ta lodhë lexuesin, qoftë dhe më të skajshmin a snobin. Duke vepruar kështu, POETJA
sikur ka porosinë e JOAN KEATS(1795-1821) që thotë:"Poezia duhet të na
befasojë me një"teprim elegant" dhe, nëse nuk vjen natyrshëm si
gjethet në një pemë, më mirë mos vij
fare".Ja një"teprim elegant":"... po digjem për ty/vuaj çdo
çast/të zjarrtë veç ti/më bën çdo natë".
Me
të drejtë, i pavdekshmi, MOIKOM ZEQO
thotë:-Poezia është shtegëtim emocional! Dhe ky"shtegëtim emocional"
bëhet aq ngjitës për lexuesin, sa
rrezaton kënaqësi shpirtërore. Lexo:"Zot, më quajte trëndafil/po a jam
vërtet e tillë?/Në i do të miat petale/mos i lër të vyshken fare!!! Ose a
mërzitesh, kur lexon:"Veç çudia zgjat tri ditë/po për ne, pse zgjati
gjatë?/është një dritë, askush s'e fik/është një djenjë që dot s'e flak/.
Lirika,
- thotë ESENINI, - është nbretëresha e poezisë.Dhe ky një nga MJESHTËRAT E
LIRIKËS BOTËRORE, porosit:-Një poezi lirike nuk duhet të stërgjatet. Dhe POETJA
nuk e lodh lexuesin.Ja ca rreshta nga"Derdh xixa zemre"
Një
dashuri e ndezur, kaq e përvëluar
Më
thuaj ti, a duron dot zjarrmi?
Rreth
teje unë do qendroj gozhduar
Kryelart:si
KRISHTI në kryq, në përjetësi!
Dhe
një katërvargësh që flet aq shumë:"Flaka jote"
"Të
ndrijë si fanar në lëmshin e kësaj toke
Dua
të më ndezësh, të jem flaka jote.
Imja
martonë, kurkund mos ndalet
Lësho
xixa zemre, t'ia fal kësaj bote.
* *
*
Duke
parë këtë vëllim me lirika kaq të ngrohta, them që me POETEN ka ndodhur ajo që
ka thënë me kohë HEGEL:"Asgjë e
madhe në botë, nuk është përmbushur
ndonjëherë pa pasion". Pasioni në këtë libër është aq shpirtëror sa gati
bëhet i prekshëm si një send. Dhe them se dashuria që është strumbullari i
gjithë këtij vëllimi, është ilaçi që shëron vuajtjet. SIGMUND FREUD(FROJD)
thotë:"Ne nuk jemi kurrë më të pambrojtur kundër vujatjes se sa kur dashurojmë". Unë, - thotë HENRY
MILLER, - nuk kam para;nuk kam pasuri, por jam njeri më i lumtur i gjallë, se
dashuroj." Sa i rrinë për shtat POETES BAJAME HOXHA-ÇELIKU se dhe ajo as
nuk ka para;as shtëpi, as pasuri, por
është e lumtur se të gjitha i mund me dashurinë. Sikur të gjesh një të mesme
propocionale në poezitë e saj, mund të thuash pa frikë atë që ka thënë
DOSTOJEVSKI:"Botën do ta shpëtojë dashuria".Dhe për më tepër:një poet
nuk hesht. Poeti bëhte luftëtar në
llogoren e vargjeve.
Vëllimi
me lirika"Zhgënjimi" aq ta ngroh shpirtin, sa duket POETJA me vargjet
e saj thotë atë që me kohë e ka thënë BENIAMIN DISRAEL:" Ne kemi lindur
për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës dhe i vetmi fund i saj."
Sa
bukur është shprehur për dashurinë, dramaturgu anglez FRANCIS
BEAUMONT(1584-1616), .Ai thotë:"Dashuria bën që dhe një qen të lehë me rimë". Nuk mendoj se e
teproj: jepini një qeni poezitë e BAJAMES dhe"ka për të lehur me
rimë". Urime BJAME HOXHA-ÇELIKU! Me magje tjetër me lirika.
Tiranë, 18 korrik 2021