E enjte, 22.10.2020, 04:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Kapiti: Mëkatarja Europë dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek

E marte, 13.10.2020, 08:47 PM


Mëkatarja Europë  dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek

Nga Skënder Sadri KAPITI

Jo vetëm historia shqiptare, por gjithë historia ballkanike dhe europiane duhet rishkruar. Historia serbe, greke dhe deri e gjithe historia europiane duhet rishikuar e shkruar sepse ato nuk janë histori të vërteta, por janë histori të shkruara si kanë dashur interesat europiane, greke, serbe e sllave.

Sidomos në lidhje me historinë shqiptare dhe të shqiptarëve janë bërë gënjeshtra, mashtrime, spekullime e deri edhe vjedhje dhe përvetsime të mëdha karshi historisë e trojeve shqiptare.

Tani, sidomos pas regjimit komunist shkenca dhe shkenctarët shqiptarë janë vënë në lëvizje dhe me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm shkencor dhe akadamik po mundohen që të sjellin të vërtetat e mëdha të historisë së shkuar të shqiptarëve, si dhe të kultivojnë krenarinë e së shkuarës së shqiptarëve por që është shumë e vështirë që këto të kenë efekt te të huajt europianë të cilët janë po vetë ata që krijuan , mbështetën dhe ndërtuan Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë mbi trojet shqiptare, pasi trillimet dhe gënjeshtrat sllave e greke tashmë ia kanë arritur qëllimit që ata edhe e kanë mashtruar si edhe e kanë gënjyer edhe Europën.

Dhe si rezultat i gënjeshtrave por edhe të genocidit të ushtruar e të justifikuar me gënjeshtra dhe të pranuara nga europianët, ata ia kanë arritur që si fqinjë të shqiptarëve kanë pastruar dhe deshqiptarizuar mijra e dhjetra  mijra kilometra katrorë troje shqiptare, kanë arritur që Ilirikun ta asimilojnë si në Veri, Jug dhe në Lindje.

Perveç njohjes , e çfarë rëndësie ka që të mburremi pse të parët tanë kanë nxjerrë perandorë, papë  e shenjtorë, kryeministra e vezirë të cilët u kanë shërbyer Romës, Bizantit, Stambollit, Pavarësisë së Greqisë, Napolit, Venedikut apo edhe Vatikanit?!

Ilirët ishin më shumë si popull dhe si territor se sa Roma, mirëpo Roma i pushtoi, i  persekutoi dhe i shperndau si skllever, dhe më pastaj  dyndjet dhe ardhacakët sllavë, sllovene, boshnjakë ,kroatë , malazez, bullgar  e serbë i sllavizuan dhe asimiluan ilirët dhe Ilirikun Verior dhe atë Lindor.

Ndërsa Bizanti i mirëpriti sllavet dhe madje u fali atyre  tokat arbërore duke iu falur dhe dhuruar edhe alfabetin qirilik që ata të kultivonin fenë oretodokse , kulturën, traditat  dhe gjuhët sllave, dhe ndërsa shqiptarët ata që shpëtuan asimilimit mbetën pa kishë, pa alfabet dhe pa gjuhë e kulturë të shkruar,pa mbretëri e pa dinasti por të shpërndarë e të përçarë në krahinizma duke i shërbyer herë latinit napolitian e venedikas, herë anzhuinëve dhe herë bizantinëve, e carëve serbë e bullgarë.

Dhe kështu e gjeti Ilirikun dhe shqiptarët edhe osmanllia e cila e sundoi Ballkanin për 500 vite. Europa nuk i mbrojti shqiptarët as nga Car Dushani, as nga bullgarët  dhe as nga osmanllia, por shqiptarët mbetëm të vetëm dhe të braktisur gjithmonë nga Europa.

Por shumë më keq e pësuan shqiptarët në fund dhe pas rënies së Perandorisë osmane, ku egërsia barbare mesjetare sllavo-serbe u rikthye në formën më barbare e më genocidiale të paparë që prej kohrave të kryqzatave mesjetare.

Europa imperialisto-kolonialiste me trojet dhe me popullin shqiptar bëri pazare e tregti për interesat e veta kolonialiste dhe imperialiste. Ajo ndërmori luftën kundër dhe për asgjësimin e Perandorisë Osmane me qëllim për të krijuar shtetet satelite te saj si Greqinë, shtetet e mëdha sllave ortodokse: Serbin e Malin e Zi si dhe për t’ia rrëmbyer Turqisë vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme.

Në këtë aventurë imperialiste të Fuqive të Mëdha të Europës vetëm kombi shqiptar mbeti jo vetëm i braktisur dhe  i pa mbështetur por u bë pre e interesave imperialiste perandorake të Rusisë sllave, të Britanisë, Francës dhe Italisë.

Europa vetëm kur e pa se tashmë kërcënimi i vinte nga Rusia atëhere ajo në tavolinë me shumë zor u detyrua për të formuar një shtet shqiptar vertikal për të mos lejuar daljen në Adriatrik të Serbisë, pasi pas saj ishin synimet imperialiste antieuropiane  të Rusisë.

Edhe Italia nuk ishte më pak antishqiptare se sa sllavët dhe grekët, edhe ajo donte privilegjet romake, donte Shqipërinë perendimore dhe atë të mesme të Venedikut e të Napolit, dhe kju u duk në vitin 1915 në marrëveshgen e fshehtë të Londrës për coptimin edhe të Shqipërisë londineze.

Dhe pyesim se çfarë shpërblimi e mirënjohje morën shqiptarët prej Europës?!

Pse nuk ndërtuan perandori, as mbretëri e as dinasti, as Kishë dhe as alfabet  ilirët dhe as arbërit por ndërtoi Roma e Bizanti, Car Dushani e car bullgari si më vonë edhe u ngrit  Perandoria Osmane mbi Ballkan dhe mbi trojet iliri-dardano-shqiptare te tij?!

Shkenctarë dhe studiues, shkrimtarë e opinionistë shqiptarë disa prej të cilëve po i përmënd si: Aristidh Kola, Eshref Ymeri, Bedri Tahiri, Vilhelme Haxhiraj, Rrustem Berisha, Aurel Dasareti, Pirro Prifti, Eleni Kocaqi,Fahri Xharra, Fahri Dahri, Resmi Osmani, Xhevahir Cirongu,Elvi Sidheri, Marin Mema  etj., me punë e përkushtim të madh intelektual, patriotik e kombëtar po nxjerrin në dritë dëshmi për historinë kombëtare shqiptare, për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe trojeve të tyre, për autoktoninë dhe vazhdimësinë  iliro-shqiptare të Iliriko-Ballkanit,  si dhe po argumentojnë e vertetojnë  me fakte pikerisht ato që kanë thënë në studimet e tyre edhe albanologë e shkencëtarë europianë, dhe kjo  do të thotë se Europa dhe europianët e kanë  ditur gjithmonë se shqiptarët janë populli më i vjetër.

Dhe a mos vallë tani Europa mos do të  korigjojë atë padrejtësi që  vetë ajo u ka bërë shqiptarëve sado që tashmë disa studiues të mirëfilltë dhe patriotë të vërtetë shqiptarë po e vënë Europën para përgjegjsisë për padrejtësitë e saj në të  shkuarën.

Dhe pyesim se  çfarë do të mundet, dhe a do të dëshironte Europa që të kompensojë shqiptarët për padrejtësitë që ajo u ka bërë atyre në të shkuarën?!

A nuk e shohim se si edhe sot Europa i mban shqiptarët padrejtësisht jashtë BE-së, dhe më shumë përkrahë edhe ata të cilët janë shumë pak ose aspak proeuropianë dhe jo shqiptarët që janë populli  më pro europian në Ballkan?!

Është për t’u përshendetur puna me vlera të jashtëzakonshme dhe me rëndësi kombëtare, intelektuale, akademike dhe shkencore e studiuesve shqiptarë të cilët po sfidojnë idetë, platformt, gënjeshtrat dhe falsifikimet e akademive antishqiptare dhe shoviniste të Serbisë dhe të Greqisë dhe jo vetëm të tyre, por që këta shqiptarë letrarë e shkencorë të mëdhenj,  fatkeqësisht dhe mjerisht ata as nuk mbështeten dhe as nuk financohen nga shteti shqiptar dhe që as  nuk i përmendin madje as emrin  Akademia (Injorante) e Shkencave  e Shqipërisë dhe Kosovës.

A nuk është racizëm i Europës fakti se Shqipëria dhe Kosova nuk janë pranuar antarë të BE-së akoma, dhe jo vetëm kjo, por Shqipërisë nuk i hapen negociatat, dhe shqiptarët e Kosovës janë i vetmi popull europian që nuk i janë liberalizuar vizat dhe nuk lëvizin lirshëm nëpër Europë. Prandaj Europë, je mëkatare dhe u ke borxhe të mëdha shqiptarëve.

Po e mbyll shkrimin  me këto vargje të Fishtës së madh:

Uh! Europë, ti kurva e motit,

Qi i rae mohit besës e Zotit,

Po a ky â shêji i gjytetnís:

Me dá token e Shqypnís

Per me mbajtë klysht e Rusís?

Po ti a kshtû sod na i perligje

Njata burra qi m’ kto brigje

Per tý vehten bâne flije

Kur ti heshtshe prej ligshtije?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora