Kulturë
Hamdi Hysuka: Shërbim artisti ndaj atdheut
E marte, 20.07.2021, 05:51 PM
SHËRBIM ARTISTI NDAJ ADHEUT, KOMBIT E TRADITAVE
Nga
Hamdi Hysuka (Kryetar i klubit
letrar “Pjetër Budi” Mat)
Këto
ditë pranvere të vitit 2021 serisë së veprave poetike të anëtarëve të Klubit
Letrar “Pjetër Budit” Mat iu shtua vëllimi “Lule Shqipërie”, i autorit emigrant
Xhavit Gasa, i cili edhe pse jeton në Londër, shpirtin e zemrën i ka në
Shqipëri. Janë njëqind poezi të shkruara me dhimbje e mall, me varg të butë,
herë klasik e herë të lirë, me strofa të thjeshta dhe figura letrare të pa
sforcuara me kode e metafora. Duke i lexuar ato shohim se poeti ka marrë me
vete në Tamis të Londrës muzën poetike budiane, bashkë me mençurinë e rrethit
familjar e shoqëror. Nëpërmjet fjalës artistike ka shpalosur krenarinë për
vendin, ngrohtësinë e diellit, bukurinë e luleve... Vargje të tilla e bëjnë
poetin human, i japin forcën e shpirtit për të mbetur i përjetshëm.
Udhëtimin
poetik të Gasës e kemi ndjekur përmes vëllimeve “Jehonat e dhimbjes” 2009,
“Trokëllima e poetit” 2012, “Të fala nga Londra” 2015 dhe “Shpirt e zemër në
vendlindje” 2016, të cilët trajtojnë atdhedashuri, plagët e emigrimi, mallin
për vendlindjen etj. Te rrëfimi i sinqertë shpirtëror takojmë realitetin e
përditshëm bashkëkohor, me etje për të rregulluar binarët e jetës. Në të gjitha
poezitë e librit, i pesti me radhë, ka mesazhe atdhedashurie, respekt e
mirënjohje ndaj mërgimtarëve, dashuri ndaj prindërve etj. Jo rastësisht vëllimi
nis me poezinë simbolike “Pararojë pranvere”, kushtuar fëmijëve shqiptarë në
Britaninë e Madhe, në të cilën lexojmë:
Mos
ua numëroni vitet kur janë lindur,
mos
pyesni për çertifikatë a pasaportë,
dëgjoni
sa bukur flasin gjuhën shqipe,
sa
bukur recitojnë e si shqiponja vallëzojnë...
Për
të vazhduar me “Lule Shqipërie”, kushtuar emigrantëve tanë të shumtë kudo nëpër
botë, pjesës më kontribuese në krijimin e vlerave materiale e shpirtërore të
shoqërisë, të cilët kanë dhënë gjithçka, djerën, mundin, pasionin dhe ëndrrën
që vendi ynë të jetë i denjë në familjen e madhe europiane:
Shkojnë
e vijnë dallëndyshet,
fluturojnë
pa pushim qiellit të kaltër,
brenda
tyre plot petale, degë, sythe,
me
vargjet e Filip Shirokës në krahë.
Që
nga Austria e largët,
te
Amerika simbol lirie,
në
çdo cep të botës së madhe,
sot
lindin, çelin petale lule Shqipërie.
Në
çdo cep të planetit të tokës,
pranverat
shqiptare çelin hareshëm,
i
këndohet me gjuhën e Shqiponjës
atdheut
të Skënderbeut dhe Nënë Terezes.
Krijimtaria
letrare i thotë poetit emigrant që mos t’i mënjanojë pranverat e jetës, as
detyrimet e rrethit shoqëror e familjar. Te ky poet dashuria e jetës është
kthyer në ëndrra për liri dhe forcë shpirtërore, për të drejta njerëzore...
Duke
jetuar me ëndrrat e brezave të rinj, poeti Gasa i është përkushtuar botës së
fëmijëve, duke skalitur vargje për vlerat e edukimit të tyre:
Sot
dua t’i ul një nga një yjet e qiellit kaltërosh,
dhe
të stolis germat shqip këtu në Londër,
letrës
së bardhë të qendis të bukrat vargje,
për
filizat që atdheut kaq bukur i këndojnë!
Të
ngjitem për ju dhe mbi ré t’i them diellit,
mos
i kurse të lutem rrezet, plot me dritë,
të
thur kurorë me gjithë ngjyrat e ylberit,
filizave
që neser do jenë lisat e Shqipërisë!
Kthjelltësia
poetike e Xhavit Gasës qëndron te të hedhurit dritë mbi përjetimet personale,
shprehur prej kontrastit e krahasimeve, një bashkim mes të shkuarës e të
tashmes, ajo që mund të kishte qenë e ajo që është. Transparent dhe i gjallë
vjen komunikimi me lexuesin. Struktura e poezisë së tij është vargu i lirë, i
përbërë prej tre ose katër strofave. Vetë titulli shpreh kuptimin e rrugëtimit
poetik, të cilin ua kushton fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, mësuesëve
që punojnë atje me përkushtim për mësimin e gjuhës shqipe, në shkollat shqipe
për emocionet që dhurojnë me recitime, këngë dhe valle shqiptare e që mësojnë
gjuhën e bukur shqipe nën kujdesin e mësuesëve dhe stafit drejtues të këtyre
shoqatave Zamira Ruspi, Lutfi Vata,Talat Pllana etj, gjithashtu poetit të parë
shqiptar Pjetër Budit, emigrantëve shqiptarë kudo në botë, fëmijëve të vrarë në
Siri, mësuesit të parë, Zyber Xhetani; mësuesit të letërsisë së viteve
1971-1975 në Kamëz, prof. Fehmi Shehrit; shkollës 9-vjeçare “Ali Xhetani”
Zenisht, kunatës Rrufie Gasa, mbesës e nipit, Ennis dhe Harvey Gasa, mbresave
nga Festivali Folklorik Kombëtar i Klosit, si dhe atyre që u flijuan për fjalën
e lirë, kur hodhën hapat e parë të shkollimit.
Tashmë
poeti Gasa rrugëton si simbol i ëndrrave me plot dhimbje, për një gëzim real që
mund të na sjellë demokracia, stacion i ri jete. Motive të tilla lindin si
obligim më vete, për të cilin në muzeun e kujesës shprehet:
Kjo
copë letër e bardhë nuk më mjafton,
këto
vargje qenkan pak për ty fjalëmençur,
monumetet
janë të vogla para mirënjohjes,
mozaiku
më i shtrenjtë në muzeun e kujtesës.
Ma
mësove të mos kem turp para ndershmërisë,
mos
të bëhemi të këqinjtë e pragut dhe rrugës,
të
mos bëhemi kurrë natë e pabesisë,
të
mos e zvogëlojmë sofrën e bujarisë!
Në
asnjë çast Xhavit Gasa nuk e harron vendlindjen e tij, Zenishtin e Njësisë
Administrative Lis të Bashkisë Mat, mallin për zenishtarët me të cilët u rrit,
nostalgjinë për prindërit... Ligjërimi është e vërteta e tij, që vjen e
shprehur qartazi nëpërmjet vargjeve metaforike me domethënie të thella te
poezitë “Nëse këndej iu bie rruga”, “Dritë dhe shpresë”, “Borxh në shpirt”,
“Mos t’i vrasim pëllumbat”, “Gjurmët”, “Durim”, “Mëngjezet” etj. Që në moshë të
hershme rinore nuk ka pushuar së krijuari. Jo rastësisht malli, dhimbja,
ëndrrat dhe dëshira për të bukurën përshkohen nga shqetësimi jetësor:
Te
burimi mes rrasës së gurtë,
sa
herë etjen kam shuar në vapë,
dhe
pse jam larg, nuk e harroj kurrë
për
kroin e fshatit kam shumë mall.
Ti
pulbardhë fluturo mbi detra e male,
ulu
dhe pusho atje në vendlindjen time,
të
bëhem lundërtar, të çaj detra e oqeane
malli
i emigrantëve më i madh se anija titanike!
Poezia
e Gasës është me ngarkesa emocionale, por lexohet pa vështirësi, për të arritur
në përfundim të ideve, apo të problemeve që trajton e shtjellon. Nuk thuhet kot
që jeta është stuhi, e cila të hedh nga një breg në tjetrin E ka për nder që
është nxënësi i prof. Fehmi Shehrit, mësuesit të letërsisë në vitet 1971-1975
në Kamëz, për të cilin shkruan:
Duke
gërmuar kujtimet në baçen e vjetër,
gjeta
dorën e ëmbël, një filiz të njomë mbolli
në
baçe poetësh viteve të dimrit të egër.
.............
Dhe
priste me dorën e ëmbël si baçevan i mirë,
të
rritej filizi që mbolli në baçe poetësh,
të
hidhte shtat e të mbushej me lule petaleçelur.
Dora
e tij mjeshtrore dhe shpirti si kristali,
aq
shumë ngrohtësi i dha filizit të njomë,
s’e
thau tufani e acari, në çdo stinë bleron!
Xhavit
Gasa i përket brigjeve këtej dhe andej detit, dmth Shqipërisë që e lindi dhe
Londrës që e lartësoi. Nga ndarjet e brigjeve dhe udhëtimet Zenishti-Londër e
kthim nuk i humb poezia dhe dashuria për jetën. Si zog shtegtar, ngarkuar me
poezi, fluron e fluturon udhëtar i përmallshëm, që mban mbi shpinë çantë
bagazhi me shkrime e libra.
Rrugëtimi
i poetit vazhdon e vazhdon. Me dëshirë për të përqafuar realen, nëpërmjet
poezisë “Dëgjojeni vajin e fëmijëve”, shpirti poetik shkon larg, deri në Siri,
atje ku derdhet gjaku i tyre:
Cila
nanë ju lindi, ju gjeneralë të vdekjes
nuk
i dëgjoni të qarat e fëmijëve që çajnë qiellin,
tej
për tej kaltërisë me lot dhimbjeje mbushin detin?
A
nuk i dëgjoni mallkimin e nënave, o barbarë
nëse
ju jeni bij nënash, ndaleni këtë barbarí
s’ngrihet
lavdia mbi fëmijë të pafajshëm!
Përmbledhja
poetike “Lule Shqipërie”, redaktuar me kujdes nga studiuesi i letërsisë,
shkrimtari Behar Gjoka, tregon se poeti Xhavit Gasa i mbetet besnik mënyrës së
tij të të shkruarit, me pjekuri krijuese, figura stilistike të metaforës,
isimbolit, krahasimit etj. Duke qenë dëshmitar i kohës, me dialog e monolog të
brendshëm ai shpreh realitetin, ndjen padrejtësitë historike, por shpirtin nuk
e kthen në denoncim. Si i tillë ëndërron dhe punon për një jetë më të mirë, pa
hakmarrje.