Speciale » Alia
Lutfi Alia: Dy flamujt e shqiptarëve
E merkure, 02.12.2020, 07:21 PM
DY FLAMUJT E SHQIPTARËVE
Nga
Lutfi ALIA
Siena
është një qytet i vogël në Toskana të Italisë, një qytet me zanafillë në agimet
etruske, me histori shumë shekullore, qytet i shquar për vlerat kulturore,
artistike, arsimore, muzikore, etnografike dhe me jetë sociale dhe intelektuale
tepër aktive. Ne Sienen e vogël janë dy universitete dhe akademia e muzikës.
Siena
është qytet hirosh, harmonioz, mikëpritës, miqësor, festoz, misterioz dhe
mitik,është qytet profan dhe i shenjtënë të njëjtën kohë, është qytet me
traditë të lashtëorganizimi me kontrada, që ende funksionojnëme statute e
rregullore autonome, me flamurin dhe hymnin e vet sejcila prej tyre.
Në
qendër të qytetit është sheshi “il Campo”, altari i kultit senez, i qytetërimit,
i historisë seneze, i shpirtit luftarak, i fitoreve dhe i humbjeve, i gëzimeve
dhe i hidhërimeve; sheshi i nostalgjisë dhe i krenarisë seneze; sheshi
madhështor ku zhvillohet “Il Palio”, gara e famëshme kalorsiake, e vetmia garë
në botë, që zgjat me tre xhiro në pesë minuta dhe ku paguajnë fitimtarët.
Të
shkruash për Sienën është ndërmarrje e vështirë, është iluzion, sepse sa më
shumë ta njohish e të gërmosh në jetën e brendëshme dhe në sekretet e Sienës,
aq më shumë zbulon vlera dhe mistere. Prej 28 vitesh që jetoj në Siena,në këtë
realitet të bukurqytetar, shoqëror, historik dhe kulturor, kam mundur të
zbuloj, se ky qytet fisnik e mikëpritës, përmban dhe një pjesë t? historisë e
të kulturës shqiptare, një thesar të vertetë me vlera historike. Krahas pranisë
së kaherëshme të shqiptarëve, në komunën e Sienës dhe në komunat e tjeratë
Provicnës, jetojnë mbi 3000 shqiptarë, banorë të rinj, të ardhur nga vera e
vitit 1991 dhe në vazhdim, nje komuniteti integruar denjësisht në jetën seneze.
Ndonëse shqiptarët përbëjnë numerin më të madh tëekstrakomintarëve në Provincën
e Sienës, mbetet ende komuniteti më i pa organizuar, në ndryshim nga komunitet
shqiptare në rajonet e tjera të Italisë, si ata të Romës, Milanos, Torinos,
Breshias, Bolonjës, Udines, Firences, Pulias, Napolit etj, të cilët kanë
themeluarshoqata dhe fondacione, me aktivitete dhe konferencakultrore, me hapje
shkollash në gjuhën shqipe për fëmijët, me organizmin eaktiviteteve artistike
dhe sportive, me organizim manifestimesh për kremtimin e ngjarjeve kulminante
të historisë tonë kombëtare, si për festat e Pavaresise dhe të çlirimit etj.
Në
Siena shqiptarët jetojnë sejcili me vehte. Nje nder aktivitetet e quajtura
shoqërore është takimi ne klubet e shqiptarëve, por dhe këto me diferencime,
pasi njerinnuk e frekuentojnë, sepse pronaret që e kanë këtë bar, nuk pranojnë
të flitet në shqip, një tjetër në qendë ka çmime për turistet, kështu
preferojnë barine Benjaminit dhe barin e Mirkos. Më shpesh këto bare
freuentohen të shtunave dhe të djelave. Njëtë shtune paradite, bashkë me
Ruzhdiun shkuam të pijme kafè te bari i Mirkos. Kur arrijtëm gjetëm Arianin,
Ilirin dheLeon, që po pinin nga një birrëdhe po diskutonin me pasion për
ndeshjet e kampionatit të futbollit që zhvilloheshin të djelën. Në nje tavolinë
tjetër ishte një grup zhurmëmadh, që më shumë grindeshin, se sa diskutonin për
politikën shqiptare dhe me tej kosovari Ramadan trup madh e fjalpak, anadaj e
therrasin Rambo. Ai ishte me dy kolegët e punës.
Me
që unë dhe Ruzhdiu nuk jemi tifoza dhe nuk i pëlqejmë debatet politike, u ulëm
në një tavolinë veçan, ku na shërbeu kafete Enkelejda bashkëshortja e Mirkos.
Ndërkohë, me telefonoi Çim Kalia, i cili më pyeti ku ndodhesha, se donte të
vinte të më takonte me një mikun tim të vjetër, që kishte ardhur nga Elbasani.
Nuk më tregoi kush ishte, donte të ma bente surprizë. Pas një gjysëm ore erdhi
Çimi, ishe me Engjell Suvarinë, miku i rinisë, i mirënjohur nga të gjithe si
arbitri më simpatik, korrekt dhe paanshëm në drejtimin e ndeshjeve të
futbollit. U përshendetëm me mall dhe filluam bisedën duke kujtuar vitet e
shkuara. Kaq u desh dhe të gjithë erdhën e u mblodhën rreth tavolinës tonë.
Filluan pyetjet pa mbarim, Arjani e ngacmonte duke insistuar se nuk ka refer të
paanshëm, Leo përkundrazi i bënte komplimmenta, duke i kujtuar, kur kishte
arbitruar ndeshjen Besa e Kavajës kundër Partizanit, që kishte fituar Besa dy
me zero. Kështu me rrëfime dhe humor, biseda u ndez këndshëm dhe tepër
miqësore. Engjëlli u integrua ne bisedat dhe me qetësi e mirësi iu përgjigjej
pytjeve të shumta, shpesh të shoqëruara me rrëfenja të lidhur me ndeshjet. Kur
e pyeti Iliri në se kishte arbitruar ndonjë ndeshje ndërkombëtare, Engjëlli
tregoi se ishte ndër të parët shqiptarë arbitër i FIFA-s dhe se fillimisht
ishte aktivizuar si anësor në disa ndeshje me arbitrin italian Pierluixhi
Kolina, me të cilin kishte ruajtur raporte miqësie dhe vazhdimisht shkëmbenin
letra, ndërsa në vitin 1987 kishte drejtuar ndeshjen ekupës të kampioneve në
Zvicër. Ishte ndeshja për kualifikimin për çerek finalet, mes kampionessë
Zvicrës “Neutchâtel Xamax” dhe Real Madridit.Kur dëgjuan për Real Madridin, të
gjithë i kërkuan të tregonte për këtëndeshje. Engjelli tregoi se kjo ishte
ndeshja, që u fitua 2 : 0 nga skuadra zvicerane, ndërsa në ndeshjen e kthimit,
fitoi Real Madridi 3 : 0, që u kualifikua, madje fitoi dhe ndeshjet e tjera,
doli në finale dhe fitoi kupën e kampioneve për sezonin 1986 – 1987.
Ne
vazhdim Engjelli tregoi se para se te nisesh për në Zvicër, kishte shkuar ne
ndermarrjen Artsistike “Migjeni” ku kishte blerë tre flamuj nga ato qe vendosen
ne tavoline dhe një bucelëme shqiponjën të gdhendur ne njeren anë dhe
keshtjella e Krujes ne anen tjeter. Keto dhurata simbolike do t’ua dhuronte dy
anësorëve njeri skocez e tjetri austriak, ndërsa bucelën me flamurin do t’ia
dhuronte vëzhguesit të FIFA-s.
-
U sistemova në hotelin “Le Cafè de l’Aubier” në qendër të qytetit, i cili
shtrihej buzë liqenit Neutchâtel,- tregoi Engjelli. Në darkë, kur u takova me
dy anesorët dhe ato në të njejtin hotel, ua dhurova flamujt, por dhe ata kishin
përgatitur dhurata simbolike me punime artistike të vendeve te tyre. Te dielën
paradite i vendosa mbi tavolinë flamurin dhe bucelën të mbeshtjella me një
celofan transparent dhe dola të bëja një shetitje në qytet, ku mbreteronte një
pasterti dhe rregull mahnitës. Kalova para shatrivanit të bukur Neuburg dhe
vizitova muzeun etnografik. Një mrekulli e vërtetë. U ktheva në hotel dhe pasi
hengra drekën u ngjita në dhomë. Por çfarë të shihja !!!! Mungonte flamuri dhe
mbi tavolinë ishte një letër me një shënim në gjermanisht, që nuk e kuptova,
por në fund ishte shkruar fjala Vlora. Nuk po kuptoja ç’hynte Vlora ?? I nevrikosur zbrita të sporteli dhe iu
drejtova punonjësit të recepsionit, i fola në italisht, por ai ngriti supet dhe
bëri shenjë me dorë, se nuk kuptonte çfarë i thoja, në fakt unë e kish ngritur
shumë zërin, duke i thënë se kishin vjedhur flamurin e vendit tim (furto,
bandiera del mio paese) dhe ia përsërita disa herë. Ndërkohë i drejtova letrën,
që kisha gjetur mbi tavolinë e lexoi, buzqeshi dhe pasi më tha vetëm Ok, mori
telefonin dhe foli me dikë. Pas bisedës së shkurtër më bëri shenjë të ulesha ne
poltornën e hollit. Kështu ndejta rreth gjysëm orënë pritje, kur hyri një grua
e re, e cila erdhi drejt meje e më përshendeti në shqip:
-
Tung zotni, unë jam Vlora, jam prej Kosove, nga Prizreni. Punoj pastruese në
hotel. Të kam lanë një letër, për me të tregu se flamurin e Shqypnisë e mora
unë, pasi na jena të deshiruem me pas këtë flamur në shtëpi.Besoj se nuk je
zemëruar me mue, - me foli me perzemërsi dhe me ndrojtje.
I
befasuar, por dhe i çliruar nga inati që më kishte pushtuar, u ngrita në këmbë,
i dhashë dorën dhe i thashë.
-
Jo mos burrneshë, nuk jam zemëruar me ty, por me që nuk e kuptoj gjermanishten,
nuk po kuptoja pse ishte çdukur flamuri. Mbajeni e më gëzon, që ky flaamur do
të vendoset në shtëpinë e një familje patriotësh kosovar.
-
Me mue është dhe burri dhe ai dëshiron me të takue e me të përshendet, a ta
therras? – me pyeti me ndrojtje.
-
Të vij, pse jo, shko e sille ta takoj - i thashë.
Erdhi
dhe i shoqi, quhej Frederik, punonte infermjer në spitalin e qytetit. Ishte
burrë i qeshur e hokatar.
-
Une po prisja ta denoncoje Vlorën për hajne e të shpetoja ca kohë prej
pushtetit te saj, por jam burrë pa fat, se zotnia e juaj e fali, ani i dhuroi
dhe flamurin, - tha Frederiku duke qeshur.
Pas
kësaj bisede miqësore, u ndamë paqësisht. Unë u ngjita në dhomë të pushoja pak
para ndeshjes, ndërsa Vlora dhe Frederiku ikën me kerkesat insistuese, që pas
ndeshjes të shkoja për darkë në shtëpinë e tyre.
Pasi
përfundoi këtë rrëfenjë të bukur, Ariani tërë kureshtje e pyeti Engjellin?
-
Ajo zonja Vlora pse e shkruajti letrën në gjermanisht, kur mund ta shkruante në
shqip?
-
Nuk ka asnjë enigmë në këtë ngjarje, është shumë me thjeshtë sa dyshohet. Ajo
punonte me një kolege, qëfliste gjermanisht dhe për të mos krijuar
keqinterpetime e shkruajti në gjermanisht dhe ia tregoi përmbajtjen e letrës,
që të mos e trajtonte si vjedhje e flamurit, problemi isha unë që nuk dija
gjermanisht e nuk kuptoja çfarë ishte ky mesazh, - spjegoi Engjelli.
Ndërkohë
që po diskutonim a veproi mirë, apo veproi keq Vlora, Rambo kosovari u ngrit e
shkoi të makina e tij dhe pas pak u kthye me një kuti kartoni, që ia dha
Engjellit dhe i tha:
-
Asht një dhuratë e vogël prej meje, prej Vlorës dhe Frederikut.
E
hapi kutinë dhe brenda ishte flamuri i Republikës së Kosovës dhe u ngrit në
këmbë dhe e përqafoj Rambo kosovarin dhe në të gjithë e përgëzuan për këtë
veprim fisnikërie e repsekti.
-
Zotni Engjell, Vlora që të mori flamurin asht kushërina ime, asht vajza e axhës
tim, e unë po ta kthej respektin tand, duke të dhurue flamurin e Kosovës tonë.
Ne
shqiptarët kemi dy flamuj – thanë njëzëri Engjelli dhe Ramadani.