E shtune, 27.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Mollë Gjylja e nënës

E merkure, 30.12.2020, 09:27 AM


Neki Lulaj

MOLLË GJYLJA E NËNËS

Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur

Nxori nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.

Me dorën  saj thatanake

Gishtërinjtë i dridheshin nga  pleqëria

E molla lëshonte aromë  malli të lumtur.

E dorën tjetër lidhur rreth qafës

Nga buzët e thara i belbëzon fjala.

Biro, udhët e mërgimit janë të gjata,

Por pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri

Është i ëmbël  se këtu të pret vatra..

E një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe

Portat e dritareve ju errësuan

Nga malli   dashuria e vetmia.

Edhe qielli u zhgreh në shi  në pullaze

Në shoqëri me lotët e nënës  zemërshkëndija…

Eh, malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra

Kjo mollë e shartuar nga  baba

Për ty, për nipër e mbesa

Gëzohen edhe muret gurët e pragjet.

Kthehuni  te shtëpia

Që të gëlojë me gëzime të gjata!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora