Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel
E marte, 09.02.2021, 07:25 PM
Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel
BOTA
DUHET TA DIJË!
Në
Muzeum në Izrael kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e
vogёl. Brenda vetes u ndjeva krenare! Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e
tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin
nё veçanti. Aty realizova thellё shqetësimin e babait … “Bota duhet ta
dijё”! Jakoel
Nga
Keze Kozeta Zylo
Zonja Jakoel le të bisedojmë për fëmijërinë tuaj, si e keni përjetuar atë?
Unë kam lindur në Tiranë, nga dy prindër
të cilët e donin dhe respektonin njëri tjetrin Prindërit e mi ishin Josef dhe
Aliki Jakoel.Ata ishin njohur që të vegjël kur bënin studimet në Korfuz të
Greqisë.Babai studionte nëInstitutin tregëtar italian dhe mamaja në shkollën
franceze të të njejtit qytet. Kultura,mentalitetii përbashket,sfondi i ngjashëm
i edukimitsidhe miqësia e sinqerte që kishin do të ishte baza për nje martesë të
shëndoshe.Ishin të ndryshëm nga karakteri, por shumë shpejt kuptuan dhe ndjenë
se një dashuri e madhe do t’i lidhte për gjithe jeten.Kështu unë dhe ime motër,
Ksenia u rritëm në një mjedis tëngrohtë,plot dashuri e humor.
Çfarë do të kujtonit më shumë në periudhën e fëmijërisë?
Cila është historia e prindërve tuaj pasi ata kanë qenë të mbijetuarit nga
Holokausti?
Babai quhej Josef por të gjithë e
njihnin me shkurtimin Cefi.Ai lindi nё Vlorё me 1922 nё njё familje me origjinё
hebraike. Hebrenjtё ishin vendosur nё Vlorё qysh nga mesi i shek të XIX-tëdhe
origjina e shumicёs sё tyre ishte nga Janina nё Greqi. Ata kishin marrёdhenie tё shkёlqyera me banorёt e Vlorёs
sё asaj kohe.
Tё ishe bijё e Cefit ishte diçka e
bukur dhe e ndёrlikuar njёkohёsisht. Nga njёra anё ai tё rrethonte me dashuri,
ngrohtёsi e humor dhe nga ana tjetёr ishte kёrkues e serioz pёr sa i pёrket
studimit. Ai tё vinte para pёrgjegjёsisё qё nё moshё fare tё re, ndoshta kjo si
rezultat i asaj qё ka ndodhur historikisht me hebrenjtё qё studimi dhe zotёsia
ishin mjeti mё i rёndёsishёm pёr mbijetesё nё çdo rrethanё.Kështu që në moshë të re në studiuam piano dhe violinë,gjuhë te huaja dhe sipas babait duhej mesuar cdo gje tjeter praktike
qemund te nahynte ne pune ne cfarëdo
situate në jetë.
Si fёmijë e mё pas, mbajmё mend që na kushtonte shumë kohë.
Fliste me ne pёr tema nga mё tё larmishmet dhe nuk mbaj mёnd të kemi folur pёr
ndonjё argument e ta gjeje tё papёrgatitur. Nё fakt tё jetoje me tё ishte sikur
tё jetoje me njё enciklopedi tё gjallё, me dijen pranё vetes nё çdo kohё e nё
çdo fushё.
Nga ana tjetër fëmijeria jonë ishte e
mbushur me gëzime që më duket se femijet e soëtm i njohin më pak. Kujtoj me
nostalgji shtyllen e drunjtë të
elektrikut të rrugës ngjitur me shtëpinë tonë. Ajo shtyllë e vjetër ishte qendra e cdo aktiviteti qe nga
kukamcefti e deri tek loja luftash apome cingla.Sa emocione, sa të thirrura dhe
sa sekrete fëminore jane thenë nën ate shtyllë te shtrenjtë e më pas me mamatë
që dilnin në dritare na thërrisnin të hynim brenda se na prisnin detyrat e shtëpisë,
studimi ne piano apo violinë.
Tё ishe bijё e Cefit dhe e Alikit do tё thoshte nё rradhё tё parё tё jetoje njё "jetё tё dyfishtё", tё dije mirё qё nё moshё fare tё re çfarё duhet thёnё jashtё e çfarё ishin bisedat brenda katёr mureve tё shtёpisё. Ai, sёbashku me mamanё, na bёnё tё ishim tё vetёdijёshme qё nё moshё fare tё re, pёr faktin se jetonim nёn njё diktaturё ku shtypeshin tё drejtat e njeriut dhe fjala e lirё,nё njё shoqёri ku mbretёronte frika dhe terrori. Por kjo nuk e stepi qё brenda intimitetit tё familjes tё jetonim njё realitet krejt tё ndryshёm nga ai qё na rrethonte. Mё vonё, kur u rrita, e pyeta se si e kishte
marrё pёrgjegjёsinё e rёndё qё nё një nga diktaturat mё tё egra qё ekzistonin tu fliste fëmijve në moshё kaq
tё njomё pёr tё vёrtetёn e tij, pёr lirinё e fjalёs dhe mendimit. Pёrgjigja ishte shumё e shkurtёr: "Nuk desha tё rris brёnda mureve tё familjes sime dy skllevёr, dy tё verbёr!"
Cila ёshtё historia e prindёrve tuaj pasi ata kanё qenё tё mbijetuarit nga Holokausti?
Ndonjёherё, pas pune, ai kthehej nё shtёpi i shoqёruar nga njё mik. Quhej Shyqyri Myrto. Ishte njё burrё i dobёt me gjyslyke, shumё i sjellshem, e qё kuptohej menjёherё qё tё dy prindёrit e mi kishin pёr tё njё dashuri dhe respekt tё veçantё. Pёr ne ishte xhaxhi Shyqyriu, «bab Cyli»,
i cili vinte nga Durrёsi, tё cilit ne i hidheshim nё krahё ta pёrqafonim fort. Shpesh na tregonte se si
nё kohёn qё gjermanёt kishin pushtuar Shqiperinё dhe rreziku qё u kёrcёnohej hebrenjve u rrit shumё, Cefi, sё bashku me motrёn e tij Eriketa (Keti), vendosёn tё ikin nga Vlora. Fёmijёt e tjerё tё familjes u strehuan nё shtёpinё e Qamil Xhyherit njё nga personat me mё influencё tё Vlorёs sё asaj kohe.
Nё fillim Cefi dhe Keti gjetёn strehim nё Tiranё dhe mё vonё, kur gjendja u bё akoma mё e rrezikshme dhe gjermanёt po kёrkonin me këmbëngulje hebrenjtё, motёr e vёlla ikёn nga Tirana dhe u fshehёn pranё familjes sё mikut tё tij Shyqyri Myrto nё Kavajё. Megjithё rrezikun e madh qё i kёrcënohej gjithё familjes sё tyre tё madhe, prindёrit e tij hapёn dyert e shtёpisë dhe tё zemrёs. Ata jetuan tё fshehur pranё kësaj familjeje deri kur gjermanёt u shporrёn nga vendi. Nё sajё tё ndihmёs, vetёmohimit dhe guximit tё kёtyre njerёzve të mirё Josefi dhe e motra, Eriketa, mundёn të mbijetonin dhe tё ktheheshin pranё familjes sё tyre.
Kur je e vogël kёto tregime tё duken si libёr me aventura, aq mё tepёr qё kjo histori mbaroi me njё "fund tё lumtur" dhe qё nё fund tё fundit ёshtё e qartё pёr tё gjithё se miku duhet ndihmuar, por me kalimin
e viteve e duke u rritur, pёrmasat e kёsaj vepre bёheshin gjithmonё mё tё qarta dhe mё tё jashtёzakonshme.
Kur shkelёt pёr herё tё parё nё Izrael?
Nё 1990, pas rёnies sё murit tё Berlinit e me erёrat e reja qё po frynin nё Europёn Lindore, pёr herё tё parё nё jetёn time u pajisa me pasaportё dhe m’u dha mundёsia tё udhёtoj jashtё vendit. Ky qe njё rast i rrallё që më në fund do të mundja tё shihja botёn jashtё Shqipёrisё, atё botё që e kishim parё vetёm nёpёrmjet ekranit tё televizionit italian qe ishte dritarja
jone drejt botes se largme.Kete rast une e shfrytёzova gjithashtu pёr tё vizituar nё mёnyrё sekrete Izraelin. Nё atё periudhё nuk egzistonin marrёdhёnie diplomatike midis dy vendeve dhe pёr mё shumё Izraeli konsiderohej nga rregjimi
totalitar i Tiranёs si njё nga vendet mё reaksionare tё botёs. Izraeli paraqitej si xhandar i USA-s
nё Lindjen e meseme etj etj.
Nё atё vizitё të parë, sekrete e tё paharruar qё bёra nё Izrael, ndёr tё tjera në Jeruzalem vizitova Institutin dhe Muzeun e
Holokaustit të quajtur” Yad VaShem”
(«Nё kujtim tё njё emri”)
Aty kuptova mё thellё ato qё babai na kishte treguar e shpjeguar
kaq herё. Kuptova aktin e jashtёzakonshёm dhe heroik, humanizmin, mikpritjen
dhe dashurinё e njё populli tё tёrë, tё pasur e tё varfёr, intelektualё e anёtarë tё qeverisё apo njerёz fare tё thjeshtё, myslimanё e tё krishterё, qytetarё apo fshatarё. Kuptova atё dritё shprese e mirёsie që ndriti sado pak nё periudhёn e errёsirës sё thellё europiane tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Para stendave tё muzeut, aty ku shiheshin tmerret e papёrshkrueshme qё kishin kaluar hebrenjtё, aty ku tregoheshin ingranazhet e pamёshirshme tё makinёs sё genocidit nazist tё planifikuara pёr shfarosjen nё masё tё njё populli tё tёrë, aty kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e vogёl.
Brenda vetes u
ndjeva krenare!
Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e
tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin
nё veçanti.
Aty realizova thellё shqetësimin e babait
… “Bota duhet ta dijё”!
Babai mё kishte pregatitur njё listё me
emrat e shqiptarёve qё kishin strehuar hebrenj të Shqipërisë si edhe tё ardhur
nga vende të ndryshme tё Europёs, listё tё cilёn ua dorёzova autoriteteve tё
Jad VaShemit gjatё asaj vizite tё paharruar.
Ky do tё ishte edhe fillimi i procesit
tё njohjes dhe dhёnies sё titullit "Fisnikë mes Popujve” shqiptarёve qё
kishin strehuar e shpёtuar hebrenj. Ky do tё ishte gjithashtu edhe fillimi i
procesit tё njohjes nga bota tё atij akti tё jashtёzakonshёm qё kishte ndodhur
nё Shqipёri gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore.
Ky do tё ishte edhe realizimi
mirёnjohjes së tij!
Cila ishte jeta juaj nёn diktaturё?
Gjatё gjithё jetёs ai e ruajti kёtё
mirёnjohje tё thellё dhe nuk e humbi edhe kur pas luftёs regjimi komunist i
sapovendosur i pёrmbysi jetёn atij dhe gjithё familjes sё tij. Nuk e humbi
mirёnjohjen ndaj shqiptareve tё mirё edhe kur diktatura, si familje e pasur qё
ishin, i xhveshi nga çdo pronё materiale, kur tё jatin Rafael Jakoel, njё
tregëtar i aftë e i ndershёm e burgosёn pa asnjё arёsye dhe familja pёr disa
vite rresht nuk dinte gjё pёr fatin e tij. Me gjithё veshtirёsitë e panumёrta
vazhdoi tё kontribuojё me tё gjitha energjitё e tij!
Vetёm njё herё e pashё të thyhej… kur
na u mohua e drejta e studimit. Kishim "biografi tё keqe"!Gjyshi,
Rafael Jakoel, duke qenё se ishte i pasur para lufte ishte shpallur
“kapitalist”! Ishte fundi i viteve ’70-te, diktatura kishte arritur njё nga
kulmet e saj dhe pёr tё disatёn herё dyert e Akademisё sё Arteve, tё ёndrrёs
sime pёr të vazhduar studimin e pianos dhe muzikës, dyert e dijes, që për të ishte thelbi i jetёs, na u mbyllën mua dhe motrës
time. Ëndrra për t’u bërë pianiste u ndërpre nga labirinthet e burokracisё
totalitare-kafkiane tё ushqyera nga njё ideologji e nga njerёz tё dёshtuar. Kjo
ishte njё goditje e madhe qё ai dhe mamaja e vuajtёn shumë, por ata nuk
rreshtën se luftuari që të na shihnin të diplomuara.
Cili është edukimi juaj në Shqipëri?
Më vonë unë do të diplomohem për Gjuhë Letërsi në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me
ardhjen nëIzrael studiova dhe u
diplomova në Shkollën e
turizmit.
Si bashkëpunoni me ish kongresistin Joe Di Guardi i cili është
i pari së bashku me kongresistin Tom Lantos pas vitit 1990 drejtues i
komisionit për të drejtat e Njeriut në Kongresin Amerikan të cilët vizituan
Shqipërinë? Ata e ndërkombëtarizuan se
çdo Hebre që shkeli në tokën shqiptare gjatë pushtimit nazist i shpëtoi
holokaustit.
Pak para
ardhjes sonënë Izrael,me 1990,babai, Josef
Jakoel dhe Refik Veseli ,i pari ” Fisnik mes Popujsh” shqiptar qëu njoh nga Jad Vashemi,
themeluan shoqatën e MiqësisëShqipëri- Izrael e cila ёshtëaktive
deri mё sot.Pikërisht ne
atë periudhe babai u njoh edhe me kongresistin Joe
Dio Guardi i cili sё bashku me kongresistin Tom
Lantosh (ai vet një i mbijetuar i Holokaustit) dhe
u bёi tё ditur pёr atë akt tё jashtёzakonshёm që kishte ndodhur ne Shqipёri.
Ataarritёn tё marrin nё dorёzim nga arkivat shtetёrore nje listё tё hebrenjve që u shpëtuan nëShqipëri të cilën e dorëzuan ne Muzeumin e Holokaustit
ne Jeruzalem.Keshtu per here te pare u nderkombetarizua ajo”epope” me fjalet e
tim eti,ai mёsim i madh guximi moral qёShqiperia e vogёl dhe e” prapambetur” u dha
kombeve tё”ndricuara” tё Europёs.
Ju jeni kryetare e
Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, si ka funksionuar deri tani dhe cilat
janё disa nga projektet tuaja midis dy vendeve miq?
Sapo
erdhёm nё Izrael mё 1991, babai dhe anёtarёt e tjerёtё komunitetit ngritёn organizatën e “Hebrenjve
nga Shqiperia” qё sot eshtё organizata e Miqёsise Izrael- Shqipёri dhe objektivi ynё kryesor është forcimi i marrёdhёnieve midis dy popujve e dy
vendeve duke venё nё pah gjithnjёmarrёdhёniet historike tё jashtёzakonshme midis shqiptarёve dhe hebrenjve Jemi gjithashtu
nëmarrëdhënie me ata hebrenj ose
familjet e tyre që jetuan e shpëtuan nё Shqipёri.Fatkeqёsisht izolimi gati 50 vjecar
i Shqipёrisё beri tё pamundur mbajtjen e kontakteve pёr njё kohёshumё tё gjatё dhe shumё, shumё prej tyre nuk janё mё nё jetё. Megjithatёjanё shkruar libra me kujtime dhe
bёrё disa filma dokumentarё qё perjetesojnёkëtëfenomen te rrallё tёshpetimit tё hebrenjve nё Shqiperi.
Vjet në Izrael u mbajt Forumi
Ndërkombëtar i Holokaustit në përkujtim të 75-të vjetorit tëçlirimit të Aushvicit-Birkenau.
Çfarëvendi zinte Shqipëria në këtëForum ndërkombëtar?
Vjet u
mbajt në Izrael Forumi Ndërkobmbëtar i Holokaustit,nje event i
rrallë ku morën pjesë udheheqesit nga ate gjitha vendet e botës.Sigurisht që Shqipëria zinte vendin e nderit …Sa
vende mund te krenohen se tëgjithë
hebrenjte vendas dhe te ardhur nga te katër anët e Europësu shpëtuan? Presidenti i Shqiperise Ilir Meta u prit
personalisht nga presidenti i Izraeli Reuven Rivlin i cili i shprehu edhe njëherë personalisht mirënjohjen dhe admirimin për popullin shqiptar.
Sapo ka dalë libri “Izraelitët në Shqipëri” botimet “Çabej”
shkruar nga ati juaj Jozef Jakoel në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit si
ndiheni për këtë botim dhe më konkretisht cilët janë personazhet kryesor? Po në Anglisht është botuar?
“Izraelitët në Shqipëri” i shkruar në 1990,është libri i parë për historinë e komunitetit hebre tëShqipërisë dhe gjithashtu është shkruar nga një hebre vlonjat,lindur e
rritur në Vlorë që ngjarjet e treguarai ka
jetuar e vuajtur nëlëkurën e tij.Kjo është nje
deshmi e dorës së parë ku përshkruhetjeta e komunitetit,
zakonet,ritet,feja, festat gjithcka qe e ka berëpopullin hebre,edhe pse të shpërndarë nëpër botë 2000
vjet rrjesht, të ruajë identitetin e tij të vecantë.
Për mua personalisht ishte përmbushja e ëndrrës, realizimi i amaneteti te
tij se” bota duhet ta dije”. Me këtë rast dua të falenderoj Agron Alibalin për ndihmën a pakursyer në pëegatitjen për botim si
edhe Brikena Cabej qëe pëegatiti për shtyp dhe qëme profesionalizëm dhe dashuri bëri te
mundur realizimen e këtij projekti. Projekti i
ardhshëm do te jetë botimi
në
italisht i përkthyer nga vet autori si edhe përkthimi
e botimi në anglisht.
Libri
doli në shtyp me 27 Janar të ketij
viti, në ditën ndërkombetare
përkujtimore
të
Holokaustit dhe pikërisht ne kete dite u firmos mënë fund
marrevshja midis Ministrise se Kultures,Këshillit Kombetar të
Muzeumeve dhe Bashkise së Vlores per fillimin e punimeve per krijimin e
muzeumit hebraik në Vlorë. Një përkim i
bukur dhe kuptimlote! Besoj se ky libër do të jete një bazë e rendësishme
dhe do të kontribuojë në
hartimin e përmbajtjes së muzeumit.
Jemi në kohën e
pandemisë botërore, si është gjendja e komunitetit shqiptaro hebre në
Izrael? Po me vaksinimin si jeni pasi
kam lexuar qëIzraeli i ka marrë masat më parë nga gjithë shtetet e botës?
Deri
tani në Izrael janë vaksinuar me vaksinën e dytë25% e popullsisë.Vaksina më e përdorur këtu është ajo e shoqërisë Pfizer.Gjendja e komunitetit
është mjaft mirë.Deri tani nuk kemi patur
asnjë të prekur nga Covid 19.Të gjithë personat mbi 60 janë tashmë të vaksinuar edhe me vaksinen e
dytë dhe presim që edhe më të rinjtë tëvaksinohen. Edhe pse të vaksinuar,mundohemi te
gjithe të respektojme rregullat e vëna nga
Ministria e Shëndetësise.
Komuniteti
shqiptar në Izrael
konsiderohet si një nga më të
sukseshmin për sa i përket absorbimit te tij në shoqëri.
Krenaria jonë kuptohet qe janë te rinjte,fëmijët tanë të cilët mbi 90 e ca përqind kanëmbaruar
universitetin,punojnë në shuma fusha të rëndesishme,shërbejnë në ushtrinëe vendit
me detyra të ndryshme dhe janë pjesë
organike e zhvillimit të vendit.
Së fundi cila është familja juaj dhe sa ka ndikuar kultura
dhe tradita shqiptare në familjen tuaj si hebrenj?
Im shoq
quhet Jehuda dhe familja e tij jeton prej 8 brezash në
Izrael.Ai ishte shume kurjoz dhe interesuar për Shqiperine dhe kështu u
njohëm. Është nga ata persona jo të pakët që “”ra në dashuri”
me Shqipërinëdhe shqiptarët që në
momentin e parë.Ai ka mësuar dhe flet pak shqip ndërsa
vajza qëvazhdon studimet për inxhinjeri
industrial e qëquhet Shirli, flet dhe kupton mjaft mirë shqip.Ajo shpesh më thotë:”Sa
mire mami që kemi këtë gjuhën tonëtë vecantëpër të thënë sekrete
pa patur frikë se na kuptojnë të
tjeret!!!! Si familje dhe si komunitet ne festojmëçdo vit festën e Pavarësisësë Shqipërisëdhe jemi të lidhur
me njeri tjetrin me qindra fije familjare dhe miqësore.
Autorja
e intervistës është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese
e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Janar, 2021
New York