E shtune, 05.10.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës

E merkure, 03.02.2021, 09:42 PM


Lindje në  kohën e kolerës

(Ngjarje e përjetuar, por me emra dhe vende të ndryshuar)

Nga Keze Kozeta Zylo

Besa një vajzë me trup të bukur dhe flokë të verdha mbi supet e njoma që i vareshin si ujëvarë burimi nga bjeshket, po rritej me ëndrrën amerikane në Boston.  Ajo kishte emigruar me prindërit e saj dhe vëllain qëkur ishte ne tetëvjeçare.  Ditën e parë të shkollës në Amerikë e kujtonte dhimbshëm, ngase ajo ishte ndarë nga shoqëria e pastër e asaj moshe që ishte si pika e lotit.

E pati të vështirë për t’u ambientuar ne fillim, por me kalimin e kohës ajo u miqësua me shoqërinë amerikane dhe çdo ditë e më shumë ajo ëndërronte të bëhej diçka.  Ajo donte me çdo kusht të realizonte ëndrrën e prindërve të cilët po punonin shumë rëndë për të shkolluar fëmijët.  Ata për tre vjet radhazi punuan në pastrime që më së shumti këto kompani i kishin shqiptarët.  Besës i vinte shumë keq në muajtë e pare, kur shikonte prindërit që vinin shumë vonë pas orës dymbedhjetë të natës nga puna të lodhur.  Në pushimet e verës ajo gëzonte me ta, sepse shkonin në vende pushimi, dhe duket që rroga e mirë po e joshte dhe Besën me vëllain.

Kur shoqëria e tetëvjeçares në Shqipëri e pyesnin se ku i punonin prindërit, ajo u tregonte çfare i kishin thënë prindërit të cilët nuk donin të flisnin për punën e tyre.  Prindërit e saj hidhnin ne F/B foto sikur punonin në zyra avokatësh, por kurrë nuk thoshnin që ata pastronin dhe hiqnin thasët e rëndë me letra të grumbulluara gjatë ditës…, psikologji shqiptare mendonte Besa, kur po rritej dhe edukohej më shumë në Amerikë.

Pasi mbaroi Universitetin në Harvard për letërsi dhe art, ajo filloi punë në media në universitet.  Nga te gjithë ata që u gëzuan më shumë ishte mami i saj, e cila nuk pushonte së hedhuri foto, çka ndihej shumë krenare për arritjet e së bijës, ëndërr e çmendur e saj.

Një ditë në studio ajo kishte ftuar një grup të rinjsh të cilët po punonin vullnetarisht në spital për të ndihmuar fëmijët që kishin probleme me prindërit e alkoolizuar.  Midis tyre vështrimi u ndal në djalin që kishte një tatuazh me shqiponjën dy krenore në krahun e majtë.  Pasi ata mbaruan bisedën, kur u takua me të gjithë, djalit me shqiponjë i tha: Mirupafshim Shqipe.  Djali ngeli i hutuar dhe pas dy orësh i dërgoi tekst në telefon.  Lidhja e tyre filloi të shkonte thellë, takimet po i bënin dhe më romantike dhe interesante për jetën e tyre.  Ata u kurorëzuan dhe lindën një vajzë të bukur.  Vajzën e pagëzuan me emrin Drita.  Ata menduan Drita, sepse qëkur kishin shkelur në Amerikë, jeta e tyre po ndriçonte si Drita.

***

Si gjithë globi jeta e tyre ndryshoi në kohën e Covid 19-të. Prindërit nga të dy palët nuk i zbatonin shumë rregullat, sidomos për grumbullimet midis tyre, apo kafetë e mbasdites nuk i kishin ndaluar për t’i pirë së bashku.  Nuk besonin shumë… Kjo bëri që një ditë njeri nga prindërit të sëmurej me korona, por për fat e kaloi pa simptoma.  Ajo që tronditi ishte se Covid 19-të kaloi tek Besa e cila ishte shtatzanë në muajin e shtatë.   Mbas disa ditësh gjendja e saj po keqësohej pamasë derisa oksigjeni i shkoi 87.  Bashkëshorti i tmerruar thirri ambulancën dhe urgjentisht e çuan në spital, ku pas disa orësh përfundoi në intubim.  Drita 4 vjeçe qante dhe kërkonte mamin orë e minutë, por gjyshërit mundoheshin ta qetësonin, por prapë e kotë.  Ajo mund të qetësohej me lojnat e ndryshme, por era e mamit të saj i mungonte shumë.  Doktori dhe infermierja jepte informacion vetëm njëherë në ditë, dhe tek bashkëshorti dhe familja kishte rënë nje gjendje traumatizuese.  Frika i kishte bërë një dorë.  Ditën tjetër doktori foli me bashkëshortin e Besës, Taulantin dhe i tregoi për gjendjen e saj, e cila nuk dukej mirë.  Të dy pjesët e mushkërisë ishin dëmtuar, por ata përsëri shpresonin sepse është shumë e re mendonin dhe e përballon më me shpejtësi se të vjetrit frymëmarrjen artificiale.  Grupi i mjekëve u mblodh dhe ranë në pëfundim se fëmija duhet të dilte nga barku i nënës me operacion urgjentisht, pasi e rëndon shumë gjendjen e pacientes.  Taulanti me lot në sy u tha që çdo gë është në dorën tuaj dhe të Zotit.  Ju mund të veproni!  Besës i bën operacion “C-Section” dhe djali doli në gjendje të mië shëndetësore.  Qarja e parë e bebit në jetë, tronditi zemën e mammies që e mbante në duar për ta pastruar, ndërkohë ja tregonte të atit i cili xhamin e dritares e kishte bërë qull nga lotët.  Ju faleminderit ju tha, por ju lutem më shikoni Besën dhe sytë nuk ja ndante nga tubat, ajo është në gjendje shumë kritike.  Ah, i mjeri unë dhe herëshikonte djalin dhe herë mjekët veshur si kozmonaut!...

Djalin do e rris unë me të gjitha kushtet mendonte çmendurisht Taulanti, me mendimet vetëtimthi të zeza dhe të bardha që i shkonin për bashkëshorten e tij që ishte në intubim nga Covid 19-të.  Pasi ai shkoi në shtëpi, sepse nuk e lejonin më shumë në spital, u tha prindërve që Besën e bën operacion dhe kemi djalë.  Po Besa-a-a-a ime, e mira e mamit ku është u dëgjua zëri i lodhur i nënës së saj mbështetur në krahët e varura të të shoqit që dukej si në gjendje të fikti gati për të rënë nga trauma për të bijën…

Vazhdon…

3 Shkurt, 2021

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi! Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Kozeta Zylo: Në përkujtim të Inxh. Xhaferr Agaraj, ish i burgosur politik i Spaçit Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika Kozeta Zylo: Në tre Vjetorin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York Kozeta Zylo: Ëndrra e dhjetoristëve - "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"... Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë Kozeta Zylo: Falja e kokës së gjelit nga Presidentët në Shtepinë e Bardhë Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumire Nuri Dragoi Kozeta Zylo: Saranda, Dea dhe Joni Kozeta Zylo: Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19 Kozeta Zylo: Lamtumirë koleg dhe gazetar i shquar Sulejman Gashi Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY do të fillojë në online vitin akademik mësimor 2020-2021 Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive Kozeta Zylo: Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora