Kulturë
Hasan Hasanramaj: Nderim për krijuesin ndaj vlerave të shenjta etnike, jetësore dhe njerëzore
E diele, 25.07.2021, 09:11 AM
Te mesazhi, poeti e gjen kënaqësinë e tij të shkrimit do të thoshim
Nderim për krijuesin
ndaj vlerave të shenjta etnike, jetësore dhe njerëzore ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në recesionin e shkrimtarit tone te
mirënjohur Kosovar Prend Buzhala - kushtuar vëllimit poetik me titullin“Pafajësia e fjalës” të poetit Agim
Deskut në mes tjerash thuhet:” Ky vëllim, ka koherencën e tij të preokupimeve
tematike e stilistike, i cili na dhuron dhe
na siguron denjësisht një kënaqësi estetike të vërtetë e cila i shquan poetikën
dhe mesazhin, figurën dhe imazhin, ligjërimin poetik dhe botën tematike e
ideore. Andaj për deri sa poetika paraqitet i tillë, çfarë është dhe sa është
funksionale, te elementet tjera, sidomos te mesazhi, poeti e gjen kënaqësinë e
tij të shkrimit, çka do të thoshim, nderimin krijues ndaj vlerave të shenjta
etnike, jetësore dhe njerëzore. Arketipat e burimit të qenies sonë etnike të
cilat nëpër vargje ajgëtohet një mitikë e hershme e qenies njerëzore, nëpër to
na paraqitet një Eve, si pikënisje e hershëm i jetës mbi tokë, e që merr vlerën
e një arketipi të kryehershëm të qenies sonë.
Kur na erdhëm të parët në
tokë
Nën flakën e fenerit të Homerit krijuam
rendin e ri njerëzor. Të gjithë e dinë për bukurinë dhe trimërinë që na falën
yjet dhe dielli. Pothuajse, i tërë vëllimi lexohet si një "poezi e
pandërprerë", si do të shprehej Pol Elyar. Do të thoshim, së bashku me
librat tjerë, lexohet si një këngë që nuk merr fund asnjëherë. "Teksti nuk
pran", thoshte Ali Podrimja. Është një si diktat i automatizmit krijues e
shkrimor psikik, si një çlirim i brendshëm i barrës së pathënë. E, e pathëna
assesi ta ketë fundin e saj, as të thuhet ndonjëherë e plotë:
Ende nuk ka ardhur koha për
ta thënë fjalën e pathënë
Porse aty thuret edhe ky paradoks që e qorton
poetin, pikërisht nga kjo barrë: Nuk më falet asnjëherë po mbeta fjala e
pathënë të heshtë përballë ferrit që na
krijohet çdo çast të jetës . Dhe paradokset, po ashtu shtrihen në jetën e
kombit e në qenien tonë. Në vazhdim të recesionit të tij shkrimtari Prend
Buzhala thotë së poeti ato i sheh edhe si paradokse të vetvetes, domethënë, të
vetvetes si komb: I shkruaj në ditarin e paradoksit emrat e demonëve. Sado që
poeti qëndron afër përvojave të epokës sonë krijuese, me stilin e me
modernitetin e thënies, tiparet e kësaj lirike nuk ndërlidhen me urbanen, po me
unin poetik. Edhe kur përmenden metropolet, mbizotëron sintagma "metropole
evropiane" në përqasje e në kundërvënie vlerash, në radhë të parë, vlerash
etnike; aty shkëndijojnë besa, gjuha, lashtësia e fryma dardane, gjithçka e
shenjtë e qenies, shpirtit dhe gjuhës sonë, ndërkohë që "nën anën
tjetër" qëndrojnë metropolet me imazhin e tyre të ftohtë, cinik, mospërfillës,
shpesh i habitur përballë një shpirti kryeneç shqiptar: T'i njoh buzëqeshjet e
atdheut të lëna metropoleve evropiane.
Një mijë vjet jam nisur ta
takoj Evropën plakë me albanët u përqafuam burrërisht
Ndryshe nga poetët e vetëdijes ironike që
dekontruktojnë realitetin dhe të vërtetat, mitet dhe historinë, poerti Agim
Desku, insiston në të vërteta e mitit të lashtësisë, të kultit të tre parit; ai
nuk demitologjizon, as nuk dekosntukton, por e rindërton poetikisht atë mit
lashtësie: Ka, madje, një përdorim të sforcuar të miteve antike, të trojeve dhe
odesejadave historike, të miteve biblike me ferr, apokalips e parajsë, me
shenjtëri e mëkate. Poeti i riintepreton ato mite: heronjtë e apokalipsit,
është ironi për ata që vënë maskat e heroizmit për t’u paraqitur si engjëj e
shpëtimtarë, por janë shkatërrues të vlerave (poezia "Heronjtë e
apokalipsit"); rikthehen plojat e dikurshme trojane, si ndodhi në luftën e
fundit (poezia "Rikthimi i Trojës). Nëse theksohet Uni poetik,
nëse poeti ligjëron në veten e parë, ai këtë e bën për ta marrë rolin e
prezantimit të kësaj bote e të vetvetes në skenën e rruzullimit, e merr rolin e
ndërmjetësuesit të dy botëve, ku qenia jonë i jep frymë asaj hapësire. Është
një UNË që nuk kufizohet në kohë e hapësirë, dhe, po ashtu, i cili nuk pranon
të mbërthehet brenda një qarku të mbyllur. Ai është edhe demiurgu, edhe qenie a
forcë lëvizëse që ka rol funksional në strukturimin poetik. Gjithsesi që ai nuk
i reshtet edhe të sotmes, sidomos asaj prirjes "për ta rrëfyer"
dhimbjen apo për tragjiken e dramës sonë të luftës së fundit. Ai i
"dokumenton" poetikisht ato trauma lufte, por i tejkalon me patinën
lirike të fisnikërimit të kësaj dhimbjeje, të heroizimit të saj. Ai nuk
deheroizon, përkundrazi e heroizon këtë tragjikë. Më mirë mbeta ta marr dorë
për dore atdheun e lirë prekazian. Të
nisëm diku ku asnjë ferr më s?do ma prangos lirinë e tij Kaq e shenjtë është lidhja ime
me tokën e gjyshërve të mijë. Nuk është e rastit përse ka aq shumë emërtime
“prekaziane”, apo dardane, si sinonime të vetëflijimit për liri, si
personifikim i mburojës së qenies sonë dhe të autoktonisë së qenies sonë. Lirika
e tipit të tillë, sado që është lirikë e mishëruar te palimpsesti, megjithatë
ndërlidh kohët, të djeshmen e të sotmen, ndërlidh historinë me aktualitetin,
folësi lirik depërton nëpër shekuj, mitre e kohë, nëpër legjenda e hapësira
biblike. Te ky gërshetim, po ashtu vërejmë edhe ndërlidhjen e Unit a folësit
lirik me aspektin e përgjithshëm shoqëror e universal. Nga ky Unë lirik buron
teksti poetik, dhe aty edhe rikthehet, që zbulon potencialin e barrës së
historisë që rëndon si hije ankthi e mëkati mbi të sotmen me përgjakjet e
dramat e djeshme. Me këto tone refleksive është shkrua poezia “Vrasësit e
pengut”, titulli i së cilës shërben edhe si titull libri. Në fakt, rizgjimi i
fantazmave vjen me tjetër pamje e me të tjera trajta: Fjalën e dhënë ma mbushën
dhembje me plagët e mija i kënduan jetës së krisur zëra të çmendur shëtitin mbi
ëndrrat që s?kthehen më. Këto janë edhe kambanat e jetës sonë, edhe kujtimet e
përditshme, janë hijet e kujtimeve dhe përvojave. Këto përvoja e hije ngjajnë
në pasqyrat që reflektojnë ndjesitë, hapësirën dhe kohën, mitet dhe historinë.
Kundruall pasigurisë, tjetërsimit dhe hienave, demonëve me “fytyrën e
tradhtisë”, kundruall edhe ndërgjegjes apokaliptike, poeti krijon mirin e tij,
bedenat e tij, pengun e fjalës, krijimin poetik, vetëdijen për vlerat e
vizionin shenjt, parajsor- si projekt mit krijues modern.
Dy fjalë në shenjë
përgëzimi për punën voluminoze...
Edhe recepsionisti Mehmet Rema në fjalën e
tij kushtua rrugëtimin të poetit Agime Deskut në mes tjerash thotë së për të
gjetur të drejtën historike ai bën një rrugëtim të gjatë, gati biblik, një
rrugëtim të mundimshëm, por që kurrë nuk u lodh, gjithmonë në sytë e tij shikon
të duket se po lind një shpresë,një gëzim, sikur, dhe pse larg, ashtu siç,
lulja e çan akullin e del në pranverë dhe shpresa e poetit Agim Deskut- vjen e
bardhë, e qeshur, e ndritshme, vjen si një agim i bukur maji, vjen ,sepse e
thërret Agimi. Ai herë i drejtohet hënës, herë diellit, herë gërmon nëpër
galaktikë për të takuar ndonjë yll, ndoshta, ndonjë nga ato yje, të cilat pasi
u shkrinë për këtë tokë, shkuan lart për t'i dhënë dritë qiellit, e nga atje
për të na rrëfyer rrugën ne, banorëve të përkohshëm të tokës Ai, duke ecur
nëpër rrugën e gjatë të historisë, herë shkon e takon Gjergj Elez Alinë, herë
Rozafën, Teutën, Pirron, Kastriotin, herë shkon tek Qemali, Boletini,
Prishtina, Jashari, të cilëve u tregon se ai merr edhe rrugë të gjatë shkon
deri në Itakë në Trojë, shkon kudo poeti ynë me një pishë në dorë, në kërkim të
së vërtetës së mohuar, të asaj të vërtete që u ka munguar gjatë shqiptarëve,
siç u ka munguar gjatë liria. Duke lexuar këtë vepër, nuk ke si të mos ndalesh
dhe të mendosh, e të shkruash dy fjalë në shenjë përgëzimi për këtë punë
voluminoze dhe të bukur, e cila mund të them se për nga vlerat artistike që
mbart, do të ishte një lëndë e vlefshme në antologjitë shkollore, dhe një
material i pasur për studiuesit e poezisë. Punon pa u lodhur poeti për të
ndërtuar kala, për të mbrojtur atdheun, sepse ai ka nevojë për dorën e secilit
bir të tij, e në veçanti të poetit, i cili me vizionin e tij, hyn në çdo qelizë
të atdheut. Poeti është skaner i mirë e di ku i dhemb më shumë,andaj ai edhe i
premton me zë të lartë se në çdo kohë i falem atdheut. I falem në kuptimin që
atdheu është mbi çdo gjë, është Perëndi mbi Perëndi, dhe unë falem para saj, i
falem edhe në kuptimin që, për atdheun unë fal jetën. Duke njohur çdo qelizë atdheun e tij, poeti
në poezinë tjetër i drejtohet të madhit Anton Çeta, pasi siç duket fjala e tij
tek të sotmit, bie në vesh të shurdhër, andaj i thotë, atij që vetë nuk është,
por ka lënë veprën-“Kur sot, e njëjta kohë, të thërret, bacë”- E poeti në një
tjetër poezi është gati të ngjitet në majën e Tomorrit apo të Korabit e të
lëshoi piskamën ku të bëjë thirrje për festën e madhe se. Atëherë kur ushtarët
e lirisë, thyen gurët e Koshares. Për gati një shekull një turrë gurë, të
vendosura në formë piramide, kishin ndarë një popull në dy pjesë. Një turrë
gurë, në vend që të bëheshin urë, u bënë mure, e më tej në një tjetër poezi ai
u bën thirrje bashkëkohëseve e bashkëkombësve të tij, që o sot o kurrë, -“Të
jetojmë siç i ka hije Atdheut”- Ose të jetojmë, ose jo, po kush përveç një atdhedashësi
e bën këtë thirrje. Ku janë ata që kanë marrë mandatin për ta udhëhequr këtë
rrugë të lavdishme, ku shqiptari të jetojë siç i ka hije. Që të jetojmë siç i
ka hije atdheut, duhet të bëjmë kujdes, sepse Troja antike mund të kthehet në
Trojë moderne për kombin tonë, këtë na e thotë tek poezia "Kali i
Trojës"...