Kulturë
Albert Zholi: Cota Luna, sosia e Claudia Cardinale, femra nga Librazhdi që sfidon Pandeminë
E diele, 25.07.2021, 09:04 AM
Gjatë muajve të fundit ajo ka sfiluar, prezantuar, recituar në Maltë, Rodos, Venecia, Romë
Cota Luna, sosia e
Claudia Cardinale, femra nga Librazhdi që sfidon Pandeminë
Nga
Albert Zholi
Mbas
dy viteve Pandemie puna filloi me evente të rëndësish,e edhe për Cota Luna
(Sosia e Claudia Cardinale ). Për të evenimentet janë puna pasioni që i japin
jetë. Në një nga aktivitet ajo ishte shoqëruese e Croceres Grandiosa për një
javë në Maltë, Napoli, Palermo ku ishte prezantuese e zërave të rinj.
Njëkohësisht ajo në këtë event edhe prezantoi, sfiloi dhe recitoj. Duhet thënë
se tashmë ajo reciton dhe poezi të saja të marra nga libri i susksesshëm
“Melodia e jetës”. Pas këtij eventi
shumë mbresëlënës ajo e ftuar fluturoi në Rodo të Greqisë në pasarelat e Red
Carpet dhe pastaj në festivalin e filmit në Canne Francë ku ishte viti i dytë
që ajo kishte nderin të kalonte në tapetin e kuq. Dhe pse me vite në Itali dhe
pse aty ka marrë famën në të gjitha këto aktivitete Cota Luna (Lunie Hoti) në
tapetin e kuq ka patur nderin të përfaqësohet si përfaqësuese e Shqipërisë. Një
gjest i rrallë dhe fisnik ky që ndodh rrallë nga artistë të tjerë rritur jashtë
Atdheut. Në fjalën e saj në aktivitetin e fundit ajo theksoi se : “Unë jam
shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova dhe ndihem krenare që përfaqsoj këto shtete.
Jemi në situatë pandemie dhe ju bëj thirrje ccdo artisti se me dashuri,
bashkëpunim dhe me vizion do ta kalojmë dhe këtë situatë të ëvshtirë. Në pasarelat e Red Carpet në Canne të Francës
vërtetë jam krenare që më prezantojnë se vij nga Albania dhe sfiloj e ftuar ne Grande Gala me AmerikënNë ccdo
evemt ajo prezanton njëkohësisht modele të veshjeve të Epokës pasi njihet me
këtë titull se ka fituar në Carnevale që zhvillohet në Venecia Boterore. Në këtë event ajo ka 5 vjet që merr
pjesë rregullisht si e ftuar speciale dhe mandej ka kaluar në Festivalin e
filmit po në Venecia dhe më pas në Romë në një evend ndërkombëtar po kaq
special. Madje në Romë është sërish e ftuar si
Sosia e Claudia Cardinale e ftuar ku do të flas per karrierën e saj pasi
aty ka shumë të ftuar si aktorë, shkrimtarë, piktorë e shumë e shumë artistë të
vërtetë nga gjithë Evropa. Cota Luna gjithmonë paraqitet me thënien e saj të
dashur: Unë jam shqiptare!