Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit
E shtune, 06.02.2021, 10:21 PM
Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me
trishtim e morëm lajmin e ndarjes nga kjo botë të shqiptarit ortodoks në
Maqedoni Prof.Dr.Bradislav Sinadinovski.
Prof.Dr.Sinadinovski është nje figure e ndritur e shqiptarëve në
Maqedoni. Ai guxoi të deklarojë
publikisht se është nga Reka e Epërme dhe ortodoks shqiptar të mohuar deri tani
nga qeveritë e mbrapshta të Jugosllavisë si dhe në Maqedoni.
Unë
kam patur fatin ta takojë në promovimin e librave "Shqiptarët ortodoksë në
Maqedoni" me autor Prof.Dr.Branislav Sinadinovski dhe libri tjetër
"Rilindësit shqiptarë" me autore znj.Gordana Sinadinovski.
Promovimi
u organizua në prill të vitit 2015-të nga shoqata "Dibra" me kryetar
z.Musa Paçuku në restorantin Orion Palace në Brooklyn.
Çdo
libër i vërtetë dhe me vlera që i shërben Kombit dhe njerëzimit e mirëpres me
kënaqësi të veçantë, për rrjedhojë kur dëgjova se do të vinte direkt autori i
librit "Ortodoksit shqiptarë në Maqedoni" Prof.Dr.Sinadinovski pata
një padurim për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të dëgjoja zërin e autorit
që në deje i vlon gjak shqiptari. Pata
një padurim të dëgjoja deklarimin e 70 mijë ortodoksëve në Maqedoni që për herë
të parë dëshmuan se janë me gjak shqiptari.
Pikërisht gjashtë vite më parë miliona shqiptarëve në gjithë rruzullin
tokësor që mjerisht akoma nuk dihet me statistika të sakta numri i tyre, ngase
qeveritë s'janë marrë asnjëherë seriozisht me regjistrimin e të ikurve nga
Mëmëdheu si pasojë e politikave të mbrapshta, iu bashkangjitën dhe 70 mijë
shqiptarë.
Biri
i Ilirides Prof.Dr.Branislav Sinadinovski zbuloi rrënjët e tij dhe deklaroi
publikisht se është shqiptar çka të kujton shkrimtarin amerikan Ralph Ellison
në "Invisible Man" i cili shprehet: “When I discover who I am, I’ll
be free.”, që përkthehet: “Kur unë të zbuloj kush jam, unë do të jem i lire”. Këtë pashë dhe dëgjova nga afër se autori i
librit Prof.Dr.Sinadinovski ndihej krenar që ishte shqiptar, ndihej krenar që
deklaroi publikisht dhe pas këtij zbulimi ai ishte i LIRË!
Ka
qene emocionuese kur kantauturi i mirënjohur dibran z.Haxhi Maqellara lexoi
përshëndetjen ardhur enkas për këtë ditë nga z.Naser Pajaziti i cili shkruante:
"Për herë të parë me profesor Sinadinovskin u ballafaqova duke e ndjekur
në një televizion në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë me
argumente dhe gjuhën diplomatike mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili
kishte marrë detyrën për të determinuar misionin e ndriçimit të së vërtetës të
shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni".
Dihet
se pas luftës së dytë botërore qeveria maqedonase hartoi plane sekrete ogurzeza
për veprimtari çkombtarizuese te shqiptareve që të rrisin qëllimisht numrin e
vetë statistikor dhe të dominojnë në qeveri".
Ne
i shprehim ngushellimet tona familjes dhe bashkeshortes se tij fisnike
znj.Gordana Sinadiinovski autore e librit “Rilindësit shqiptarë". Fjala e saj në promovim u mirëprit me
duartrokitje kur tha se: Unë u rrita në shtëpinë e bashkëshortit tim me këtë
frymë shqiptare dhe për këtë shkruajta për Rilindësit shqiptarë që kanë bërë një
punë të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit shqiptar, për gjuhën dhe
kulturën shqiptare. Prof.Sinadinovski
ishte një misionar i vërtetë i çëshjtes ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni,
ku duan të na asimilojnë, zhdukin rrënjët e të parëve tanë.
Autori
tha se librin e parë të tij e ka botuar rreth Josif Bagerit nga Reka e Epërme e
Dibrës. Unë gjeta frymëzimin tek ky
Rilindas i shquar kombëtar, shkrimtar, poet, gazetar publicist dhe mbi të
gjitha një burrë i rrallë i dijes dhe kulturës shqiptare.
Prof.Dr.Sinadinovski
është një shkrimtar hero I ditëve tona, është burim frymëzimi për brezat. Ai tërë jetën e tij ka pasur kërcënime te
ndryshme deri me marrjen e jetës nga qarqet shoviniste maqedonase si dhe nga
kisha maqedonase, por ai tha se kurrë nuk do të ndalej për çështjen e
shqiptarëve, identifikimin e tyre si shqiptar, ngase në gjakun tim kam qenë,
jam dhe do të mbetem shqiptar.
Lamtumire
Prof.Dr.Sinadinovski, dishepulli I Rilindasit tëmadh Josif Bagerit!
Drite
paçi në Parajsë atje ku e ka vendin ky soj shqiptarësh!
5 shkurt, 2021
Staten Island, New York