Kulturë
Hasan dhe Lajde Blakaj: Vrella e Istogut vatër e kulturës dhe e arsimit
E premte, 23.07.2021, 09:03 PM
Vrella e Istogut vatër e kulturës dhe e arsimit
Nga
Hasan dhe Lajde Blakaj
Vrella
e Istogut një fshatë i bukur rrëzë bjeshkëve të thata ka qenë e banuar që në
kohërat e lashta nga paraardhësit tanë Dardanë. Fshat i banuar pothuajse nga të
gjitha fiset e mëdha me të njohura shqiptare. Po u gjende lartë në krye
vreshtave ky fshat të jep pamjen mahnitëse sikur të ishte një lagje e
shpatijëve te Prizrenit të bukur. Supozohet Vrella në të kaluarën quhej fshati
Krye që gjerë në ditët e sotme ky toponim ka ngelur me emrin Krye po në atë
vend. Dikur kishte shtëpi në atë pjesë qe dokumentohen edhe sot me mure guri
mbetje tjegullash e gjë sende të tjera. Mu nga aty mendohet se ka fillin e
jetës fshati ynë. Nga ajo pjesë sheh si në pëllëmbë të dorës vreshtat që dikur
kishin rrush të mbjellë më plot dardha ,
arra, qershi dhe pjeshka të shijshme. Pllaja e fushës se gjerë përpara shtrihet
frontalisht e që të dukët se përputhet
me qiellin diku larg në horizont. Duke zbritur nga vreshtat në fund të tyre
gjendet kisha e zbuluar se voni mu afër vijës vaditëse te Ahmet Agës. Ujë që
vjen nga burimi, i ftoftë akull është i pastër si loti që si fëmijë e shuanim
etjen barkas që kur e pinim të binte në ballë. Kjo vij ujë gjarpëron lart mbi
fshat dhe shërben për ujitje të tokave të vrellasve gjerë në tokat e skajshme
që thirren Jerina.
Shkëmbi
masiv që quhet Kershi i kuq rri sipër
burimit në krye të këtij katundi si për të dashur të tregojë madhështinë e tij
të demonstratave të vitit 1981 ku në te për herë të parë në Kosovë u shkrua
parulla KOSOVA REPUBLIKË në shkëmb, një parullë masive e pa parë ndonjëherë më
parë për nga vendi dhe madhësia e shkronjave e shkruar nga autori i këtyre
rreshtave.
Shumë
herë në këtë shkëmb u ngulit flamuri kombëtar nga të rinjtë e fshatit dhe
autori i tekstit, kur ai ishte i ndalur, duke ua përkujtuar regjimeve pushtuese
se ne nuk e kemi harruar çështjen tonë kombëtare. Jo rrallë herë si në të
kaluarën edhe të vonën vrellasit ishin në ballë të lëvizjeve për çlirim.
Pothuajse çdo herë Vrella më fshatra për rreth ishin më se shumti të atakuara
nga regjimi sllavo komunist sepse gjithmonë qëndruan në ballë të aksioneve për
çlirimin kombëtar të kësaj ane. Burrat e Bicaj të Blakaj, Dreshaj, Perkiqve,
Maraj, Maxharrve dhe fiseve të tjera i dolën zot kësaj treve dhe ruajtën më
besnikëri trojet atërore, që do të vazhdojnë ta mbrojnë edhe në luftën e fundit
edhe pse kishte vështirësi sepse kishte popullsi të madhe të ikur nga fshatrat
të tjera të Kosovës.
Të
parët që u nguliten diku larg në histori në ketë fshat, ishin Galanët të fisit
Krasniqe që kishin mbiemrin Blakaj më nen degët e mbiemrave tjerë si Demaj dhe
Sadrijaj. Supozohet që ishin vendas që më vonë të vendoset fisi Kastrat më
mbiemra Bicaj, Maraj, Dreshaj Maxharraj e shumë mbiemra e nën mbiemra të tjerë
Vuthaj, Beqiraj, Mavraj, Berishaj, Fetahaj, Sefaj, Rugovaj etj. Se kur janë
vendosur këto fise në këtë fshat nuk ka datë të sakt por dihet nga përvoja se
ato fise që janë vendosur më herët, janë vendosur mu afër burimeve të ujit dhe
gjithnjë duke menduar në fise autoktone. Më vonë duke u shtuar e shumuar ka filluar shtrirja
në drejtim të fushave të rrafshëta. Edhe sot e kësaj dite këto fise shtëpitë i
kanë në krye të fshatit mu afër burimit.
Vrella
është bashkësi lokale që përbëhet nga disa fshatra ku në qendër të fshatit
gjendet Shkolla fillore Hysni Zajmi. Gjatë kohës sime si nxënës kishte mësimin fillor gjerë në klasën e tetë
tani mësimi mbahet gjerë në klasën e nëntë. Mësuesit e parë pas çlirimit pas LD
botërore ishin disa që unë i kam dëgjuar nga prindërit e mi si Avdyl Sylë
Mavraj, Sylë Ramë Dreshaj, Smajl Ali Bicaj, Lush Tahir Bicaj, Shaban Rrustem
Dreshaj, Muharrem Shaban Bicaj, Gjergji e Pavli shqiptar nga Plava e Gucia e
shumë të tjerë, kërkoj falje që nuk di më shumë sigurisht që ka edhe shumë për
ti cekur dhe është mëkat që nuk ka ndonjë biografi të shkollës ku gjeneratat e
reja mund të kishin qasje në historikun e kësaj shkolle si vater e vërtetë
arsimi. Vrellasit më fshatrat për rreth si Studenica, Lubozhda, Kaliqani
Prigoda Kamenica janë një nder fshatrat më të shkolluara edhe në nivel Kosove.
Nga kjo bashkësi lokale ka dhjetëra e dhjetëra mjek, inxhinier jurist profesorë
të profileve te ndryshme gjerë doktor e profesor akademik anë e kënd Kosovës
bile edhe në diasporës. Rreth Vrelles dhe për Vrellen ka shumë shumëçka për tu
thënë dhe shkruar në histori si fshat i dalluar për çështjen kombëtare por kjo
temë le të mbetet për njëherë tjetër.
Vrella
vatër e arsimit
Në
shkollën fillore Hysni Zajmi në Vrellë dikur gravitonin nxënësit e shumë
fshatrave për rreth. Ishte një shkollë e madhe më një arsim të admirueshëm dhe më
aktivitete të shumta si kulturore ashtu edhe sportive. Mësuesit dhe arsimtarët ishin shumë të dashur
dhe mësimdhënës që e donin arsimin e donin punën. Siç ceka më lartë një shkollë
kaq e madhe si shkolla fillore e Vrellës kishte edhe kolektiv të madh mësuesish
dhe arsimtarësh. Ishte fati im i madh që për mësues në klasë të parë ta kisha
Lush Bicaj një veteran të arsimit, një mësues më edukatë mësuesi dhe patriot i
madh. Kolegët e ti mësues ishin Imer Dreshaj, Sadik Maxharraj, Metë Nimani,
Ibish Metaj flas për gjeneratën time. Një duzinë mësuesish dhe arsimtarës
jipnin mësim në këtë shkollë si Xhafer dhe Azize Bicaj tani më titullin doctor
shkence, Ahmet e Bajram Dreshaj, Rexhep Hasanaj, Idriz Zeqiraj një mësues që e
admiroja bashkë më Qerim Spahiun, Selim Elshani, Gani Baloku, Osman Demaj,
Bajram Gashi, Mehmet Spahija, Esat Muzliaj, Rexhep Berisha, Rizë Blakaj, Sadik
e Muhamet Vuthaj, Demush Magjarraj e shumë e shumë të tjerë kërkojë falje që
nuk i ceka më emër e që të gjithë i kam në zemër. Për secilin kisha folur shumë
e shumë fjalë të ngrohta që i meritojnë.
Më qëllim lash pa e cekur arsimtarin e dashur të muzikës Emrush Demaj.
Emrushi mua nuk me ka dhënë mësim por aq i afërt dhe i dashur ishte më nxënësit
sa më dukej gjithherë që edhe ai ishte arsimtari im.
Dardha pikë nën dardhë
Emrush
Demaj arsimtar i muzikës
Emrush
Kadri Demaj rrjedh nga një familje patriotike Demaj më rrënjë Blakaj ku si
pinjoll i Latif Zeqir Demaj i vrarë nga serbët trashëgoj virtytet më të mira
atdhedashëse nga familja duke e gërshetuar me modestinë e pa shoqe si arsimtar.
Emrushi jo që mbajti gjallë jetën kulturore të Vrelles por ai mbajti gjallë
jetën kulturore të gjithë Bashkësisë lokale të Vrellës jo më vite por më dekada
të tëra. Pamja e ti impozante, të folurit e butë aftësitë komunikuese
vëllazërore ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë këtij arsimtari të podgurit. Nuk
kishte eveniment të organizuar pa Emrushin, mbante koncerte në shkollë,
koncerte në bashkësi lokale, komunë dhe
qytete të tjera të Kosovës në kohët më të vështira. Emrushi jo rastësisht
përzgjidhte këngë e valle enkas më motive patriotike që mbanin gjallë shpresën
te të rinjtë dhe vrellasit në përgjithësi. Aktivitetet kulturore si drama
recitale këngë e valle producent e skenarist kishin Emrush Demaj. Emrushi ishte
muzikant i përkryer për kohën e duhur në vend të duhur. Si instrumentist
profesionist jo rastësisht ishte zgjedhur në grupin muzikor të Bajrush e Hajdar
Dodës, xhavi Alickaj violinë Emrushi më harmonikë që podguri i kishte idol të
muzikës folklorike. Më qindra e qindra këngë këndohen dhe mbijetojë gjallë edhe
sot që për autorë kanë këtë grup
muzikorë. Oj Kosovë oj bukuroshe, Kënga Faik Konicës, Më shpatë n´dorë kush
priu i pari, kënga e flamurit e shumë e shumë këngë të tjera ku autor i tyre
është pikërisht ky grup.
Patriotizmi
i ti nuk shprehej hapur, por më heshtje e më punë ai bënte gjëra të mëdha. Kur
zymtësia e viteve tetëdhjeta kishte kapluar Kosovën Emrushi mbante gjallë
frymën e shpresëdhënëse për të ardhmen më koncerte, këngë e recitale. Jo rrallë
herë Emrushin do ta survejonë dhe marrin në pyetje shërbimet serbo sllave për
aktivitetet e tija kulturore. Në vitet 81 Emrushi se bashku më kolegët tij si
Bajram Adem Dreshaj dhe Bajram Ramadan Blakaj do të gjendët i kërcënuar
seriozisht më largim nga puna e shkolla sepse nuk pranojnë direktivat e
komitetit që binin ndesh më të drejtat tona kombëtare. Në vitet 81 u lëçiten
tri familjen nga komiteti LKJ- së. Në
Vrellë u bë diferencimi ideopolitik ndaj
Familjes Zymer Sali Blakaj, Smajl Mahmut Blakaj dhe Imer Rexhë Blakaj.
Pra siç shihet që të tria Blakaj më student të shumtë dhe të gjithë të
shkëlqyeshëm në studime. Emrushi jo që u largua siç bënë disa të tjerë nga ne
por përkundrazi na ofrojë edhe më shumë bile shpesh herë duke ardhur natën pa u
diktuar edhe ke ne dhe duke bërë muzikë më grupin e tij kur disa të tjerë
kthenin rrugën kur na takonin. Jam pafundësisht falënderues për afrinë e
treguar kur në ishim në zor. Familja e ngushtë dhe e gjerë e Emrushit të gjithë
merren më muzikë. Si instrumentist si valltarë dhe se voni edhe si këngëtar
duke u gjendur edhe në majat e muzikës kombëtare. Yll Demaj një djalë i bukur
dhe këngëtar shumë i njohur është djali
i Emrush Demaj. Një kopje e mirëfillt e babait muzikant. Populli nuk thotë kot:
Dardha pikë nën dardhë. Arsimtarit Emrush i kërkojmë falje që nuk shkuam më
herët sepse e meritonte një shkrim modest kështu si timin duke mos harruar që
vepra e tij mund të përmblidhet më një libër të tërë. E unë them që jeta
kulturore pa Emrush Demaj në bashkësinë lokale të Vrellës do të ishte shumë më
e varfër dhe nuk do të kishte fare
kuptim.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 20 korrik 2021