| E merkure, 31.03.2021, 08:39 PM |
Historia e “Masakres së Tivarit” duhet të rishkruhet ( 2)
Nga
Fahri Xharra
Pse
duhet të rishkruhet historia e “Masakres së Tivarit ? Sepse sipas Genc Hotit,
studjuesit të mirëfilltë të kësaj ngjarjeje antishiptare : “Si ka ndodhur
ngjarja dhe përse nuk thuhet e vërteta në dritë të diellit kur dëshimtarët e
asaj kolone fatkeqe kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe sot deri në vitin
2021, duke ja transmetuar brezave krimin “ antishqiptar, por dhe duke treguar
të pavërtetat rreth kësaj masakre.
Sipas
Genc Hotit, burimet e argumentimit jane katër grupesh:
a)
historiografia shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosoves, si dhe deklaratat politike
te udheheqesve jugosllave qe shoqerojne studimet e autoreve shqiptare (arkivat
e institucioneve jugosllave dhe kujtimet e Titos dhe bashkepunetoreve te tij).
b)
deklaratat politike te udheheqesve dhe studiuesve shqiptare enveriste e post
komuniste te mijevjecarit te ri.
c)
studiues të pavarur me qëllimin e mirë për të përcaktuar përmasën e krimit,
kohën dhe vëndin kanë publikuar në internet idetë e tyre në artikullin “Masakra
e Tivarit”.
e)
deshmitaret e kolones me djemte shqiptare te Kosoves dhe banoret e qytetit te
Shkodres, banoret e Qafës së Malit mbi Fushë Arrëz, banorët e fshatit Gomsiqe e
Vau i Dejes dhe banorët e Murriqanit (në këto vënde, Qafë Mali dhe Murriqan,
pretendohen se ndodhen dy vëndvarrezat masive të një krimi të përafërt, ndërsa
midis tyre, nga pikëpamja gjeografike, një vëndvarrim i panjohur akoma).
Pra
?
Çfare
fsheh ne realitet “Masakra e Tivarit” dhe perse u perdor ajo? dhe që të katër
grupet nuk tentojne ta perbashkojne teresine e ngjarjeve, në të ashtëquajturën
“Masakra e Tivarit”,me momentet historike te viteve 1944-1945 ne Shqipëri ku do
te dilte fare hapur bllofi i perdorur dhe krimi antishqiptar i ndodhur. Fakti
qe kerkush ne Shqiperi nuk ka tentuar ta zbardhe kete ngjarje perpara vitit
1991 nuk duhet t’i lere pa faj pushtetaret shqiptare të epokës enveriste dhe
informacioni fillimisht ka ardhur nga pertej kufirit shtetëror shqiptar.
“Masakrimi
i mijëra shqiptarëve të pafajshëm nga Kosova gjatë rrugëtimit të tyre të
detyruar për në kasaphanen e Tivarit në vitin 1945, mund të cilësohet lehtë si
një tradhëti e madhe kombëtare. Ndonëse ky vit shënon 75 vjetorin e kësaj
masakre dhe megjithse ka patur ndonjë botim aty këtu që hedhë sado pak dritë
dhe zbardhë dokumente historike mbi këtë tradhëti, e gjithë kjo tragjedi nuk ka
tërhequr kurrë interesimin që meriton, e lere më përcaktimin e drejtësisë dhe
të përgjegjësisë historike, qoftë nga Shqipëria post-komuniste, e nga Serbia
dhe Mali i Zi, jo se jo. Fatkeqësisht, as Republika e Kosovës, nuk ka treguar
ndonjë interesim zyrtar për të zbuluar të vërtetën e kësaj masakre, me ndonjë
përjashtim të ndonjë deklarate përkujtimore nga udhëheqsit e atij vendi ( Frank
Shkreli )”
Masakra
e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të
çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së
planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të
minimizohet dhe të heshtet në politikat jugosllave dhe serbe në kontekstin e
fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por,
pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim
monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë
para drejtësisë. Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e
kryer sot e 76 vjet më parë”. (F. Shkreli )
Fakti
qe regjimi enverist nuk e përmëndi ndonjëherë “Masakrën e Tivarit” (të paktën
në 40 veprat e para të Enver Hoxhës nuk ekziston, sipas “Tregues per veprat e
Shokut Enver Hoxha”, vepra 1-40), kur pretendohet qe pala shqiptare nuk ka
gisht, duhet të tregojë shumë thjeshtë se përgjegjësia kryesore duhet të jetë e
shqiptarëve komunistë, aq më tepër kur pas 1948 Enver Hoxha pat pretenduar se
ishte armik për vdekje i titizmit (edhe në librin e tij “Titistët” nuk bëhet
fjalë për “Masakrën e Tivarit”). Por në veprën e 33 (f. 259-260) jepet një
përmbledhje e krimeve të serbomalazezëve mbi popullatën shqiptare të Kosovës
dhe Maqedonisë ku përmënden 1 200 të pushkatuar në Tivar dhe 2 000 të mbytur me
gaz helmues. Këtë informacion e gjen edhe tek Historia e luftës antifashiste
nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 4, f. 912, botuar më 1989.
Tivari përmëndet vetëm një herë nga Ramiz Alia si emertim në librin e tij të
fundit “Jeta ime” (kur flet për vrasjen e Miladin Popoviçit në librin e Dr.
Hakif Bajramit “Tragjedia e Tivarit”) libër i cili doli në vitin 2010 (f. 139).
Por më përpara “Masakra e Tivarit” në propagandën shqiptare u bë zyrtarisht
publike (une e kam lexuar për herë të parë më 1992 kur doli libri i Shaban
Braha-s “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare”, f. 451-456) në Fjalorin
Enciklopedik Shqiptar (vëll. 2) të botuar më 2008, si një botim i ri, ku është
emërtim më vete. Mënyra e publikimit përbën dyshimin e parë se gjërat nuk duhet
të jenë krejt ashtu dhe ata (Lefter Nasi) që kanë shkruar për “Masakrën e
Tivarit” nuk kane marrë për bazë dëshmitarët e zonave nga kaluan kollonat
(numri shumës është një hipotezë, pasi në realitet ka kaluar vetëm një kollonë)
me shqiptarët e Kosovës (të dhënat numerike, menyra e organizimit, koha dhe
përfundimi i rrugës së asaj kollone janë kontradiktore në të gjitha studimet e
bëra për këtë temë) çka më ka çuar në përfundimin se në atë ngjarje duhet të
jenë përfshirë forca të tjera nga ato të propaganduarat dhe e vërteta duhet të
jetë krejt tjetër për tjetër. Por ekziston diku i fshehur një informacion i
rremë, çka duhet të shërbejë si argument se gjithëshka e thënë më vonë është
thjeshtë një mashtrim propagandistik me qëllime politike, mbi masakrat e
shqiptarëve e publikuar më 1946 ku pranohet se çetnikët e Mihailoviçit
masakruan më shumë se 2.000 gra, fëmijë, pleq nga elementi shqiptar (gazeta
Bashkimi, e enjte, dt. 18 korrik 1946,).
“Kur
kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe
rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes
maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë
në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të
rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth.
Më pas turma urdhërohet të ngjitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i
duhanit” ku filluan të shtënat nga njësitë partizane jugosllave (divizioni i
46-të serb dhe brigada e 10-të malazeze).
Një
tjetër raport i Themelit, më 5 prill, sipas dëshmive të mbledhura ishin rreth
500 kosovarë, pjesa më e madhe e të cilëve të vrarë dhe të tjerët të plagosur a
të arratisur.[8] Një raportim drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 në atë
kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670.[6]
Grupi
i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një
grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo
baroti, me pasoja fatale për shumicën.
Varreza
masive e masakrës në Tivar u zbuluan pas më shumë se një gjysmë shekulli, më 17
shtator 1996, nga historiani Zekeria Cana.[3]
(3B.
Jashari (19 shtator 1996). "Massive grave of Albanian victims of Tivari
Massacre uncovered". hri.org )”
(Nga Wikipedia )
Edhe
diçka :”Epoka komuniste e diktaturës në Shqipëri u mbyll me dy libra mbi
Kosovën, të botuar nga Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, njëri më 1989
me titull “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” në tre vëllime (përmbledhje
artikujsh) ku do të veçoja dy artikujt e Doktor Ibrahim Rugovës: “Serbët vijnë
përsëri si hakmarrës” (vëll. 1 f. 23-27) dhe “Nuk jemi opozitë, ne jemi armiq”
(Vëll. 1, f. 359-361); dhe, tjetri më 1990 me titullin provokativ “E vërteta
mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi” përmbajtja e të cilit vetëm këtë të
vërtetë nuk mund të thoshte dot. Kështu Profesor Sofokli Lazri në artikullin:
“Apologjia e dhunës në Kosovë” flet për mijëra të vrarë nga djelmnia kosovare
më 1945 nga ana e politikës jugosllave (f. 7), por nuk e përmënd në asnjë
rresht “Masakrën e Tivarit” a thua se ajo nuk kishte asnjë lidhje me krimin
antishqiptar të realizuar në atë kohë në Kosovën Martire. Po kështu në atë
libër Lefter Nasi duke folur për veçori dhe rezultate të LANÇL në Kosovë jo
vetëm që nuk përmënd kërkund “Masakrën e Tivarit” dhe krimet e politikës
jugosllave ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, por ka guximin të flasë për
53.000 luftëtarë shqiptarë të Kosovës të organizuar në formacione luftarake ku
35.000 prej tyre u dërguan në frontin e Sremit (f. 368-369) pa na treguar
rrugën dhe mënyrën e dërgimit të tyre në destinacionin e mësipërm kur një
propagandë e tërë 66 vjeçare e lidhte këtë operacion ushtarak me Shqipërinë duke
akuzuar popullatën shqiptaroveriore për indiferentizëm, a thua se nuk
ekzistonte në atë kohë në malet e Malësisë së Madhe “
Në
Kosovë ka shumë dezinformime që
qarkullojnë dhe ato janë të burime sllave
dhe që shqiptarët e Kosovës pa i vërtetuar fare i shpërndajnë, duke
krijuar fajtor artificial dhe duke e
lënduar të vërtetën deri në pa-shërim
E përmblodhi Fahri Xharra ,30.03.21
Gjakovë