Kulturë
Përparim Hysi: Nxehtësi vere
E diele, 25.07.2021, 09:58 AM
Nxehtësi vere
(cikël me lirika)
Nga
Përparim HYSI
1. LARA *
LARA
kishte sybojëqielli dhe mahniti
PASTERNAKUN **
Po
është një"LARË" nga FIERI që më turbulloi gjakun,
LARË
E FIERIT ka një trup,çfarë të them?Mos është fidan?
S'e
mohoj e nuk kam turp që për të,mendja më luan.
Gjoksi
i saj,kërcen si pjepër:si një pjepër në DIVJAKË
***
Epo
unë nuk jam i verbër që mos ia ha me sy nga pak.
Se
është verë dhe pjepri i pjekur,duhet prerë e duhet ngrënë
Po
unë ende nuk kam vdekur (s'e lë"pjeprin" të shkojë dëm.)
PASTËRNAKU
gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi
Kjo
që mua,më prishi gjakun, askërkujt pe s'i lëshoj
Nuk
e njihni"LARËN TIME"(është e tjetrit,ta marrë djalli!)
Nëse
këtë e quaj:time! MA do shpirti, ma do xhani.
*heroinë
e romanit "Doktor ZHI VAGO"
**
Boris PASTERANAK fitues i çmimit NOBEL në vitin 1958.
***
fshat (tani qytet) në rrethin e LUSHNJES,i famshëm për bostan.
2. SHEHREZADE
Kjo
nuk është SHEHREZADEJA e përrallës
Që
prrallte SULLTANIN për njëmijë e një net
Po
është një bukuroshe që rri ballas
Dhe
me synë e saj të zi,keqas po më nget.
Sado
që kokën e ka mbuluar me shami,
Dhe
lidhur e mban atë,nën gushë
Po
unë të shikoj fshehur,kam kohë që di
Dhe
marrë"vijëshënimi" si ta qëlloj me pushkë!
Syrin
ajo e ka të madh si filxhan
Qepallën
e ka të gjatë e me bisht
Jam
gat atij syri t'i bëhem "kurban"
Se
nuk duroj kur më shpon egërsisht.
E
quaj SHEHREZADE se është nga IRANI
Në
sytë e saj:krejt qielli i PERSISË!
Eh,-
them me vete,-paska patur hak SULLTANI
Që
humbi pusullën prej bukurisë.
3.Për vete
Pema
ime gjelbëroshe,seç po thahet pak nga pak
Sepse
koha si"kodoshe" i ha palcën si për"vakt"
Zë
e zihem unë me të(dua të ruaj gjelbërimin)
Porse
koha nuk më lë (s'e përfill Përparimin)
Degët
një nga një po thahen,trungu sa vjen e mpaket
Me
blerimin ja po ndahem,se po thinjem e po plakem
Zemra
sikur është e re,s'e pranon fare pleqërinë
Se,siç
e kini vënë re, unë shkruaj për dashurinë.
Cicëron
një"dallëndyshe",ciu-ciu ajo më ndjellë
Unë
një gjysh dhe ajo gjyshe,"cicërima" më këndellë
"Ishareti"
është i rëndë,se jam gërnjo e thinjosh.
Po
me gjyshen bëhet pëndë,dhe tak kthehem si djalosh.
4.Po kur thonë
Po
kur thonë:-Të iku mosha! Nuk ke moshë për"avaze"
Unë
jarani që mos qofsha,shkoj me një që është "taze"
Shkoj
me një që është"taze" dhe nuk pyes për katra a pesë
Në
fillim, bëri ca"naze", por pastaj më dha "audiencë"
Ajo
seç më dha"audiencë" dhe u bëmë kokë për kokë
Unë
ia putha sytë e zesë dhe mora në krah"hop"
Dhe
e mora në krahë"hop" dhe me terezi e shtriva
Ajo
më fali një botë...edhe"hëngra" sa u nginja.
5. ODA E MIQËVE
Oda
e miqëve mbeti bosh(sado verë:e ftohtë si akullnajë!)
Ky
boshllëk më streson e më lodh dhe ndjehem sikur kam bërë faj!!!
Faj
nuk kam bërë dhe jam i ndërgjegjshëm, se ngjasat qenë llahtar
Bota
u sulmua,papritur, rrufeshëm nga një virus barbar!
Njerëzit,
pothuja, humbën drejtpeshimin,rreth botës-kolaps
Miqtë
që dikur shkonin e vinin,tani mbi hundë nga një maskë.
S'ka
më as vajtje, as ardhje,se ÇEÇUA ka biçak!
Tek
shkruaj,ndjej keqardhje dhe stresohem jo pak.
Mallkuar
kush këtë virus e hodhi (na la pa shokë e miq)
Kjo
kohë stresante më lodhi(pa miq,jam KRISHT në Kryq)
Oda
e miqëve është bosh dhe pres që prapë të buçasë
ZOT!
Fajtorë të m'i dënoshë se botën e futën në kolaps.
Tiranë, 13 korrik 2021