E marte, 19.03.2024, 02:26 AM (GMT)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Botohet “Qasje Artit Poetik” të Aristotelit, me shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha

E merkure, 04.11.2020, 07:43 PM


Qasje Artit Poetik nga Aristoteli, shqipërimi i ri

Botohet “Qasje Artit Poetik” të Aristotelit, me shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha

Nga Elvi Sidheri

Porsa pa dritën e botimit një shqipërim me vlera madhore për letërsinë dhe përkthimet në gjuhën shqipe, që sjell në gjuhën tonë Poetikën e Aristotelit, (me titull në shqip “Qasje Artit Poetik”), këtë vepër që i ka qëndruar shekujve dhe mijëvjeçarëve, duke u marrë gjithmonë si shembull dhe pikënisje nga breza të panumërt dhe duke përbërë sakaq njërën nga shtyllat e kulturës letrare perëndimore, nga lashtësia gjer në ditët tona.

Ky shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha, i ofron lexuesit shqiptar sprovën mjeshtërore që Aristotelit i fal përshtatjen më burimore në gjuhën tonë, dhe duke pasur fatin të jem pjesë e kësaj pune të jashtëzakonshme letrare, si redaktor i kësaj vepre të botuar nga Argeta LMG, do të paraqes më poshtë fjalën time përmbledhëse kushtuar kësaj vepre:

“Pas një leximi plot ëndje dhe vëmendje, në çastin që e mbarova përkthimin e Qasje artit poetik të Aristotelit nga Anton Nikë Berisha, disa mendime m’u përvijuan vetvetiu në mendje.

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër.

Kjo më pëlqeu edhe më shumë, duke qenë një veçori e përkthimit të tij, që duke e sjellë sa më kuptueshëm në shqip, 2300 vite pas shkrimit të kësaj vepre, ai ka ruajtur gjithsesi frymën burimore, tiparet dhe formën e vetë Aristotelit, sepse përndryshe vepra do të ishte padyshim e përçudnuar (si ndodh shpesh në përkthimin e klasikëve të lashtësisë), duke humbur përmbajtjen dhe tingullin e saj të mirëfilltë.

Është këndshëm kur vepra ndihet e lashtë, edhe kur e lexon në 2020, po sërish është e kuptueshme, e kjo është merita e veçantë e këtij përkthimi.

Qasje artit poetik rrjedhimisht do të përbëjë ndoshta një pikënisje, një udhëzim për përkthyes të tjerë, që duan të lëvrojnë letërsinë antike”.

Qasje Artit Poetik nga Aristoteli, me shqipërim të profesor Anton Nikë Berisha



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Elvi Sidheri: Dy Pjetër Bogdanët e mesjetës së arbërorëve dhe bullgarëve Elvi Sidheri: Familja Radovani dhe krerët shqiptarë të Kishës Katolike në Bullgarinë mesjetare Elvi Sidheri: Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX Elvi Sidheri: E vërteta e munguar e vrasjes e mitropolitit të Korçës, Foti Kalpidis në vitin 1906 Elvi Sidheri: Intervistë me Entela Binjakun Elvi Sidheri: Intervistë me artistin Zoran Kardula Elvi Sidheri: Intervistë me gazetarin sportiv dhe shkrimtarin spanjoll José Manuel Puertas García Elvi Sidheri: Komitët e harruar shqiptarë të luftës për Maqedoninë Elvi Sidheri: “Jehu i Përjetësisë”, ose përçimi i trashëgimisë më thelbësore të veprës dhe jetës së At Zef Pllumit Elvi Sidheri: Rrush e dhelpra (metaforike e jo vetëm) Elvi Sidheri: Vlora, dikur qendër e hebraizmit në Mesdhe Elvi Sidheri: Aleksandër Molosi, njeriu që ngjizi madhështinë e Epirit të lashtë Elvi Sidheri: Memento për një kolos Elvi Sidheri: Rrota e Ujit, një shtjellim i rrallë i të kaluarës kosovare Elvi Sidheri: Princesha Iliro-Maqedonase Cynane, Amazona e vërtetë Elvi Sidheri: Një Golgotë për t’u lexuar, në frymë Krishtlindjesh në diktaturë Elvi Sidheri: Kur libri shndërrohet në pasion jetësor Elvi Sidheri: E vërteta për “Fitoren e Pirros”, përtej mitit përçmues romak Elvi Sidheri: Ndjesia e pështirë e inferioritetit kulturor ndaj sllavëve Elvi Sidheri: Kemi harruar vallë të shkruajmë me dorë?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora