E diele, 18.04.2021, 09:29 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Historia e “ Masakres së Tivarit” duhet të rishkruhet ( 2)

E merkure, 31.03.2021, 08:39 PM


Historia e “Masakres së Tivarit” duhet të rishkruhet ( 2)

Nga Fahri Xharra

Pse duhet të rishkruhet historia e “Masakres së Tivarit ? Sepse sipas Genc Hotit, studjuesit të mirëfilltë të kësaj ngjarjeje antishiptare : “Si ka ndodhur ngjarja dhe përse nuk thuhet e vërteta në dritë të diellit kur dëshimtarët e asaj kolone fatkeqe kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe sot deri në vitin 2021, duke ja transmetuar brezave krimin “ antishqiptar, por dhe duke treguar të pavërtetat rreth kësaj masakre.

Sipas Genc Hotit, burimet e argumentimit jane katër grupesh:

a) historiografia shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosoves, si dhe deklaratat politike te udheheqesve jugosllave qe shoqerojne studimet e autoreve shqiptare (arkivat e institucioneve jugosllave dhe kujtimet e Titos dhe bashkepunetoreve te tij).

b) deklaratat politike te udheheqesve dhe studiuesve shqiptare enveriste e post komuniste te mijevjecarit te ri.

c) studiues të pavarur me qëllimin e mirë për të përcaktuar përmasën e krimit, kohën dhe vëndin kanë publikuar në internet idetë e tyre në artikullin “Masakra e Tivarit”.

e) deshmitaret e kolones me djemte shqiptare te Kosoves dhe banoret e qytetit te Shkodres, banoret e Qafës së Malit mbi Fushë Arrëz, banorët e fshatit Gomsiqe e Vau i Dejes dhe banorët e Murriqanit (në këto vënde, Qafë Mali dhe Murriqan, pretendohen se ndodhen dy vëndvarrezat masive të një krimi të përafërt, ndërsa midis tyre, nga pikëpamja gjeografike, një vëndvarrim i panjohur akoma).

Pra ?

Çfare fsheh ne realitet “Masakra e Tivarit” dhe perse u perdor ajo? dhe që të katër grupet nuk tentojne ta perbashkojne teresine e ngjarjeve, në të ashtëquajturën “Masakra e Tivarit”,me momentet historike te viteve 1944-1945 ne Shqipëri ku do te dilte fare hapur bllofi i perdorur dhe krimi antishqiptar i ndodhur. Fakti qe kerkush ne Shqiperi nuk ka tentuar ta zbardhe kete ngjarje perpara vitit 1991 nuk duhet t’i lere pa faj pushtetaret shqiptare të epokës enveriste dhe informacioni fillimisht ka ardhur nga pertej kufirit shtetëror shqiptar.

“Masakrimi i mijëra shqiptarëve të pafajshëm nga Kosova gjatë rrugëtimit të tyre të detyruar për në kasaphanen e Tivarit në vitin 1945, mund të cilësohet lehtë si një tradhëti e madhe kombëtare. Ndonëse ky vit shënon 75 vjetorin e kësaj masakre dhe megjithse ka patur ndonjë botim aty këtu që hedhë sado pak dritë dhe zbardhë dokumente historike mbi këtë tradhëti, e gjithë kjo tragjedi nuk ka tërhequr kurrë interesimin që meriton, e lere më përcaktimin e drejtësisë dhe të përgjegjësisë historike, qoftë nga Shqipëria post-komuniste, e nga Serbia dhe Mali i Zi, jo se jo. Fatkeqësisht, as Republika e Kosovës, nuk ka treguar ndonjë interesim zyrtar për të zbuluar të vërtetën e kësaj masakre, me ndonjë përjashtim të ndonjë deklarate përkujtimore nga udhëheqsit e atij vendi ( Frank Shkreli )”

Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politikat jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë. Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 76 vjet më parë”. (F. Shkreli )

Fakti qe regjimi enverist nuk e përmëndi ndonjëherë “Masakrën e Tivarit” (të paktën në 40 veprat e para të Enver Hoxhës nuk ekziston, sipas “Tregues per veprat e Shokut Enver Hoxha”, vepra 1-40), kur pretendohet qe pala shqiptare nuk ka gisht, duhet të tregojë shumë thjeshtë se përgjegjësia kryesore duhet të jetë e shqiptarëve komunistë, aq më tepër kur pas 1948 Enver Hoxha pat pretenduar se ishte armik për vdekje i titizmit (edhe në librin e tij “Titistët” nuk bëhet fjalë për “Masakrën e Tivarit”). Por në veprën e 33 (f. 259-260) jepet një përmbledhje e krimeve të serbomalazezëve mbi popullatën shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë ku përmënden 1 200 të pushkatuar në Tivar dhe 2 000 të mbytur me gaz helmues. Këtë informacion e gjen edhe tek Historia e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 4, f. 912, botuar më 1989. Tivari përmëndet vetëm një herë nga Ramiz Alia si emertim në librin e tij të fundit “Jeta ime” (kur flet për vrasjen e Miladin Popoviçit në librin e Dr. Hakif Bajramit “Tragjedia e Tivarit”) libër i cili doli në vitin 2010 (f. 139). Por më përpara “Masakra e Tivarit” në propagandën shqiptare u bë zyrtarisht publike (une e kam lexuar për herë të parë më 1992 kur doli libri i Shaban Braha-s “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare”, f. 451-456) në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (vëll. 2) të botuar më 2008, si një botim i ri, ku është emërtim më vete. Mënyra e publikimit përbën dyshimin e parë se gjërat nuk duhet të jenë krejt ashtu dhe ata (Lefter Nasi) që kanë shkruar për “Masakrën e Tivarit” nuk kane marrë për bazë dëshmitarët e zonave nga kaluan kollonat (numri shumës është një hipotezë, pasi në realitet ka kaluar vetëm një kollonë) me shqiptarët e Kosovës (të dhënat numerike, menyra e organizimit, koha dhe përfundimi i rrugës së asaj kollone janë kontradiktore në të gjitha studimet e bëra për këtë temë) çka më ka çuar në përfundimin se në atë ngjarje duhet të jenë përfshirë forca të tjera nga ato të propaganduarat dhe e vërteta duhet të jetë krejt tjetër për tjetër. Por ekziston diku i fshehur një informacion i rremë, çka duhet të shërbejë si argument se gjithëshka e thënë më vonë është thjeshtë një mashtrim propagandistik me qëllime politike, mbi masakrat e shqiptarëve e publikuar më 1946 ku pranohet se çetnikët e Mihailoviçit masakruan më shumë se 2.000 gra, fëmijë, pleq nga elementi shqiptar (gazeta Bashkimi, e enjte, dt. 18 korrik 1946,).

“Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i 46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).

Një tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth 500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a të arratisur.[8] Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670.[6]

Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.

Varreza masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17 shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.[3]

(3B. Jashari (19 shtator 1996). "Massive grave of Albanian victims of Tivari Massacre uncovered". hri.org )”  (Nga Wikipedia )

Edhe diçka :”Epoka komuniste e diktaturës në Shqipëri u mbyll me dy libra mbi Kosovën, të botuar nga Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, njëri më 1989 me titull “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” në tre vëllime (përmbledhje artikujsh) ku do të veçoja dy artikujt e Doktor Ibrahim Rugovës: “Serbët vijnë përsëri si hakmarrës” (vëll. 1 f. 23-27) dhe “Nuk jemi opozitë, ne jemi armiq” (Vëll. 1, f. 359-361); dhe, tjetri më 1990 me titullin provokativ “E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi” përmbajtja e të cilit vetëm këtë të vërtetë nuk mund të thoshte dot. Kështu Profesor Sofokli Lazri në artikullin: “Apologjia e dhunës në Kosovë” flet për mijëra të vrarë nga djelmnia kosovare më 1945 nga ana e politikës jugosllave (f. 7), por nuk e përmënd në asnjë rresht “Masakrën e Tivarit” a thua se ajo nuk kishte asnjë lidhje me krimin antishqiptar të realizuar në atë kohë në Kosovën Martire. Po kështu në atë libër Lefter Nasi duke folur për veçori dhe rezultate të LANÇL në Kosovë jo vetëm që nuk përmënd kërkund “Masakrën e Tivarit” dhe krimet e politikës jugosllave ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, por ka guximin të flasë për 53.000 luftëtarë shqiptarë të Kosovës të organizuar në formacione luftarake ku 35.000 prej tyre u dërguan në frontin e Sremit (f. 368-369) pa na treguar rrugën dhe mënyrën e dërgimit të tyre në destinacionin e mësipërm kur një propagandë e tërë 66 vjeçare e lidhte këtë operacion ushtarak me Shqipërinë duke akuzuar popullatën shqiptaroveriore për indiferentizëm, a thua se nuk ekzistonte në atë kohë në malet e Malësisë së Madhe “

Në Kosovë ka shumë dezinformime  që qarkullojnë dhe ato janë të burime sllave  dhe që shqiptarët e Kosovës pa i vërtetuar fare i shpërndajnë, duke krijuar fajtor artificial dhe duke  e lënduar të vërtetën deri në pa-shërim

E përmblodhi Fahri Xharra ,30.03.21

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora